Author: gazetar_1
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta zgjedhin presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme. Në mungesë të kuorumit, nuk është zgjedhur presidenti. Në seancat që u mbajtën për zgjedhje të presidentit ishin prezentë vetëm deputetët e Albin Kurtit, por jo të opozitës. E marta ishte dita e fundit, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për ta zgjedhur presidentin. “I provuam të gjitha” – tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës. Ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës që vlerëson se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e…
Ndërsa teknologjitë e ekraneve vazhdojnë të evoluojnë, termi QLED është bërë gjithnjë e më i përhapur, por jo gjithmonë i kuptuar plotësisht. Samsung, brendi lider botëror i televizorëve për 20 vite radhazi[1], po i ripërcakton pritshmëritë me teknologjinë e saj Real Quantum Dot, duke vënë theksin te ajo që ka vërtet rëndësi, te përvoja e përditshme e shikimit. Nga teknologjia te përvoja Thelbi i qasjes së Samsung është i thjeshtë, teknologjia duhet të jetë në shërbim të përdoruesit. Kjo shihet më së miri te modelet si Samsung QLED Q6F, të dizajnuara për ta sjellë cilësinë e lartë të figurës në…
Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka konfirmuar nga Tirana nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në sektorin e energjisë, gjatë një vizite ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Përmes një deklarate publike, Guilfoyle bëri të ditur se ishte e nderuar të udhëtonte drejt Tiranës për të avancuar agjendën energjetike të presidentit amerikan dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje “historike” për gazin natyror të lëngshëm (LNG). Sipas saj, marrëveshja është firmosur mes Shqipërisë, kompanisë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG, dhe parashikon një bashkëpunim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm…
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka vijuar një trajektore të qëndrueshme gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, duke reflektuar një kombinim të rritjes së çmimeve, kërkesës së qëndrueshme dhe një dinamike më aktive në segmentin e blerësve të huaj. Sipas vrojtimit të posaçëm të Banka e Shqipërisë, edhe pse çmimet e banesave rezidenciale kanë vijuar të rriten, ritmi i kësaj rritjeje është moderuar krahasuar me periudhat e mëparshme. Të dhënat tregojnë se kërkesa për blerje banesash mbetet solide, e mbështetur nga faktorë të tillë si kreditimi bankar dhe rritja e interesit nga jorezidentët. Pesha e këtyre të…
Është hapur plotësisht për qarkullim segmenti i zgjeruar i Autostrada Tiranë–Durrës deri në mbikalimin e Rinasit, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në një nga akset më të ngarkuara të vendit. Autoritetet bëjnë me dije se në fazat e ardhshme do të vijojë puna për zgjerimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si dhe për disa projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë segmentet e Korridori Blu, Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier. Ndërkohë, në javët në vijim pritet të shpallet edhe fituesi i garës për segmentin Milot–Balldren, pjesë e planeve për modernizimin e rrjetit rrugor në veri të vendit. Ndërkohë, në javët në vijim…
Importet e naftës në muajin mars 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sinjalizuar një zgjerim të konsumit të brendshëm pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve në treg. Sipas të dhënave, në mars 2026 janë importuar 53,577 ton naftë, nga 52,123 ton në mars 2025. Kjo përkthehet në një rritje prej 1,454 tonësh, ose rreth 2.8% më shumë në terma vjetorë. Zhvillimi tregon se kërkesa për karburant mbetet e fortë, e nxitur nga aktiviteti ekonomik dhe përdorimi i lartë në sektorë si transporti dhe shërbimet. Rritja e importit në mars vjen në…
Vienna Insurance Group (VIG) ka mbyllur vitin 2025 me një nga performancat më të forta në historinë e saj, duke konfirmuar rritje të ndjeshme të aktivitetit dhe fitueshmërisë, ndërsa paralelisht ka zgjeruar praninë në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas raportit vjetor të publikuar më 28 prill 2026, primet e shkruara bruto arritën në 16.3 miliardë euro, me një rritje prej 7.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa fitimi para taksave u rrit ndjeshëm në 1.16 miliardë euro, ose 31.7% më shumë në terma vjetorë. Rritja është mbështetur edhe nga të ardhurat nga shërbimet e…
“Në fluturimin Milano–New York të muajit prill, vendi 40L në një Boeing 777 ofron hapësirë të bollshme për këmbët pasi ndodhet pranë daljes së emergjencës. Por ka një “mangësi” të dukshme, nuk ka dritare.” Megjithatë, kjo nuk është shqetësimi kryesor për pasagjerët. Problemi qëndron te çmimi i zgjedhjes së këtij vendi gjatë check-in-it: 235 euro për çdo drejtim, ose 470 euro vajtje-ardhje. Një shumë që tejkalon koston e vetë biletës së fluturimit transatlantik, e cila në disa raste mund të jetë rreth 400 euro. Sipas të dhënave të fundit, tensionet në Gjirin Persik kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimit…
Shqipëria e Jugut, një rajon i njohur për historinë e pasur dhe vendet e saj të Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm ekonomik – të nxitur nga rritja e shpejtë e sektorit te turizmit kulturor, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda dhe Përmeti po zhvillohen falë investimeve strategjike – që synojnë ruajtjen dhe promovimin e thesareve të tyre kulturore. Këto iniciativa, të mbështetura nga Banka Botërore (BB) – përmes Projektit të Integruar për Zhvillimin Urban dhe Turistik (PIUTD), po tërheqin investime nga sektori privat dhe po krijojnë mijëra vende…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se, 65 subjekte janë ndëshkuar deri tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po ndërmerr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për sa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere. Sipas njoftimit për medie, në territorin e bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi, prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe koordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar…
