Kategoria: pastrimi i parave

Kompanitë guaskë dhe strukturat komplekse korporative rezultojnë mekanizmi më i përhapur i identifikuar nga autoritetet për pastrimin profesional të parave, ndërsa tregtia, asetet virtuale dhe pasuritë e paluajtshme shfaqen gjithashtu mes kanaleve kryesore. Sipas anketimit të FATF, 67% e juridiksioneve që iu përgjigjën pyetësorit identifikuan kompanitë guackë, strukturat me persona të emëruar dhe marrëveshjet komplekse

Rrjetet informale të transferimit të parave po ndryshojnë me shpejtësi, duke kombinuar cash-in tradicional me kriptoasete, platforma fintech, aplikacione të koduara dhe, në disa raste, edhe mjete të automatizuara të bazuara në inteligjencën artificiale. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) e cilëson transformimin dixhital si një nga zhvillimet më të rëndësishme në pastrimin profesional të

Ndërtimi dhe punët publike, hoteleria dhe restorantet, tregtia e automjeteve dhe bizneset e import-eksportit janë mes aktiviteteve ekonomike që FATF veçon si potencialisht më të ekspozuara ndaj përdorimit të bankimit informal dhe skemave profesionale të pastrimit të parave. Në raportin e shtatorit 2026, Task – Forca e Veprimit Financiar (FATF) rekomandon që vlerësimet kombëtare të

Rastet e tregtimit të kokainës në Shqipëri u rritën me gati 27.6% gjatë vitit 2025, ndërsa sasitë e sekuestruara shënuan rënie, një zhvillim që autoritetet e lidhin me ndryshimin e mënyrës së veprimit të rrjeteve kriminale dhe përdorimin e metodave më të fshehta të trafikimit të narkotikëve. Sipas Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër

Lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda gjatë viteve 2026–2030 parashikohet t’i kushtojë Shqipërisë rreth 37.5 miliardë lekë, ose mbi 403 milionë euro. Megjithatë, rreth 3 miliardë lekë të nevojshme për zbatimin e masave nuk kanë ende një burim të siguruar financimi. Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe

Dy shtetase me shtetësi shqiptare dhe kombësi të huaj rezultojnë të kenë investuar miliona euro në vila luksoze dhe vepra arti në Shqipëri, përmes transfertave të lidhura me juridiksione me lehtësira fiskale dhe aktivitete biznesi me risk të lartë. Ky rast përbën një tjetër skemë të dyshuar investimesh me burime fondesh ndërkombëtare. Sipas raportit të

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka evidentuar në raportin e vitit 2025 një tjetër skemë të dyshuar që lidhet me përdorimin e shoqërive të lidhura për qarkullimin e fondeve ndërkombëtare në sektorin e marketingut online, ku 11 kompani të regjistruara në Shqipëri rezultojnë të kenë përfituar transferta me vlerë totale 3,740,000 euro nga vende të ndryshme

Institucionet financiare jobanka do t’i nënshtrohen disa rregullave të ndryshuara që lidhen me aspekte financiare dhe ligjore. Ndryshimet në rregulloren “Për licencimin, ushtrimin e veprimtarisë, revokimin e licencës dhe likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka” sjellin një qasje më të rreptë mbikëqyrëse. Rregullorja ekzistuese, e miratuar