Author: gazetar_1

Interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vijon të njohë rritje, duke reflektuar zgjerimin e turizmit kulturor dhe promovimin e siteve historike të vendit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “gjatë periudhës janar–prill 2026, plot 219.423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore”. Sipas shifrave të publikuara nga Gonxhja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i vizitorëve është rritur me 114%, ndërsa të ardhurat nga biletat dhe shërbimet kanë shënuar një rritje prej 142%. Ndër sitet më të frekuentuara gjatë katërmujorit të parë të vitit renditen Kalaja…

Read More

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë. Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të…

Read More

Në vitin 2025, nga 203.1 milionë familje në të gjithë Bashkimin Evropian, vetëm 47.4 milionë ose 23.4% kishin fëmijë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhej nga çifte me fëmijë (14.7%), ndërsa 5.6% ishin forma të tjera familjare me fëmijë dhe 3% ishin prindër të vetëm me fëmijë. Ndërkohë, 76.6% e familjeve në BE nuk kishin fëmijë. Kategoria më e madhe ishte ajo e personave që jetojnë vetëm, me 37.5% të totalit të familjeve, e ndjekur nga çiftet pa fëmijë me 24.1%. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë gjithashtu një ndryshim të fortë demografik gjatë dekadës së fundit. Nga…

Read More

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) e ka mbyllur vitin 2025 me një rritje të raportimeve për transaksione të dyshimta, më shumë raste të referuara për hetim dhe një intensifikim të mbikëqyrjes ndaj sektorëve që konsiderohen me risk të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Raporti vjetor i institucionit tregon se fokusi kryesor i vitit ka qenë përgatitja për raundin e gjashtë të vlerësimit nga Moneyval, një proces që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në perceptimin ndërkombëtar për sistemin financiar shqiptar dhe mekanizmat kundër pastrimit të parave. Sipas raportit të konsultuar nga ekofin.al, gjatë vitit 2025 janë raportuar 1,759…

Read More

Raporti vjetor 2025 i Agjencisë së Inteligjencës Financiare nxjerr në pah një panoramë të gjerë të mënyrave se si po tentohen të qarkullohen dhe maskohen fondet me origjinë të dyshimtë në ekonominë shqiptare. Sipas AIF, tipologjitë më të evidentuara gjatë vitit lidhen me investime në pasuri të paluajtshme me burime të paqarta fondesh, përdorimin e personave të tretë për kryerjen e transaksioneve, transfertat ndërkombëtare të pajustifikuara, depozitimet cash me origjinë të panjohur, si dhe skema që lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe evazionin fiskal. Sipas raportit, sektori i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, transfertat financiare dhe aktivitetet tregtare vijojnë të…

Read More

Bordi i Transparencës vendosi këtë të martë rritjen e çmimit të naftës me 4 lekë për litër, duke e çuar tavanin e shitjes me pakicë në 201 lekë/litër. Vendimi hyn në fuqi sot, më 13 maj, në orën 18:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Sipas vendimit të publikuar, çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin do të jetë jo më shumë se 189 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka përcaktuar çmimin maksimal të shitjes me pakicë në 187 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë jo më shumë se 175 lekë/litër.…

Read More

Një instrument i ri garancie financiare, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe KfË, pritet të zgjerojë aksesin në financim për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, përmes bashkëpunimit mes Fondit Besa dhe Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim. Marrëveshja synon të sjellë më shumë kredi për sipërmarrjet që kanë potencial zhvillimi, por që shpesh përballen me vështirësi në sigurimin e financimit për shkak të mungesës së kolateralit apo aksesit të kufizuar në kreditim tradicional. Përmes mekanizmit të garancisë, Fondi Besa do të ketë mundësi të financojë segmente të tregut që konsiderohen më të vështira për sistemin tradicional…

Read More

Qeveria miratoi sot vendimin për subvencionimin e naftës për linjat e transportit urban. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një dalje për mediat, konfirmoi lajmin e njoftuar më herët nga ekofin.al se Qeveria mori sot vendimin për të subvencionuar të gjitha shoqatat e transportit publik me 50 lekë për litër naftë, kjo si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. Karakaçi bëri të ditur se kjo masë parashikohet si kompensim për operatorët e transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. “Në mbledhjen e Qeverisë kaluam disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Një akt i rëndësishëm është ai i…

Read More

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave kulinare dhe mundësive turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës. Turespaña, Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) organizuan sot në Tiranë një aktivitet prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur së bashku përfaqësues të medias, operatorë…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në vendimin për pullat fiskale, duke shtuar elementët e sigurisë dhe teknologjinë “Track & Trace”, në një lëvizje që synon forcimin e kontrollit mbi produktet e akcizës, luftën ndaj falsifikimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se amendimet në VKM-në nr. 182 sjellin një gjeneratë të re pullash fiskale, të pajisura me elementë shtesë sigurie, që reduktojnë ndjeshëm mundësinë e falsifikimit. Një nga risitë kryesore është integrimi i teknologjisë “Track & Trace”, e cila do t’u japë autoriteteve tatimore dhe doganore mundësinë…

Read More