Author: gazetar_1
Emërimi i Erion Riçkut në krye të Doganës së Tiranës është një skandal dhe në shkelje flagrante ligjore. Për momentin, nuk është e qartë nëse Riçku ka mashtruar intitucionin apo eprorët e tij kanë mbyllur tërësisht sytë, por faktet tregojnë se ai është caktuar në detyrë, në kushtet e konfliktit të interest. Në 17 Shkurt 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, organizoi një ceremoni të posaçme për emërimin e Riçkut në një prej doganave më të rëndësishme në vend. Sipas kronikave të asaj dite, Beja e cilësoi doganën e Tiranës si “fytyrën e administratës doganore. Mënyra si funksionon dhe si…
Tirana u kthye këtë të martë në një pikë takimi të industrisë izraelite të teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, teksa mbi 40 kompani inovative nga Izraeli morën pjesë në Samitin Shqipëri-Izrael, me fokus forcimin e bashkëpunimit në teknologji, inovacion dhe mbrojtje kibernetike. Eventi solli në kryeqytet përfaqësues të kompanive të avancuara izraelite, në një moment kur Shqipëria po kërkon të forcojë më tej kapacitetet e saj digjitale dhe mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi ardhjen e kompanive izraelite si një lajm shumë të mirë për Shqipërinë, duke theksuar se vendi e ka ndërtuar strategjinë…
Projektligji i ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon një reformë të thellë të industrisë filmike në Shqipëri, duke e zhvendosur fokusin nga modeli tradicional i kinematografisë drejt një ekosistemi të plotë audiovizual që përfshin edhe platformat digjitale, serialet, videolojërat dhe prodhimet për OTT. Dokumenti parashikon krijimin e një kuadri të ri fiskal dhe institucional, me objektiv kthimin e Shqipërisë në një destinacion konkurrues për prodhimet ndërkombëtare filmike dhe audiovizuale. Një nga risitë kryesore të projektligjit është futja për herë të parë në Shqipëri e skemës së “cash rebate”,…
Platforma qeveritare e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi të planifikuar përditësimi teknik, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe rritjen e performancës së sistemit që përdoret çdo ditë nga mijëra qytetarë dhe biznese në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja teknike do të sjellë pezullim të përkohshëm të shërbimeve elektronike, të cilat nuk do të jenë të aksesueshme nga data 15 maj, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00. Gjatë kësaj periudhe tre-ditore, përdoruesit nuk do të mund të hyjnë në platformë dhe as të kryejnë aplikime apo shërbime online që zakonisht ofrohen përmes sistemit. Ky përditësim vjen në kuadër…
Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur garën ndërkombëtare për zhvillimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, pas dështimit të procedurës së parë të prezantuar vitin e kaluar. Ndryshimi kryesor në këtë raund të ri është ulja e përqindjes minimale të sipërfaqes takuese për Korporatën, nga 45% në 35%, në një përpjekje për ta bërë projektin më tërheqës për investitorët privatë. Projekti parashikon “Rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana”, ndërtimin e Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimin e zonës përreth”, përmes një modeli sipërmarrjeje ku Korporata e Investimeve Shqiptare vepron si zhvillues dhe ndërmjetësues mes institucioneve publike dhe partnerit privat. Sipas dokumenteve të…
Rikthimi i shtesës natyrore negative në tremujorin e parë të vitit 2026 sinjalizon se tendenca e plakjes dhe tkurrjes së popullsisë në Shqipëri mbetet e fortë, pavarësisht një rritjeje të lehtë të lindjeve. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të këtij viti u regjistruan 5.146 lindje dhe 5.514 vdekje, duke bërë që vendi të humbasë natyrshëm 368 banorë vetëm nga diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, situata paraqitet disi më e përmirësuar. Lindjet janë rritur me 1%, ndërsa vdekjet kanë rënë me 7,4%, çka…
Migracioni i paligjshëm në Bashkimin Europian ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, por shqiptarët vijojnë të renditen ndër shtetasit më të prekur nga masat e refuzimit të hyrjes dhe kthimit nga vendet e BE-së. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me numër të lartë qytetarësh të refuzuar në kufijtë europianë apo të kthyer pas urdhrave për largim. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë refuzuar në kufijtë e jashtëm të BE-së rreth 12,430 shtetas shqiptarë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Ukrainës për numrin e refuzimeve…
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka nënshkruar një marrëveshje prej 20 milionë euro me Grupin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), në kuadër të Facilitetit të ri për Inovacionin dhe Transformimin e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, me qëllim mbështetjen e SME-ve dhe Mid-Caps shqiptare në përpjekjet e tyre për inovacion, digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër. Marrëveshja u prezantua gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri të Presidentes së Grupit BEI, Nadia Calviño, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë përfitues të kësaj nisme të re rajonale. Ky facilitet financimi do të ofrojë kushte të favorshme kreditimi për bizneset shqiptare që investojnë në inovacion,…
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Për shumë qytetarë, prona nuk shihet vetëm si një vend për të jetuar, por edhe si një mënyrë për të siguruar të ardhura të qëndrueshme përmes qirasë dhe për të rikuperuar gradualisht investimin fillestar. Por cilat janë zonat që ofrojnë kthimin më të mirë të investimit në kryeqytet? Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, zonat periferike të Tiranës po rezultojnë gjithnjë e më të favorshme…
Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO), ishin në fokus të aktivitetit ndërgjegjësues të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike. Në fjalën e tij, Komisioneri Besnik Dervishi e cilësoi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të garancive për të drejtat dhe liritë themelore të individit, duke theksuar se përdorimi i të dhënave…
