Author: gazetar_1
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi sot në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, duke e miratuar atë në tërësi. Gjatë prezantimit, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muça, theksoi se projektligji vendos për herë të parë një kuadër të unifikuar për identifikimin elektronik në vend, në funksion të procesit të integrimit evropian. Sipas saj, projektligji përfshin një gamë të gjerë shërbimesh, duke nisur nga nënshkrimi elektronik, vulat elektronike dhe vulat kohore, deri tek arkivimi elektronik, autentifikimi i faqeve të internetit dhe vërtetimi elektronik i atributeve. “Ky…
Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri. Kjo lehtësi fiskale që do të jetë në fuqi deri në përfundim të situatës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, u aplikua për herë të parë më 3 prill, kur çmimi i naftës arriti 233 lekë, por me uljen e akcizës u pagua nga qytetarët 224 lekë për litër. “Për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mbajtur në kontroll çmimet e shitjeve të gazoil dhe benzinës është propozuar që niveli…
Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen më të rëndësishme për mijëra familje që janë të pastreha dhe kanë nevojë për financim me kushte të buta. Sipas të dhënave, thirrja është hapur në datën 20 prill dhe do të jetë e hapur deri në 19 maj. Kushti thelbësor për të aplikuar është që çdo individ të jetë rezident, pra i regjistruar me vendbanim në Tiranë, ndërsa nuk duhet të ketë asnjë pronë të regjistruar në emrin e tij. Eriola Çanga, eksperte e tregut real estate, thotë se individët e interesuar duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotësimin e kritereve, pasi…
Ministria e Financave, publikoi kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për muajin maj, duke ftuar qytetarët dhe investitorët të bëhen pjesë e tyre. Përmes një njoftimi, ministri i Financave Petrit Malaj thekson se pjesëmarrja në ankandet e titujve qeveritarë përbën një mundësi të favorshme investimi, me norma interesi konkurruese dhe nivel të ulët risku. Titujt qeveritarë mbeten ndër instrumentet më të sigurta financiare në treg, pasi janë të garantuara nga shteti, ndërsa interesi i publikut për këtë formë investimi vijon të jetë në rritje. Kalendari i publikuar orienton investitorët mbi datat e zhvillimit të ankandeve gjatë muajit maj, duke u…
Administrata Tatimore ka rikujtuar bizneset dhe institucionet publike se afati për zbatimin e detyrimit ligjor për pranimin e pagesave pa para në dorë po afron, ndërsa kanë mbetur edhe 27 ditë deri më 30 maj 2026, data kur ky detyrim duhet të jetë plotësisht i zbatuar. Sipas njoftimit, detyrimi për vendosjen e pajisjeve POS/POI dhe ofrimin e opsioneve për pagesa “cashless” prek drejtpërdrejt një sërë sektorësh kyç të ekonomisë, duke përfshirë strukturat akomoduese, shërbimet e transportit, si dhe institucionet dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror. Këto subjekte duhet të garantojnë që klientët dhe qytetarët të kenë mundësi të paguajnë përmes…
Besimi në ekonomi i është kthyer rënies në muajin prill. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 1.5 pikë, duke reflektuar një frenim të lehtë të optimizmit në ekonomi, kryesisht nga dobësimi i besimit në shërbime, tregti dhe te konsumatorët. Megjithatë, niveli i tij mbetet 6.4 pikë mbi mesataren afatgjatë, çka tregon se klima ekonomike vijon të jetë relativisht e qëndrueshme. Në krahun e bizneseve, tabloja është e përzier. Industria dhe ndërtimi kanë dhënë sinjale pozitive në prill, duke kompensuar pjesërisht rënien në sektorët e tjerë. Besimi në industri u rrit…
Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket si njëfarë kulle Babeli. Operatorët e rinj janë të regjistruar si punonjës të kompanive në dukje legjitime dhe me emra tërheqës, të tillë si “Magnolia Group”, “Espiron Studio”, “IOTA Network”apo “Koppa Network”. Megjithatë, e gjitha është një fasadë. Kur policia ndërhyri më 14 prill në…
Nga Fatos Çoçoli Marrëveshja e nënshkruar më 28 prill 2026 mes Shqipërisë, Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mjediset e kryeministrisë në Tiranë, me kompanitë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG, për furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm natyror (LNG) për një periudhë 20-vjeçare dhe me vlerë investimi total në nivel 6 miliardë dollarë, konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme strategjike për sektorin tonë energjetik në dekadat e fundit. Diversifikojmë burimet energjetike Kemi qenë historikisht shumë të varur nga energjia hidrike, e cila sot përbën 90% të prodhimit tonë të energjisë elektrike. Kjo e bën vendin…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti sot kompaninë ajrore “Finnair” me nisjen e fluturimeve direkte mes Helsinkit dhe Tiranës, një zhvillim që pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e mëtejshme të turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Linja e re do të operojë me frekuencë dy herë në javë, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Europës Veriore, si edhe duke ofruar lidhje të shpejta me rrjetin global të destinacioneve të “Finnair” përmes Helsinkit. Kjo linjë vjen në një moment kur Shqipëria po përjeton rritje të qëndrueshme të fluksit të turistëve dhe të lëvizjeve ajrore. Sipas të dhënave të…
Me porosi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, policët rrugorë u hoqën nga rruga, por kjo nuk do të thotë se nuk ka më gjoba. Në vend të postblloqeve të policisë për kontrolle rutinë, tashmë janë intensifikuar monitorimet me mjete inteligjente në të gjithë vendin, me objektiv rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht gjatë fundjavës, në akset nacionale drejt zonave turistike dhe bregdetare, pasi rritet fluksi i lëvizjes së automjeteve. Gjatë javës së fundit, në të gjithë vendin, janë vendosur rreth 26 mijë gjoba për shkelje të ndryshme, si: mospërdorim i kaskës mbrojtëse, mosvendosje e…
