Author: gazetar_1

Mes Ballkanit dhe Greqisë shtrihet Shqipëria, një destinacion që ofron gjithçka që mund të ëndërroni, kulturë dhe histori të pasur, qytete bregdetare magjike me rërë të bardhë, udhëtime malore dhe shumë më tepër, sipas një artikulli të botuar në median izraelite “The Jerusalem Post”. Vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë, falë çmimeve të përballueshme, vijave bregdetare spektakolare dhe qyteteve historike. Kjo tendencë bëhet edhe më e dukshme në një kohë kur mbingarkesa turistike po prek destinacione të mëdha evropiane si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia. Edhe Alpet Shqiptare janë shndërruar në një alternativë të shkëlqyer…

Read More

Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar një tjetër rënie, me Bordin e Transparencës që ka ulur ndjeshëm çmimin tavan të naftës në tregun vendas. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 7 maj 2026, gazoili do të tregtohet me jo më shumë se 196 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 184 lekë/litër në shumicë. Krahasuar me vendimin e mëparshëm, nafta është ulur me 10 lekë për litër, duke zbritur për herë të parë pas shumë kohësh nën nivelin e 200 lekëve. Edhe benzina ka shënuar ulje, ndonëse më të lehtë. Çmimi maksimal në pakicë është vendosur…

Read More

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare do të sjellë rritje të përkohshme të inflacionit në Shqipëri gjatë 2026. Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%. Rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare, e nxitur nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pritet të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit në Shqipëri gjatë vitit 2026, ndërsa ekonomia do të përballet me një ngadalësim vetëm marginal të ritmit të rritjes. Ky ishte mesazhi kryesor i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës…

Read More

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural miratoi kontratën financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për infrastrukturën bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’”. Marrëveshja financiare parashikon një hua prej 50 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e ndërhyrjeve infrastrukturore në Shqipërinë e Veriut. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj i cili prezantoi objektivat dhe komponentët e projektit, bëri të ditur se investimi synon përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve në veri të vendit përmes zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, rritjes së mobilitetit dhe përmirësimit të infrastrukturës publike. “Porta e Alpeve” përfaqëson një investim strategjik që synon krijimin…

Read More

Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të arsimit, me synimin për të sjellë standarde ndërkombëtare në sistemin e vlerësimit dhe certifikimit të nxënësve, studentëve dhe profesionistëve. Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan sot marrëveshjen për transformimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një proces që do të mbështetet nga ekspertiza e University of Cambridge dhe nga teknologjitë digjitale. Qeveria e konsideron këtë marrëveshje si një hap strategjik për rritjen e transparencës, meritokracisë dhe besueshmërisë në sistemin arsimor shqiptar, duke synuar eliminimin e ndërhyrjeve njerëzore në proceset e vlerësimit dhe ofrimin e shërbimeve më…

Read More

Policia Rrugore ka paralajmëruar ashpërsim të monitorimit dhe ndëshkimit të shkeljeve në rrugë, duke kaluar në një fazë të re kontrolli të qarkullimit përmes teknologjisë dhe monitorimit në kohë reale. Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, bëri të ditur se janë marrë masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërsa fokus i veçantë do të jetë evidentimi i sjelljeve agresive dhe shkeljeve me risk të lartë për jetën. Sipas Policisë së Shtetit, janë kalibruar 22 mjete shpejtësimatëse dhe të gjitha strukturat e Policisë Rrugore janë pajisur me dronë,…

Read More

In the race toward a smoke-free future, transformation is not driven by products alone it’s powered by culture, passion, and bold alliances. By partnering with Ducati, a global icon of speed and innovation, Philip Morris International signals a clear ambition: to connect with its consumers where they are. In this conversation, Bryson W. Thornton, Global Communication Director for Smoke-Free Products at Philip Morris International, explores how this long-standing partnership reflects a deeper strategy one that blends consumer passion with the urgent global shift away from cigarettes. Zyn has been linked with premium partnerships such as Ducati, a brand strongly associated…

Read More

Në garën drejt një të ardhmeje pa tym, transformimi nuk udhëhiqet vetëm nga produktet, por nga kultura, pasioni dhe aleancat e guximshme. Duke bashkëpunuar me Ducati, një ikonë globale e shpejtësisë dhe inovacionit, Philip Morris International shenjon një ambicie të qartë: të lidhet me konsumatorët aty ku ata janë. Në këtë bisedë, Bryson W. Thornton, Drejtor Global i Komunikimit për Produktet pa Tym në PMI, shpjegon se si ky partneritet afatgjatë reflekton një strategji më të thellë – një strategji që ndërthur pasionin e konsumatorit me nevojën urgjente globale për të kaluar përtej cigareve. ZYN është lidhur me partneritete premium…

Read More

Udhëtimet mund të jenë të shtrenjta, por nëse bëni zgjedhjen e duhur, ato mund të jenë më të përballueshme nga sa mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “RestLess”. Ekzistojnë shumë destinacione magjepsëse, tërheqëse dhe me kosto të ulët për t’u eksploruar – shumë prej të cilave ndodhen shumë pranë Britanisë së Madhe, në Evropë. Nëse ëndërroni pushime që nuk ju rëndojnë financiarisht, nuk ka asnjë arsye pse të mos gjeni një alternativë të mirë. Revista britanike “RestLess” ka zgjedhur 14 destinacionet më të lira për të vizituar në Evropë, mes të cilave renditet…

Read More

Nga Gjon NDREJAJ Sistemi zgjedhor dhe numri i deputetëve të Kuvendit, është një ushtrim i shtruar për zgjidhje përpara ligjvënësve shqiptarë por njëherit ai është një element i rëndësishëm për një demokraci funksionale. Meqenëse përvojat ndërkombëtare janë të shumta dhe nuk ka një sistem të vetëm zgjedhor, ashtu siç nuk ka një model të vetëm për caktimin e numrit të deputetëve, më rrêjti mendja të përfshihem edhe unë në këtë diskutim, duke dhënë këndvështrimin tim. Dua të them që në krye të herës se nuk jam një ekspert i çështjeve zgjedhore por kam pasur interesa të dukshme lidhur me sistemet…

Read More