Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

10:29 - Korrik 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

10:29 - Korrik 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda gjatë viteve 2026–2030 parashikohet t’i kushtojë Shqipërisë rreth 37.5 miliardë lekë, ose mbi 403 milionë euro. Megjithatë, rreth 3 miliardë lekë të nevojshme për zbatimin e masave nuk kanë ende një burim të siguruar financimi.

Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030 dhe plani i saj të veprimit, synon të ndryshojë mënyrën e reagimit të institucioneve.

Qasja pritet të kalojë nga ndërhyrja kryesisht pasi krimi ka ndodhur, drejt parandalimit, përdorimit të inteligjencës kriminale, hetimit të pasurisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Strategjia pranon se grupet kriminale me lidhje shqiptare kanë krijuar rrjete të mirëstrukturuara që veprojnë në Evropë dhe më gjerë. Aktiviteti i tyre përfshin trafikimin e narkotikëve, veçanërisht kokainës, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e migrantëve, mashtrimet kibernetike, pastrimin e parave dhe korrupsionin.

Parandalimi i depërtimit në ekonomi dhe administratë

Shtylla e parë e strategjisë është parandalimi. Synimi është të kufizohen kushtet që u mundësojnë grupeve kriminale të rekrutojnë anëtarë, të sigurojnë financime dhe të depërtojnë në ekonominë e ligjshme ose në administratën publike.

Masat përfshijnë ndërgjegjësimin e qytetarëve, mbështetjen e komuniteteve të cenueshme dhe të rinjve në rrezik, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, rritjen e kapaciteteve teknologjike të institucioneve dhe ndërprerjen e burimeve financiare të krimit.

Strategjia parashikon edhe përdorimin e masave administrative për të parandaluar infiltrimin kriminal. Këtu përfshihen kontrollet mbi kompanitë që marrin pjesë në tenderë publikë, kërkojnë licenca, leje ose subvencione, si dhe shkëmbimi i informacionit mbi pronarët realë, detyrimet tatimore, historikun e inspektimeve dhe lidhjet e mundshme me veprimtari kriminale.

Po kësht do të identifikohen komunitetet dhe zonat më të ekspozuara ndaj rekrutimit kriminal, ku parashikohen programe sociale, ekonomike dhe riintegrimi.

Goditja e parave dhe pasurive të krimit

Shtylla e dytë përfshin hetimin dhe ndjekjen penale të narkotikëve, trafikimit të paligjshëm, krimit ekonomik dhe financiar, krimit kibernetik dhe krimit mjedisor.

Strategjia vendos theks të veçantë te hetimi financiar paralel. Kjo nënkupton se, krahas hetimit të veprës penale, institucionet duhet të identifikojnë burimin e parave, mënyrën e transferimit dhe sektorët ku janë investuar fitimet e paligjshme.

Synimi është që të ardhurat kriminale të gjurmohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, ndërsa pasuritë e konfiskuara të përdoren për projekte me interes publik dhe social.

Krimi financiar trajtohet si problem që nuk kufizohet vetëm te pastrimi i parave. Ai përfshin krimet tatimore, keqpërdorimin e kompanive, skemat mashtruese, flukset e paligjshme financiare, kompanitë e krijuara për fshehjen e pronësisë dhe mekanizmat e përdorur për të fshehur pasuritë.

Dokumenti synon gjithashtu rritjen e dënimeve ndaj drejtuesve dhe anëtarëve të strukturave kriminale, përmirësimin e kapaciteteve kriminalistike dhe kapjen më të shpejtë të personave që i fshihen drejtësisë jashtë vendit.

Krimi kibernetik dhe mjedisor mes prioriteteve të reja

Përveç narkotikëve, pastrimit të parave dhe trafikimit, strategjia i kushton një objektiv të posaçëm krimit kibernetik. Institucionet duhet të investojnë në teknologji të përparuar, ekspertë të specializuar dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të hetuar ndërhyrjet në sisteme, vjedhjen e të dhënave, mashtrimet online dhe krimet që kryhen me ndihmën e kriptomonedhave.

Krimi mjedisor përfshihet gjithashtu ndër kërcënimet që kërkojnë struktura më të specializuara. Objektivi është që shkeljet mjedisore të mos trajtohen vetëm si dëmtime administrative, por të shoqërohen me hetime financiare dhe konfiskim të fitimeve të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm.

Strategjia kërkon edhe përmirësimin e shërbimeve kriminalistike, garantimin e cilësisë së provave dhe përdorimin e sistemeve të integruara për menaxhimin e çështjeve.

Bashkëpunim më i shpejtë me institucionet e huaja

Shtylla e tretë është bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar. Qeveria synon të rrisë shkëmbimin e informacionit, operacionet e përbashkëta dhe bashkëpunimin gjyqësor me Europol-in, Eurojust-in, INTERPOL-in dhe strukturat e tjera evropiane.

Një prej objektivave është shkurtimi i kohës për shkëmbimin e informacionit, ekzekutimin e kërkesave për ndihmë juridike, ekstradimin e personave të kërkuar dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore të huaja.

Kjo konsiderohet e nevojshme për shkak se një pjesë e madhe e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare zhvillohet jashtë territorit të vendit, ndërsa paratë dhe pasuritë mund të shpërndahen në disa shtete.

Institucionet vazhdojnë të punojnë me sisteme të fragmentuara

Pavarësisht objektivave, dokumenti pranon se institucionet shqiptare përballen me probleme të rëndësishme që mund të pengojnë zbatimin.

Koordinimi ndërinstitucional është përmirësuar, por vazhdon të jetë i fragmentuar në praktikë.

Dokumenti pranon gjithashtu se kërcënimet kriminale po ndryshojnë më shpejt sesa përgjigjja e institucioneve. Krimi kibernetik, përdorimi kriminal i kriptomonedhave, mashtrimet online dhe krimi mjedisor janë zgjeruar përtej asaj që ishte parashikuar nga strategjia e mëparshme.

Edhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet i ngadaltë për shkak të vonesave në ekstradime dhe në ekzekutimin e letërporosive. Këto vonesa mund ta ulin vlerën e informacionit të marrë dhe t’u japin kohë personave të kërkuar ose pasurive kriminale të zhvendosen./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
gjurnon krimi i organizuar pastrimi i parave strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026

NAREA, analizë për taksën e pronës, 7 përplasje me standardet e BE-së

06:06 - Korrik 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

gazetar_212:12 - Korrik 8, 20260

Leku shqiptar vijon të konsolidojë pozitat ndaj euros, duke shënuar një nga periudhat më të…

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

10:29 - Korrik 8, 2026

NAREA, analizë për taksën e pronës, 7 përplasje me standardet e BE-së

06:06 - Korrik 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:12 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

11:52 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

10:29 - Korrik 8, 2026

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

10:29 - Korrik 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter