Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet forcojnë kontrollet, auditim për individët me pasuri dhe transaksione të mëdha

15:32 - Maj 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka vendosur në fokus individët me pasuri të konsiderueshme dhe me risk të lartë fiskal, si pjesë e objektivave të Planit të Rritjes të mbështetur nga Bashkimi Europian. Ky ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Sipas Tatimeve, auditimi i individëve me pasuri të mëdha do të mbështetet jo vetëm tek të dhënat e vetëdeklaruara nga qytetarët, por edhe tek informacionet e siguruara nga palë të treta, duke sinjalizuar një fazë të re të kontrollit fiskal dhe verifikimit të burimit të të ardhurave.

Në fokus të kësaj qasjeje do të jenë individë me pasuri të konsiderueshme, prona, investime apo transaksione me vlera të larta, ndërsa administrata synon të krahasojë deklarimet fiskale me informacionet që disponohen nga institucione të tjera, sistemi bankar apo burime të ndryshme të dhënash.

Paralelisht me auditimin e individëve me risk të lartë, Tatimet po punojnë edhe për krijimin e regjistrit të aseteve për 10% të totalit të tatimpaguesve, një instrument që synon të forcojë gjurmueshmërinë e pasurisë dhe analizën e riskut fiskal.

Takimi me Delegacionin e Bashkimit Europian u fokusua tek ecuria e katër objektivave kryesore të Planit të Rritjes në fushën e administrimit tatimor, ku përfshihet edhe rritja e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i reformës lidhet me paraplotësimin e deklaratave të TVSH-së për subjektet e TVSH-së dhe të deklaratës vjetore të të ardhurave personale (DIVA) për individët deklarues. Sipas Tatimeve, kjo synon të reduktojë informalitetin, të lehtësojë procedurat për qytetarët dhe bizneset, si dhe të rrisë përputhshmërinë fiskale.

Në tryezë u diskutua edhe forcimi i strukturave të hetimit tatimor për të luftuar evazionin dhe mashtrimin fiskal, në kuadër të reformave që lidhen me standardet e Bashkimit Europian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
auditim individët kontrolle pasuri tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter