Pasagjerët rritin numrin e udhëtimieve kompanitë janë vendosur përballë kërcëniit që vjen nga mungesa e karburanteve. Në një analizë të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, situata duket optimiste për sa i përket numrit të fluturimeve deri në vititn 2050. Kjo analiazë ka ardhur pas krizës që kaloi kjo industri pas Covid-19 dhe kriza e karburanteve duket si një krizë e përkohshme.
Trafiku ajror global ka hyrë në një fazë të re stabiliteti pas rikuperimit nga pandemia, duke krijuar një realitet të ri zhvillimi edhe për rajonin e Ballkanit. Sipas raportit të fundit të Airports Council International, në vitin 2025 numri i pasagjerëve në shkallë globale arriti në 9.8 miliardë, duke tejkaluar nivelet e vitit 2019 dhe duke konfirmuar një rritje të qëndrueshme afatgjatë.
Në këtë kontekst, Europa regjistroi rreth 2.5 miliardë pasagjerë në vitin 2025, me një rritje prej 3.6%, ndërsa perspektiva afatgjatë parashikon që kontinenti të arrijë mbi 5 miliardë pasagjerë deri në vitin 2054.
Ballkani në rritje mbi mesataren europiane
Rajoni i Ballkanit, veçanërisht Europa Juglindore, po shfaqet si një nga zonat më dinamike në trafikun ajror. Sipas analizës, këto tregje jo vetëm që kanë rikuperuar humbjet e pandemisë, por në shumë raste kanë tejkaluar ndjeshëm nivelet e vitit 2019.
Kjo rritje po nxitet nga disa faktorë kryesorë si rritja e turizmit dhe udhëtimeve për vizita familjare (VFR), zgjerimi i linjave low-cost, liberalizimi i tregjeve ajrore si dhe ridrejtimi i flukseve për shkak të zhvillimeve gjeopolitike
Këto zhvillime kanë favorizuar vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe rajone të tjera të Mesdheut lindor, duke i kthyer në destinacione gjithnjë e më të kërkuara.
Megjithatë, raporti thekson se rritja nuk është uniforme. Ndërsa Ballkani dhe disa tregje në zhvillim po përjetojnë rritje të shpejtë, pjesë të Europës Perëndimore dhe Veriore mbeten nën nivelet e mëparshme për shkak të kërkesës më të dobët të brendshme, konkurrencës nga transporti hekurudhor dhe kufizimeve mjedisore dhe infrastrukturore
Në të njëjtën kohë, pasiguritë gjeopolitike, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe vonesat në dorëzimin e avionëve vazhdojnë të ndikojnë në ritmin e zhvillimit.
Perspektiva afatgjatë: mundësi për rajonin
Në afatgjatë, trafiku ajror global pritet të dyfishohet deri në mesin e viteve 2040 dhe të arrijë rreth 23 miliardë pasagjerë, ndërsa rritja do të udhëhiqet kryesisht nga tregjet në zhvillim.
Për Ballkanin, kjo përkthehet në një mundësi strategjike për të konsoliduar rolin si nyje turistike dhe transporti, por kërkon investime në infrastrukturë aeroportuale, politika fleksibël dhe konkurruese, orientim drejt qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të tregut. Këto sugjerime të ACI e vendosin Ballkanin të ripozicionuar si një nga përfituesit kryesorë të “hartës së re” të aviacionit global. Nëse ritmet aktuale të rritjes mbështeten me politika dhe investime të duhura, rajoni mund të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të trafikut ajror në Europë në dekadat e ardhshme. Kjo edhe nëse dëmi që do të shkkatohet nga kriza gjeopolitike do të rikuperohen shpejt.





