Author: gazetar_1
Produkti që dominon tregun e sigurimeve në Shqipëri mbetet sigurimi TPL i makinës me rreth 60%. Rritja e numrit të automjeteve në vend, rrit kërkesën për oferta alternative. iute sjell sigurimin dixhital në aplikacionin Myiute: proces i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt. Me Myiute, siguron komoditet maksimal, mundësi për të paguar me këste dhe 2,000 Lekë ulje. Për shkak të alternativave të munguara në transportin publik, qytetarët shqiptarë kanë parë të arsyeshme dy gjëra: të marrin patentën dhe të sigurojnë një automjet privat. Tashmë, makina është më shumë një domosdoshmëri dhe një nevojë e krijuar nga rrethanat, se sa…
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi. Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej. “Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm…
Një drejtoreshë ekzekutive në Institucionin Financiar “JP Morgan”, me origjine shqiptare, është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht një punonjës të ri mashkull, vuri në dukje një raport. Hajdini është akuzuar se ka droguar punonjësin e saj përmes nënshtrimin, abuzimit racor dhe kërcënimin për shkatërrim karriere kur ai refuzoi propozimet e saj. Lorna Hajdini, një ekzekutive e JPMorgan përballet me një padi për sulm të dyshuar seksual. Ajo është akuzuar gjithashtu për detyrimin e bankierit të martuar në “akte seksuale jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj të tërë, pavarësisht se ai i është…
Përmirësimi i furnizimit me energji në zonat bregdetare, vijojnë investimet në rrjet dhe nënstacione
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot investimet në nënstacionin elektrik të Golemit, në kuadër të planit të masave për përmirësimin e furnizimit me energji në zonat turistike dhe bregdetare. Gjatë inspektimit, ministri theksoi se nënstacioni i ri ka dyfishuar kapacitetin, duke kaluar nga 31,5 mega në 80 mega, çka pritet të japë një zgjidhje afatgjatë për furnizimin me energji për rreth 50 mijë banorë në zonat e Golemit dhe Malit të Robit. Karakaçi u shpreh se investimi është pjesë e një plani më të gjerë të ndërmarrë nga OSSH për vitin 2026, që synon përmirësimin e infrastrukturës…
Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër rritje në fund të muajit prill, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe mekanizmin e përditësimit të Bordit të Transparencës. Sipas vendimit të Bordi i Transparencës të datës 30 prill 2026, çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) është përcaktuar në 208 lekë/litër, nga nivele më të ulëta në vendimin e mëparshëm, ndërsa ai me shumicë në 196 lekë/litër. Edhe benzina ka shënuar rritje, duke arritur në 185 lekë/litër në pakicë dhe 173 lekë/litër në shumicë. Vendimi hyn në fuqi që prej orës 13:00 të ditës së sotme dhe…
Transporti i pasagjerëve në Shqipëri ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, me zhvillimet më të forta të përqendruara në sektorin ajror dhe atë detar, ndërsa transporti hekurudhor mbetet thuajse jashtë funksionit për lëvizjen e njerëzve. Sipas të dhënave të INSTAT, transporti ajror konfirmon edhe një herë rolin dominues në lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve. Gjatë tre muajve të parë të vitit, me linja ajrore kanë udhëtuar 2,162,098 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ky nivel i lartë pasagjerësh vjen në një kohë kur në…
Tregu i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të zgjerohet me ritme të qëndrueshme në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të përdorimit të automjeteve, por edhe një përqendrim të fortë gjeografik në zonat urbane, veçanërisht në Tiranë. Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë 2026, numri total i mjeteve rrugore në qarkullim arriti në 1,068,251, duke shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ky zgjerim i numrit të mjeteve konfirmon trendin rritës të viteve të fundit, të nxitur si nga rritja ekonomike, ashtu edhe nga…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mbyllur muajin mars 2026 me 817 mijë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga TIA tregojnë se trafiku ajror vijon të mbetet në nivele të larta edhe jashtë pikut të sezonit turistik, duke konfirmuar zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të udhëtimeve ajrore në Shqipëri. Në totalin e tre muajve të parë të vitit, përmes aeroportit “Nënë Tereza” kanë udhëtuar 2,162,098 pasagjerë, me një rritje të përgjithshme prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton ekofin.al. Pjesa më e madhe…
Qeveria ka vendosur të financojë me kapital fillestar prej 7.3 milionë Euro shoqërinë e re shtetërore, të krijuar nga AKSHI, pas skandaleve që goditën institucionin me tenderat, të cilat po hetohen nga SPAK. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, një fond prej 700 milionë lekësh do të kalojë në formën e kapitalit fillestar shoqërisë “Albanian Digital Solution”, sh.a., një strukturë e krijuar në varësi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në terma financiarë, kjo shumë përkthehet në rreth 7.3 milionë euro, duke e vendosur që në nisje këtë kompani në një nivel të konsiderueshëm kapitalizimi për…
Borxhi publik në Shqipëri ka zbritur në nivelin më të ulët të tre dekadave të fundit, referuar të dhënave të 3-mujorit të parë 2026, duke shënuar një kthesë të fortë në trajektoren fiskale të vendit. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të periudhës raportuese, raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ka rënë në rreth 48.8%, niveli më i ulët që nga viti 1996. Kjo rënie vjen pasi borxhi kishte arritur kulme mbi 70% të PBB-së gjatë viteve të krizave, veçanërisht në periudhën e pandemisë dhe tërmetit. Në vitin 2020, për shembull,…
