Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fibank zgjeron mundësitë e financimit, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

14:24 - Maj 8, 2026 Tregje
View over Tirana, Tirana, Albania
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave.

Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.

Kredia me Kolateral Fleksibël – Një qasje ndryshe për financimin e pronave në ndërtim

Një nga produktet kryesore të prezantuara nga Fibank në konferencën “Vlera e Pronës II” është Kredia me Kolateral Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim. Ndryshe nga praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga klienti.

Në këtë mënyrë, blerësit mund të financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Ky model konsiderohet si një instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar, ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.

Për kompanitë e ndërtimit, avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe ndërtimit.

Për klientët, produkti sjell mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit, duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.

Kredia për të huaj dhe emigrantë – edhe jo rezidentët mund tëmarrin financim në Fibank

Fibank ka krijuar gjithashtu edhe një ofertë specifike për emigrantët dhe shtetasit e huaj që kanë interes për të investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj dhe Emigrantë (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.

Ky produkt u jep mundësi emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në 70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar, ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka të detyrueshëm sigurimin e jetës nga kredimarrësi.

Qasja e re e Fibank vjen në një moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.

Ekofin Media
Ekofin Media
Blerësit emigrantët Fibank financimi kredi prona
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Sekuestrimi i kokainës zbulon lidhjet me Wall Street-in, pasuritë e paluajtshme në Dubai dhe kriptot

14:20 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter