Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OST, 16 mld lekë investime në rrjetin e shpërndarjes deri në 2027, ERE kërkon rritjen e kapaciteteve

16:18 - Maj 8, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rreth 2.8 gigavat kapacitete të reja energjetike pritet t’i shtohen sistemit elektroenergjetik shqiptar në vitet në vijim, teksa projektet po shtohen ndjeshëm, kryesisht në energjinë diellore.

Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se vetëm nga projektet që kanë lidhur marrëveshje për lidhje në rrjet dhe që pritet të energjizohen gjatë viteve 2026–2027, kapaciteti arrin në rreth 830 MW. Këtyre u shtohen edhe projektet që kanë nënshkruar marrëveshje apo amendime gjatë vitit 2025, si dhe një numër i konsiderueshëm projektesh që kanë marrë opinion paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit.

Nga analiza e projekteve rezulton se zhvillimi i sektorit po dominohet nga energjia diellore. Në listën e projekteve me marrëveshje të nënshkruara apo të amenduara gjatë vitit 2025 përfshihen parqe të mëdha fotovoltaike si Sunny Side Solar Park (122 MW), AKERNI Solar (100 MW), si dhe një seri projektesh me kapacitete nga 20 deri në 60 MW. Ndërkohë, në këtë listë shfaqen edhe projekte të tjera të rëndësishme si Parku Eolik i Spillesw (72.6 MW) dhe TEC Roskovec (170 MW), që mbetet kapaciteti më i madh individual në zhvillim.

Ky zgjerim i shpejtë i kapaciteteve sjell një sfidë të drejtpërdrejtë për rrjetin e transmetimit. Sipas ERE-s kjo do kërkojë një zhvillim më dinamik të rrjetit për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim. Për këtë qëllim OST sh.a. ka planifikuar për periudhën 2025-2027, investime në vlerën rreth 16 mld lekë, ku përfshihen ndërtimi apo rikonstruksioni i nënstacioneve, linja 220 kV dhe 400 kV, linja 110 kV, IT, siguri kibernetike, telekomunikacion, etj. /scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
energjetikë ere gigavat ost projektet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter