Author: gazetar_1

Pasagjerët rritin numrin e udhëtimieve kompanitë janë vendosur përballë kërcëniit që vjen nga mungesa e karburanteve. Në një analizë të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, situata duket optimiste për sa i përket numrit të fluturimeve deri në vititn 2050. Kjo analiazë ka ardhur pas krizës që kaloi kjo industri pas Covid-19 dhe kriza e karburanteve duket si një krizë e përkohshme. Trafiku ajror global ka hyrë në një fazë të re stabiliteti pas rikuperimit nga pandemia, duke krijuar një realitet të ri zhvillimi edhe për rajonin e Ballkanit. Sipas raportit të fundit të Airports Council International, në vitin 2025 numri i…

Read More

Përdorimi i përgjimeve si një nga mjetet kryesore të sigurimit të provave në hetimet penale ka vijuar të mbetet një instrument thelbësor në punën e prokurorive të rretheve gjatë vitit 2025, duke reflektuar si intensitetin e luftës ndaj kriminalitetit, ashtu edhe varësinë në rritje nga teknologjia në procesin hetimor. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë ekzekutuar 822 vendime gjykate për përgjim në fazën e hetimeve paraprake, së bashku me 406 autorizime dhe urdhra të prokurorëve. Në total, këto masa kanë mundësuar interceptimin e 1771 pajisjeve fundore, të lidhura me 1642 persona të dyshuar për përfshirje në vepra…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar zyrtarisht për të qetësuar çdo shqetësim mbi furnizimin me karburant për avionët, duke garantuar se operimet vijojnë normalisht dhe pa asnjë ndërprerje. Përmes një njoftimi publik, aeroporti thekson se nuk ekziston asnjë problem në furnizimin me karburant për linjat ajrore që operojnë nga Tirana, duke siguruar se të gjitha fluturimet e planifikuara po zhvillohen sipas grafikut. Sipas TIA-s, kompanitë ajrore po marrin shërbim të plotë dhe të pandërprerë furnizimi me karburant, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe operimit. Ky sqarim vjen në një moment kur çdo paqartësi mbi zinxhirin e…

Read More

Qeveria shqiptare mori 1.8 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm përmes emetimit të obligacioneve 20 vjeçare. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankandin e zhvilluar një ditë më parë, norma e interesit rezultoi 6.5 për qind, ndërkohë që Ministria e Financave pranoi 22 nga 24 kërkesat konkurruese.  Sipas të dhënave, qeveria kishte parashikuar të merrte 2 miliardë lekë borxh përmes obligacioneve 20 vjeçare. Në total investitorët ofruan 2.08 miliardë përmes 24 kërkesave konkurruese, por 2 kërkesa nuk u pranuan për shkak të interesit të lartë, rrjedhimisht ministria e Financave pranoi vetëm 1.8 miliardë lekë.  Obligacionet 20…

Read More

Gjithnjë e më shumë njerëzit po përdorin mjete kuzhine dhe produkte të tjera që vijnë me përmbajtje më natyrale, duke shmangur disi plastikën si një material i dëmshëm për organizmin. Megjithatë, përballja me të është e pashmangshme. Sipas një artikulli të BBC, mikroplastikat shpërthejnë nga rubinetat dhe shkëputen nga enët e gatimit. Ndërsa gatuhet në një tigan të nxehtë, këta “mysafirë” të padëshiruar lëngëzohen, duke u derdhur në ushqim përpara se të ngurtësohen përsëri, ndërsa ftohet në pjatë. Këto grimca që ndërhyjnë në ushqimin tonë janë mikroplastikat dhe nanoplastikat, grimca më të vogla se 5 mm ose midis 1 dhe 1,000…

Read More

Visa, një lider global në pagesat digjitale, njoftoi sot emërimin e Sergii Martynchuk si Zëvendëspresident i Lartë dhe Drejtor Rajonal i Grupit për Ukrainën, Moldavinë, Evropën Jugore dhe Lindore, Azinë Qendrore dhe rajonin e Kaukazit. Me bazë në Kiev, Martynchuk do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet dhe strategjinë e Visa në 17 vende. Sergii Martynchuk pason Cristina Doros, e cila ka marrë një rol të ri global në kuadër të Visa Value Added Services dhe së fundmi është zhvendosur në selinë qendrore të Visa në San Francisko, SHBA. Ai do të fokusohet në forcimin e partneriteteve me institucionet…

Read More

Merita Bejtja pritet të votohet nga Kuvendi i Shqipërisë për një mandat të tretë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Ekofin.al mëson se pas një periudhe “qetësie”, kur u vu në diskutim madje edhe rihapja e procedurës, kandidatura e vetme e znj. Bejtja do t’i përcillet seancës për t’u votuar që këtë javë. Inspektorja e Përgjithshme në detyrë doli para Komisionit të Ekonomisë për të paraqitur platformën e saj në fillim të shkurtit dhe që atëherë nuk pati më asnjë veprim, pasi do duhej që kandidatura e saj të merrte mbështetjen e të paktën 28 deputetëve…

Read More

Më 30 prill 2026, në ambientet e Piramidës së Tiranës, u zhvillua “Lifestyle Conference 2026”, një konferencë shkencore që solli në fokus ndikimin e stilit të jetesës në shëndet dhe rëndësinë e reduktimit të risqeve përmes një qasjeje multidisiplinare. E organizuar nga Revista Shkencore “Diagnozë”, nën drejtimin e gazetares së njohur të shëndetit znj. Freskida Miloti, konferenca mblodhi profesionistë nga fusha të ndryshme si mjekësia, shëndeti publik, psikologjia, dermatologjia, toksikologjia dhe komunikimi publik, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim njohurish dhe diskutim profesional mbi sfidat aktuale të shëndetit. “Kjo konferencë është një mundësi për të njohur sfidat, për…

Read More

Administrata Tatimore ka hedhur në zbatim një nga planet më të detajuara të viteve të fundit për sektorin më dinamik të ekonomisë shqiptare, turizmin. “Plani Sektorial i Turizmit 2026”, i miratuar nga Komiteti i Riskut, synon të adresojë njëkohësisht dy sfida madhore: rritjen e të ardhurave nga ky sektor dhe uljen e informalitetit që vijon të mbetet i lartë, pavarësisht bumit të turistëve në vend. Dokumenti zyrtar thekson se turizmi ka pasur rritje të qëndrueshme dhe kontribut në PBB, por paralelisht vijojnë problemet me deklarimin e të ardhurave, fiskalizimin e paplotë dhe përdorimin e pagave minimale fiktive . Pikërisht këto…

Read More

Ndërsa sezoni veror po afron dhe destinacionet tradicionale të Evropës Perëndimore përballen me mbingarkesë turistike dhe çmime të larta, Riviera Shqiptare po shfaqet si një alternativë gjithnjë e më tërheqëse për pushuesit ndërkombëtarë, shkruan Betsy Blumenthal në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Chase Travel”. E përfshirë në listën kryesore të udhëtimeve për vitin 2026 nga “Chase Travel”, kjo vijë bregdetare përgjatë detit Jon po fiton vëmendje për bukurinë natyrore, çmimet konkurruese dhe autenticitetin e saj. Një destinacion në zhvillim Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë një segmenti spektakolar ku malet takojnë detin me ujërat e kristalta. Zona karakterizohet…

Read More