Author: gazetar_1
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje financiare të dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. AAPSK ka alokuar gjatë vitit 2025 përmes disa vendime të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar financime me vlerë 104.2 milionë lekë. Kështu, AAPSK ka financuar projektin për rikonstruksionin e sallave të gjykimit dhe ambienteve…
Forcimi i etikës dhe integritetit institucional, auditimi si instrument për menaxhimin e riskut; përafrimi me standardet e Bashkimit Europian; ndikimi i inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave në proceset e auditimit; si dhe roli i auditimit në qeverisjen korporative dhe vendimmarrjen strategjike, ishin temat e diskutimit në konferencën e parë ndërkombëtare për fuqizimin e auditit të brendshëm, zhvilluar në Tiranë. Kjo konferencë u organizua nga Instituti Shqiptar i Audituesve të Brendshëm (IIA Albania) dhe mblodhi mbi 200 pjesëmarrës nga Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Shtetet e Bashkuara, mes tyre drejtues institucionesh publike, përfaqësues të sektorit financiar, ekspertë të auditimit, përfaqësues…
Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht rritja e kapaciteteve prodhuese kryesisht nga impiantet fotovoltaike, ka rritur nevojën për forcimin e linjave të transmetimit, me qëllim përballimin e flukseve, si dhe rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik. Nënstacioni elektrik Elbasani 3 do të shërbejë si një nyjë e rëndësishme në nivelin 400 kV, duke mundësuar shpërndarje më të balancuar të flukseve të energjisë, reduktimin e mbingarkesave në korridoret ekzistuese dhe përmirësimin e stabilitetit të tensionit në sistem. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së…
Në tremujorin e parë të vitit 2026, grupi bankar italian, Intesa Sanpaolo realizoi të ardhura neto prej 2.8 miliardë eurosh, i cili është edhe rezultati më i mirë tremujor në historinë e Grupit (+6% krahasuar me T1 2025). Të ardhurat operative arritën nivel rekord prej 7.2 miliardë eurosh (+5.3% krahasuar me T1 2025), të nxitura nga rritja e balancuar në të ardhurat neto nga interesi, komisionet, aktivitetet e sigurimeve dhe tregtimi financiar. Tarifat dhe komisionet neto regjistruan tremujorin e parë më të mirë ndonjëherë, ndërsa të ardhurat nga sigurimet arritën nivele rekord, me të dyja në rritje prej 3% nga…
Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me kapitullin e 5 të procesit të negociatave, “Prokurimi publik”. Ai ka njoftuar se do të krijohet një kompani tërësisht shtetërore që do të ndihmojë vendin të ecë përpara në procesin e integrimit dhe “detyrave” që duhet të plotësohen nga Shqipëria. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se kompania “Albanian Digital Solutions”, simotër e AKSHI, do të jetë 100 për qind shtetërore dhe do të veprojë ndarazi prej saj. “Procesi do të jetë i gjurmueshëm dhe për këdo që të ketë pretendime do të jetë i mundur kthimi në…
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në prokurimet publike dhe në shkëputjen e ministrive nga proceset e tenderimit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se krijimi dhe funksionimi i OBP-së ka sjellë një “kapërcim të madh” në mënyrën sesi realizohen procedurat e blerjeve publike në vend. “Te kursimet, ka një rol të posaçëm, Operatori i Blerjeve të Përqendruara,” u shpreh Rama. Sipas Kryeministrit, ministritë dhe ministrat nuk kanë më lidhje direkte me tenderat, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e procedurave po transferohen gradualisht drejt…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në fushën e prokurimeve publike dhe në pozicionimin e tryezës së negociatave me BE-në. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me negociatoren për Kapitullin 5: “Prokurimi Publik”, njëkohësisht drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, Rama tha se “janë disa fjali që mund të tingullojnë sikur fliten për Shqipërinë, por në fakt janë fjali të nxjerra nga një raport i detajuar i Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e BE-së lidhur…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për vitin 2026, përmes fondit “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, të financuar nga buxheti i shtetit. Thirrja synon të mbështesë rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, standardizimin, inovacionin dhe rinovimin teknologjik, me fokus nxitjen e eksporteve dhe forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve për tregje më të qëndrueshme. Sipas njoftimit, fondi do të jetë në dispozicion për NMVM-të që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe që përmbushin kriteret e përcaktuara në…
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se treguesi është rikthyer në të njëjtin nivel të janarit, duke mbetur gjithsesi nën pragun 4% dhe në nivele të konsideruara të qëndrueshme për sektorin bankar. Lëvizja e tre muajve të parë të vitit tregon një stabilitet të përgjithshëm të cilësisë së portofolit të kredisë, megjithëse me luhatje të lehta mujore. Në janar 2026, raporti i huave me probleme ishte 3.85%, në shkurt zbriti në 3.8%,…
Vetëm 24 orë pasi publikoi një ulje të çmimeve të karburanteve, Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ndryshim në treg, këtë herë me rritje. Çmimi i karburanteve është rishikuar sërish, duke reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare dhe dinamikat e furnizimit. Një ditë më parë, Bordi kishte njoftuar uljen e çmimit të karburanteve me rreth 3 lekë për litër, vendim që u prit pozitivisht nga konsumatorët dhe bizneset. Megjithatë, në mbledhjen e radhës të zhvilluar sot, është vendosur një rritje me 4 lekë për litër, duke e kthyer sërish trendin në kahun rritës. Sipas vendimit më të fundit, gazoili do…
