Author: gazetar_1

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja spitalore”, duke vendosur një bazë të unifikuar për specifikimet teknike dhe çmimet e këtyre produkteve në sistemin shëndetësor publik. Katalogu përrfshin një gamë të gjerë materialesh mjekësore, të ndara sipas kategorive kryesore, me specifikime të standardizuara dhe çmime orientuese për çdo artikull, të cilat krijojnë lehtësi gjatë procedurave të prokurimit. Në një fazë të parë është realizuar standardizimi i specifikimeve teknike, me synim garantimin e cilësisë së njëjtë në të gjitha institucionet shëndetësore. Më pas, OBP ka kryer…

Read More

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefterije Lleshi (Luzi), ka përcjellë një mesazh publik me rastin e Dita Ndërkombëtare e Punës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e nëpunësve civilë dhe punonjësve të administratës publike në funksionimin e shtetit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Komisionerja thekson se administrata publike mbetet një shtyllë kyçe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa vlerëson profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e përditshëm të punonjësve të saj në shërbim të interesit publik. Në mesazhin e saj, ajo nënvizon rëndësinë e forcimit të administratës publike, respektimit të standardeve ligjore dhe garantimit të të drejtave të nëpunësve civilë,…

Read More

On “Opinion”, the CEO of Jet Bank stated that the bank was created to introduce a new 100% digital banking model in Albania, making financial services faster, simpler, and more accessible, especially for citizens and the diaspora. She underlined that Jet Bank operates strictly within the Albanian legal framework and international AML/CFT standards, excluding any unauthorized activity. “Our mission does not change because of noise—we are building a modern, secure, and verified bank,” she said. Finally, she emphasized that any attack on financial innovation does not stop progress; instead, it reinforces the need for greater transparency and public education on…

Read More

CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino, deklaroi në emisionin “Opinion” se banka është krijuar për të sjellë një model të ri bankar 100% digjital në Shqipëri, duke e bërë shërbimin financiar më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm, sidomos për qytetarët dhe diasporën. Ajo nënvizoi se Jet Bank operon vetëm brenda kuadrit ligjor shqiptar dhe standardeve ndërkombëtare të AML/CFT, duke përjashtuar çdo aktivitet të paautorizuar. “Misioni ynë nuk ndryshon nga zhurma – ne ndërtojmë një bankë moderne, të sigurt dhe të verifikuar,” u shpreh ajo. Në fund, ajo theksoi se çdo sulm ndaj inovacionit financiar nuk e…

Read More

Gjire të thepisura, kështjella piratësh dhe çmime të arsyeshme: është kjo perla e Jugut, tashmë një destinacion i preferuar i mijëra turistëve, shkruan media italiane, sportoutdoor24.it. Himara, një perlë e bregdetit Jon për verën 2026 Ujëra blu, gjire pothuajse të zbrazëta, ullinj që zbresin deri në det dhe çmime që duken sikur vijnë nga një epokë tjetër. Himara është një qytet i vogël në bregdetin jon të Shqipërisë së jugut, i vendosur mes maleve dhe Detit Jon, rreth katër orë rrugë nga trageti Bari–Durrës. Për ata që këtë verë nuk duan — ose nuk mundin — të udhëtojnë me avion,…

Read More

Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave. Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe lehtësimin e procedurave, ku kalimi bëhet pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave, përveç rasteve të dyshuara. Zbatimi i saj ka shmangur pritjet e gjata në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 15…

Read More

Lëvizje të reja në terren në zonën e Vlorës po rikthejnë në vëmendje projektet e mëdha të investimeve të huaja në jug të vendit, në një moment kur interesi ndërkombëtar për bregdetin shqiptar mbetet i lartë. Një grup i huaj, i përshkruar si “delegacion amerikan”, ka mbërritur së fundmi në zonën e Hidrovorit në Akërni, duke zhvilluar vizita në terren që sipas burimeve lidhen me vlerësime teknike dhe arkitekturore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grup arkitektësh. Delegacioni ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit dhe më pas është zhvendosur drejt Vlorës,…

Read More

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka qenë pjesë e Konferencës së Biznesit Gjermani – Shqipëri, e zhvilluar më 30 prill 2026 në Berlin, duke e shfrytëzuar këtë platformë për të promovuar potencialin ekonomik të vendit dhe për të tërhequr interesin e investitorëve gjermanë. Aktiviteti u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Ekonomisë Gjermane” (Haus der Deutschen Wirtschaft) dhe mblodhi përfaqësues institucionalë dhe të biznesit nga të dy vendet, me fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive konkrete të investimit. Në këtë kuadër, AIDA organizoi një workshop të dedikuar me temë “Mundësitë e Investimit…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Vendimi i Haxhiut të enjten vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria është duke monitoruar tregun për të vëzhguar lëvizjet e çmimeve dhe do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme, duke mbështetur shtresat më vulnerabël, si pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, në rast të rritjes së çmimeve. Gjatë konferencës për mediet mbi ecurinë fiskale të tremujorit të parë të vitit, Malaj theksoi se mbështetja për këto kategori është edhe një sugjerim i ardhur nga partnerët ndërkombëtarë financiarë si Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ministri u ndal dhe te raporti i ditës së djeshme i Bankës Botërore,…

Read More