Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Konsumatorët bëhen pesimistë, bie besimi në ekonomi në muajin prill

09:44 - Maj 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Besimi në ekonomi i është kthyer rënies në muajin prill. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 1.5 pikë, duke reflektuar një frenim të lehtë të optimizmit në ekonomi, kryesisht nga dobësimi i besimit në shërbime, tregti dhe te konsumatorët. Megjithatë, niveli i tij mbetet 6.4 pikë mbi mesataren afatgjatë, çka tregon se klima ekonomike vijon të jetë relativisht e qëndrueshme.

Në krahun e bizneseve, tabloja është e përzier. Industria dhe ndërtimi kanë dhënë sinjale pozitive në prill, duke kompensuar pjesërisht rënien në sektorët e tjerë. Besimi në industri u rrit me 1.5 pikë përqindje, i nxitur nga pritje më optimiste për prodhimin dhe kontratat nga eksportet. Ndërkohë, ndërtimi shënoi rritjen më të fortë mujore, me +4.9 pikë përqindje, i mbështetur nga përmirësimi i porosive aktuale.

Nga ana tjetër, shërbimet dhe tregtia – dy sektorë kyç për ekonominë e brendshme – kanë dhënë sinjale dobësimi. Besimi në shërbime ra me 1.7 pikë, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për kërkesën dhe aktivitetin aktual. Edhe tregtia pësoi një rënie më të fortë, me 3.6 pikë përqindje, e lidhur kryesisht me performancën më të dobët të shitjeve. Pavarësisht kësaj, të dy sektorët mbeten dukshëm mbi mesataren historike, çka sugjeron se rënia është më shumë një korrigjim sesa një përmbysje trendi.

Sinjali më shqetësues vjen nga konsumatori. Treguesi i besimit konsumator ra me 3.2 pikë përqindje dhe qëndron rreth 4.5 pikë nën mesataren historike. Rënia është e shpërndarë në të gjithë komponentët: pritjet për financat personale, situatën ekonomike dhe sidomos për blerjet e mëdha. Të dhënat në tabelat e vrojtimit tregojnë se konsumatorët janë më pesimistë edhe për të ardhmen, ndërsa pritjet për çmimet dhe papunësinë kanë pësuar përkeqësim në prill. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë besimi ekonomi prill
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter