Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Digjitalizimi i arsimit, qeveria firmos marrëveshjen për transformimin e AKSHA

14:02 - Maj 6, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të arsimit, me synimin për të sjellë standarde ndërkombëtare në sistemin e vlerësimit dhe certifikimit të nxënësve, studentëve dhe profesionistëve. Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan sot marrëveshjen për transformimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një proces që do të mbështetet nga ekspertiza e University of Cambridge dhe nga teknologjitë digjitale.

Qeveria e konsideron këtë marrëveshje si një hap strategjik për rritjen e transparencës, meritokracisë dhe besueshmërisë në sistemin arsimor shqiptar, duke synuar eliminimin e ndërhyrjeve njerëzore në proceset e vlerësimit dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta e më efikase.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin si një vazhdim të reformës së nisur vite më parë me digjitalizimin e pranimeve në universitete, proces që sipas tij i dha fund praktikave klienteliste dhe ankesave për manipulime.

Rama tha se sistemi i ri do të vendosë teknologjinë në qendër të proceseve të vlerësimit, duke garantuar barazi dhe standarde të krahasueshme me modelet më të avancuara ndërkombëtare. Ai theksoi se vetëm në vit ofrohen rreth 150 mijë deri në 160 mijë shërbime që lidhen me arsimin, duke përfshirë maturën shtetërore, provimet e licencimit, regjistrimet universitare, legalizimet dhe njehsimet e diplomave.

Sipas tij, bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe ekspertët britanikë do të transformojë mënyrën sesi administrohen këto procese, duke reduktuar ndikimin njerëzor dhe duke rritur besimin e publikut te sistemi.

Në fjalën e tij, Kryeministri përdori edhe tone ironike për rezistencën që sipas tij ka hasur projekti brenda administratës ndër vite, duke thënë se procesi ka kaluar “shtatë vite përpjekjesh” dhe ndryshime ministrash derisa u bë i mundur realizimi i marrëveshjes.

Marrëveshja synon që Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore të funksionojë sipas standardeve moderne të vlerësimit, duke përfshirë sisteme të avancuara të testimit dhe certifikimit, në një kohë kur Shqipëria po tenton të përafrohet me modelet europiane dhe globale të administrimit të arsimit.

Një nga elementët kryesorë të projektit është integrimi i teknologjisë dhe metodologjive të përdorura nga Universiteti i Cambridge. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
AKSHA arsimit digjitalizimi firmos marrëveshjen qeveria transformimin
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter