Author: gazetar_1

Bateritë janë jetike për përdorimin efikas të energjisë elektrike nga dielli dhe era. Kapacitetet e baterive ndryshojnë ndjeshëm mes vendeve evropiane, ndërsa disa prej tyre planifikojnë zgjerime të mëdha në projektet e tyre të ardhshme. Shumica e vendeve synojnë të diversifikojnë burimet e energjisë dhe të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile. Bateritë janë në qendër të këtij tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme. Ato përcaktojnë sa energji elektrike mund të ruajë një sistem dhe ta furnizojë më pas në rrjetin energjetik. Disa vende kanë vënë tashmë në funksion kapacitete të konsiderueshme baterish vitet e fundit, ndërsa shumë të tjera kanë…

Read More

Rreth 2.8 gigavat kapacitete të reja energjetike pritet t’i shtohen sistemit elektroenergjetik shqiptar në vitet në vijim, teksa projektet po shtohen ndjeshëm, kryesisht në energjinë diellore. Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se vetëm nga projektet që kanë lidhur marrëveshje për lidhje në rrjet dhe që pritet të energjizohen gjatë viteve 2026–2027, kapaciteti arrin në rreth 830 MW. Këtyre u shtohen edhe projektet që kanë nënshkruar marrëveshje apo amendime gjatë vitit 2025, si dhe një numër i konsiderueshëm projektesh që kanë marrë opinion paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit. Nga analiza e projekteve rezulton se zhvillimi i…

Read More

Administrata Tatimore ka vendosur në fokus individët me pasuri të konsiderueshme dhe me risk të lartë fiskal, si pjesë e objektivave të Planit të Rritjes të mbështetur nga Bashkimi Europian. Ky ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Sipas Tatimeve, auditimi i individëve me pasuri të mëdha do të mbështetet jo vetëm tek të dhënat e vetëdeklaruara nga qytetarët, por edhe tek informacionet e siguruara nga palë të treta, duke sinjalizuar një fazë të re të kontrollit fiskal dhe verifikimit…

Read More

Qeveria po përgatit një kuadër të ri rregullator për administrimin e zonave të gjuetisë në Shqipëri, duke përcaktuar procedura të detajuara për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër. Projekti i hedhur për konsultim parashikon standardizimin e konkurrimit publik nga bashkitë, me synimin për të rritur transparencën, kontrollin institucional dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Sipas relacionit shoqërues të projektvendimit, akti vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Gjuetinë”, miratuar në vitin 2025, dhe synon të krijojë një procedurë të unifikuar për përzgjedhjen e subjekteve që do të administrojnë këto zona. Dokumenti argumenton se…

Read More

Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave. Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve. Kredia me Kolateral Fleksibël – Një qasje ndryshe…

Read More

Në një kohë kur adoleshentët ekspozohen gjithnjë e më herët ndaj produkteve me nikotinë, alkoolit, presionit social dhe ndikimeve të pakontrolluara të botës digjitale, ekspertët paralajmërojnë se sfida nuk mund të trajtohet më vetëm me ndalime formale. Gjatë Lifestyle Conference 2026, kjo tematikë u kthye në një nga diskutimet më të rëndësishme të konferencës, duke sjellë në të njëjtën tryezë psikologë, sociologë, ekspertë të shëndetit publik dhe profesionistë të edukimit për të diskutuar mbi mënyrat se si shoqëria mund të mbrojë më mirë brezat e rinj nga sjelljet me risk. Paneli “Psikologjia e të rinjve, duhanpirja dhe reduktimi i dëmit”…

Read More

Bashkimi Europian po shton mbështetjen për pushtetin vendor në Shqipëri, në një moment kur integrimi europian kërkon gjithnjë e më shumë kapacitete administrative dhe financiare nga bashkitë. Projekti “EU4Municipalities II”, i prezantuar këtë të premte, parashikon një financim prej 11 milionë eurosh dhe synon modernizimin e qeverisjes vendore dhe forcimin e aftësisë së bashkive për të përthithur fondet europiane. Programi zbatohet nga GIZ në partneritet me rrjetin e shoqatave të autoriteteve vendore të Europës Juglindore dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive. Ai parashikon investime në infrastrukturë, modernizimin e shërbimeve bashkiake dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, me fokus të veçantë tek përgatitja…

Read More

Bizneset në Shqipëri janë rritur sërish gjatë vitit 2024, me sektorin e tregtisë që vijon të dominojë ekonominë shqiptare, ndërsa turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mbështetëse po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve aktive arriti në 127,634 në vitin 2024, nga 125,736 një vit më parë, ndërsa u hapën 15,521 biznese të reja. Në të njëjtën kohë, edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura u rrit në 975, nga 810 në vitin 2023. Sipas raportit të “Statistikave mbi ngjarjet demografike të ndërmarrjeve 2022-2024”, tregtia me shumicë dhe pakicë vijon të mbajë…

Read More

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje për përballimin e shpenzimeve të karburantit, pasi Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi rritjen e shumës së kompensimit nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Vendimi parashikon rritjen e vlerës së rimbursimit për blerjen e karburanteve për invalidët e punës, me synim lehtësimin e kostove të përditshme për këtë kategori. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi edhe projektin e Statutit të…

Read More

Pas aksidentit tragjik ku një shofer i dehur dhe me shpejtësi u mori jetën dy miturve në Durrës, Partia Socialiste e ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Masat më të ashpra parashikohen për drejtuesit e rinj, ndërsa shoferët e dehur në timon që përsërisin shkeljen rrezikojnë heqjen e patentës përgjithmonë. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Braçe. Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa…

Read More