Author: gazetar_1
iute Group, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, shënoi rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ruajtur gjithashtu një rezultat pozitiv financiar. Deri në fund të muajit Mars, iute kishte 247,383 klientë aktivë. Më shumë se 101 mijë klientë përdornin shërbimet e pagesave, ndërsa rreth 58.5 mijë klientë kishin të paktën një policë aktive sigurimi. “Tremujori i parë i vitit 2026 ishte një tremujor sfidues për grupin iute. Ne vazhduam të balancojmë fitimprurjen me investimet në teknologji, automatizim dhe zgjerim gjeografik, duke forcuar më tej…
Në Ditën Botërore të Familjes, të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se familja shqiptare po kalon një transformim të fortë demografik dhe ekonomik: familje më të vogla, më pak fëmijë dhe gjithnjë e më shumë të moshuar që jetojnë vetëm. Sipas Censusit 2023, në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë të organizuar në rreth 755,950 familje, me një madhësi mesatare prej 3.2 anëtarësh për familje. Krahasuar me dekadat e mëparshme, kjo tregon tkurrje të qartë të familjes tradicionale shqiptare. Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje të ndjeshme të familjeve të vogla dhe individëve që jetojnë vetëm. Rreth 103 mijë persona…
Qeveria ka zbardhur procedurat konkrete për zbatimin e “Paqes Fiskale”, skemës së re që synon t’u japë bizneseve një marrëveshje të posaçme me administratën tatimore, në këmbim të rritjes së deklaruar të fitimit dhe respektimit të disa kushteve të forta ligjore. Udhëzimi i Ministrisë së Financave përcakton mënyrën e aplikimit, kriteret që duhet të plotësojnë subjektet, përfitimet që marrin, por edhe rastet kur marrëveshja prishet dhe biznesi humbet të gjitha lehtësitë fiskale. Sipas udhëzimit, për të hyrë në marrëveshjen e paqes fiskale, biznesi duhet të ketë dorëzuar deklaratat vjetore të tatimit mbi fitimin ose tatimit mbi të ardhurat personale nga…
Ministri i Financave ka nënshkruar udhëzimin për zbatimin e ligjit të shumëdebatuar të “Paqes Fiskale”, duke përcaktuar në detaje procedurat për faljen, fshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore për bizneset dhe individët. Dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare sqaron kategoritë që përfitojnë, kushtet që duhet të plotësohen, afatet e pagesave, si dhe rastet kur subjektet përjashtohen nga skema. Sipas udhëzimit, përfitues do të jenë tatimpaguesit aktivë, pasivë apo të çregjistruar që kanë detyrime ndaj administratës tatimore qendrore, vendore apo doganore. Një nga elementët më të fortë të skemës është fshirja automatike e detyrimeve të vjetra deri në fund…
Qeveria ka vendosur për herë të parë një kufi minimal monetar për kontratat koncesionare dhe partneritetin publik privat. Sipas vendimit të miratuar një ditë më parë, kufiri minimal për koncesionet dhe PPP-të do të jetë 5 mln lekë, një përcaktim që ndikon drejpërdrejt në trajtimin e kontratave koncesionare dhe PPP-ve, për të cilat deri më tani nuk kishte një prag minimal të përcaktuar. Ndërkaq, përveç kufirit për PPP-të, vendimi parashikon edhe ulje të disa pragjeve monetare në procedurat e prokurimit publik, në përputhje me ndryshimet e kursit të këmbimit dhe përafrimin me pragjet e aplikueshme në Bashkimin Europian. Në sektorin…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar ndërprerjen e aktivitetit të subjektit “SORI-AL” në dy ambiente prodhimi dhe përgatitjeje ushqimore, pas dyshimeve për helmimin e disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk dhe rezultateve jokonforme të analizave laboratorike. Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, në kuadër të hetimit janë marrë nëntë mostra ushqimore, që përfshijnë lëndë të para dhe produkte të gatshme. Analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) kanë treguar se tetë prej mostrave rezultuan brenda normave, ndërsa një kampion makarona, i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi jokonform për praninë mbi normë të…
Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një qendër strategjike energjetike në rajon, falë investimeve në ndërlidhjet energjetike, diversifikimit të burimeve të rinovueshme dhe projekteve të reja në sektorin e gazit natyror. Ky ishte mesazhi kryesor i përcjellë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Konferencës së Energjisë të organizuar në Athinë nga Financial Times. Në panelin rajonal ku morën pjesë ministrat e energjisë nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia dhe Gjeorgjia, Karakaçi prezantoi zhvillimet kryesore të Shqipërisë në sektorin energjetik, duke theksuar se vendi ka krijuar një pozicion të favorshëm për shkak të rrjetit të…
Me një fond limit prej 432.3 mln lekësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e sistemit të matjes inteligjente te konsumatorët fundorë, në sistemin e matjes së bilancit të energjisë në kabinat elektrike të tensionit të mesëm dhe të ulët (TM-TU), si dhe integrimin e tyre në platformën e matjes së kompanisë. Procedura është shpallur nga Drejtoria Rajonale e OSSH Durrës dhe parashikon instalimin e matësave inteligjentë në rajonet Durrës dhe Tiranë, në vijim të strategjisë për zëvendësimin e sistemit analog të matjes me teknologji inteligjente. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti përfshin instalimin e 15 paneleve…
Shqipëria mbetet një nga vendet e ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa forcimi i mekanizmave të mbrojtjes financiare dhe zhvillimi i tregut të sigurimeve po konsiderohen gjithnjë e më shumë si domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të vendit. Ky ishte fokusi i forumit ndërkombëtar “Rreziku nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri dhe Sigurimi si një zgjidhje për mbulimin e tyre”, organizuar në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me AON Reinsurance dhe Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë. Në hapje të aktivitetit, Adela Xhemali, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, theksoi rëndësinë e implementimit të praktikave më…
Qeveria ka hedhur në konsultim publik një projektligj që synon të hapë rrugën për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj. Drafti i hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon për herë të parë mundësinë që të huajt të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri, por me kufizime të përcaktuara për sipërfaqen dhe përdorimin e saj. Sipas relacionit shpjegues, ndryshimet lidhen drejtpërdrejt me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila parashikon gradualisht zgjerimin e të drejtave të pronësisë për subjektet e huaja. Aktualisht, ligji shqiptar nuk ua…
