Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AIF, evazioni fiskal dhe fshehja e të ardhurave tejkaluan për herë të parë narkotikët në 2025

18:17 - Maj 13, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) e ka mbyllur vitin 2025 me një rritje të raportimeve për transaksione të dyshimta, më shumë raste të referuara për hetim dhe një intensifikim të mbikëqyrjes ndaj sektorëve që konsiderohen me risk të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Raporti vjetor i institucionit tregon se fokusi kryesor i vitit ka qenë përgatitja për raundin e gjashtë të vlerësimit nga Moneyval, një proces që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në perceptimin ndërkombëtar për sistemin financiar shqiptar dhe mekanizmat kundër pastrimit të parave.

Sipas raportit të konsultuar nga ekofin.al, gjatë vitit 2025 janë raportuar 1,759 raste të aktivitetit të dyshimtë (RAD), me një rritje prej rreth 8% krahasuar me vitin 2024. Peshën kryesore të raportimeve vazhdojnë ta mbajnë bankat, noterët dhe shoqëritë e transfertave të parave. Bankat raportuan 750 raste, noterët 486, ndërsa shoqëritë e transfertave 331 raste. Rritja më e fortë është evidentuar tek zyrat e këmbimit valutor, raportimet e të cilave pothuajse janë trefishuar, si dhe tek Drejtoria e Tatimeve dhe institucionet e mikrokredisë.

Raporti evidenton qartë një zhvendosje të fokusit të inteligjencës financiare drejt evazionit fiskal dhe ekonomisë informale. Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është kthyer në një nga institucionet kryesore ku AIF ka referuar raste për hetim administrativ dhe financiar. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dërguar 80 raste pranë Tatimeve, të lidhura me dyshime për evazion fiskal, fshehje të ardhurash dhe shkelje të tjera të legjislacionit tatimor. Në total, AIF referoi 269 raste tek organet ligjzbatuese dhe institucionet kompetente, nga 259 raste një vit më parë.

Një nga treguesit më domethënës të raportit është ndryshimi i profilit të veprave penale të origjinës. Për vitin 2025, dyshimet për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash rezultojnë kategoria me numrin më të lartë të rasteve të identifikuara, me 85 raste, duke kaluar për herë të parë krimet në fushën e narkotikëve, që mbeten në 41 raste. Ky zhvillim sugjeron se institucionet po i kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe përdorimit të strukturave financiare dhe bizneseve për fshehje të të ardhurave dhe shmangie të detyrimeve fiskale.

Në analizën e saj, AIF identifikon si forma kryesore të aktivitetit të dyshimtë investimet në pasuri të paluajtshme me burime të paqarta fondesh, përdorimin e personave të tretë për kryerje transaksionesh, transfertat ndërkombëtare të pajustifikuara, depozitimet cash me origjinë të paqartë, si dhe rritje të dyshimta kapitali në kompani. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me transaksione në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, sektorë që prej vitesh konsiderohen me risk të lartë në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare për pastrimin e parave.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se sistemi shqiptar kundër pastrimit të parave po mbështetet gjithnjë e më shumë tek raportimet e sektorit privat. Rreth 83% e rasteve të referuara kanë si indicie fillestare raportimet e subjekteve raportuese, kryesisht bankave, noterëve dhe institucioneve financiare. Kjo shihet nga AIF si tregues i funksionimit më të mirë të sistemit parandalues dhe rritjes së ndërgjegjësimit të aktorëve financiarë.

Një tjetër element që bie në sy është rritja e ndjeshme e aktivitetit mbikëqyrës. Gjatë vitit 2025 janë realizuar 107 inspektime në terren dhe në distancë, me një rritje prej 53% krahasuar me vitin 2024. Pothuajse gjysma e tyre janë përqendruar tek subjektet me risk të lartë, si bankat, noterët dhe shoqëritë e ndërtimit. Nga këto kontrolle, në 67 raste janë evidentuar shkelje administrative, duke çuar në 27 gjoba dhe 37 paralajmërime. Vlera totale e gjobave arriti në 8.7 milionë lekë.

Raporti nxjerr në pah gjjthashtu se vlera e pasurive të bllokuara përkohësisht ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2025 janë lëshuar 8 urdhra bllokimi me vlerë totale rreth 793 mijë euro, shumë më pak se mbi 10.7 milionë euro të bllokuara gjatë vitit 2024. Megjithatë, eficienca e procedurës mbetet e lartë, pasi 96% e vlerës së bllokuar është sekuestruar më pas me vendim prokurorie ose gjykate.

Në planin strategjik, raporti konfirmon se viti 2025 ka qenë i dominuar nga përgatitjet për vlerësimin e Moneyval, proces që do të testojë jo vetëm kuadrin ligjor, por sidomos efektivitetin real të sistemit shqiptar kundër pastrimit të parave. AIF thekson se janë zhvilluar ushtrime simuluese, trajnime dhe koordinim intensiv ndërinstitucional, me synimin për të përmirësuar performancën e vendit në raport me standardet e FATF dhe Këshillit të Europës. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
Agjencia e Inteligjencës Financiare pastrimi i parave raporti raportimeve rritje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter