Author: gazetar_1
Prej shumë vitesh, një ndërtesë madhështore në Qafën e Kasharit, në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve që udhëtojnë nga kryeqytetit drejt aeroportit apo Jugut të Shqipërisë. Me një stil “perandorak” dhe investim dukshëm shumë të shtrenjtë, ajo ndërtesë është shoqëruar gjithnjë me një “mister”, pasi, përtej shpenzimit, ajo nuk duket se është vendosur asnjëherë në funksion. Pak ditë më parë, “Amadeus Palace”, ky është emri zyrtar i godinës, është bllokuar, pasi shoqëria me të njëjtin emër që e ka në pronësi, nuk ka shlyer prej më shumë se dy vitesh detyrimet që ka ndaj një kompanie nënkontraktore. Shuma…
Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër rritje në vendimin më të fundit të Bordi i Transparencës, duke reflektuar një kthesë të re pas disa ditësh luhatjesh në treg. Sipas vendimit të datës 25 prill 2026, çmimi tavan i naftës (gazoil) për shitjen me pakicë është përcaktuar në 206 lekë për litër, nga nivele më të ulëta në vendimet pararendëse, ndërsa për shitjen me shumicë është 194 lekë/litër. Edhe benzina ka shënuar rritje, duke arritur në 181 lekë/litër në pakicë dhe 169 lekë/litër në shumicë. Ky është një sinjal i qartë i një trendi në rritje, pas uljeve…
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 22 milionë euro tatim nga Deklarata Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2025. Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë një rritje te të ardhurave prej 23.3 % në raport me vitin 2024, apo 3 rreth milionë euro më shumë. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3 mijë që kishin detyrimin e deklarimit apo 90% e tyre. Numri i deklaruesve është rritur me 61,4 mijë krahasuar me deklarimet e DIVA 2023. Rritja e arkëtime ka ardhur si rrjedhojë e…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dibra se sfida kryesore për zhvillimin e bujqësisë nuk lidhet më me mungesën e financimit, por me cilësinë e projekteve dhe angazhimin e vetë fermerëve dhe pushtetit vendor. Në një takim me fermerët, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Rama theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve dhe përmbushjes së standardeve për tregun e Bashkimit Evropian. “Nuk është më problemi tek paratë. Duhet ta kuptojnë të gjithë ata që duan të punojnë me tokën, të investojnë në tokë apo të hapin pika grumbullimi. Sot kemi nevojë të prodhojmë jo vetëm mollë dhe qershi, por…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve trajtoi gjatë vitit 2025 mbi 2,700 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, me një vlerë totale prej 45.4 miliardë lekësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024. Sipas raportit vjetor, nga totali i kërkesave të regjistruara, 1,659 kërkesa janë pranuar, me një vlerë prej 27.5 miliardë lekësh, ndërsa 1,081 kërkesa me vlerë 17.9 miliardë lekë nuk janë pranuar për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore. Nga kërkesat e pranuara, 110 kërkesa me vlerë 853 milionë lekë janë paraqitur nga eksportues të klasifikuar me risk zero, të cilat sipas ligjit rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve. Gjithashtu, 845…
Gjigandi i teknologjisë Meta ka njoftuar planet për të shkurtuar rreth 8,000 vende pune, ose 10% të fuqisë së saj punëtore, ndërsa synon të rrisë investimet në inteligjencën artificiale. Sipas një memoje të brendshme, raundi i parë i largimeve pritet të nisë më 20 maj, ndërsa rreth 6,000 pozicione të tjera do të mbeten të paplotësuara. Në të njëjtën kohë, Microsoft po shqyrton ofrimin e pensioneve të parakohshme vullnetare për rreth 8,700 punonjës, që përbëjnë afërsisht 7% të stafit. Të dy kompanitë po përballen me presion nga investitorët për shkak të kostove të larta, ndërsa përpiqen të balancojnë shpenzimet me fitimprurësinë afatgjatë. Këto masa…
Nga Akademik Prof. Anastas Angjeli Shumë shkruajnë se sot Ngushtica e Hormuzit po transformohet nga “një fushë luftimi”, në një “urë monetare të tregtisë” botërore. Për dekada me radhë, Ngushtica e Hormuzit ka shërbyer si “termometri” më i ndjeshëm i tensionit global. Ky rrip i ngushtë uji, që lidh Gjirin Persik me Detin e Omanit, nuk është thjesht një korridor gjeografik, ai është arteria kryesore e ekonomisë botërore. Përmes saj kalon çdo ditë rreth një e pesta e konsumit global të naftës dhe një pjesë masive e gazit të lëngshëm natyror (LNG). Megjithatë, për një kohë të gjatë, ky rajon…
Një numër i lartë projektesh ndërtimi dhe zhvillimi janë refuzuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), duke sinjalizuar një filtër më të fortë për investimet në sektorin e turizmit dhe ndërtimit. Sipas rendit të ditës të cilin e disponon ekofin.al, janë refuzuar një sërë lejesh zhvillimi dhe ndërtimi në zona kyçe të vendit, kryesisht në bregdet dhe në Tiranë. Mes tyre përfshihen projekte të rëndësishme si “Ground Zero Resort” në Vlorë, disa struktura hoteliere në Himarë dhe Sarandë, komplekse turistike në Gjirin e Lalzit, si dhe një sërë objektesh banimi dhe shërbimi në Tiranë,…
Një valë e re zhvillimesh në sektorin energjetik po sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si prodhohet dhe menaxhohet energjia në vendin tonë, pasi disa nga projektet më të mëdha fotovoltaike në vend po kërkojnë të integrojnë sisteme depozitimi të energjisë, duke reflektuar një tendencë të re në treg. Sipas Enti Rregullator i Energjisë aktualisht janë depozituar aplikime për modifikim licence nga disa shoqëri, përfshirë “Erseka Solar Park 1”, “Erseka Solar Park 2”, si dhe “SPV Blue 1” dhe “SPV Blue 2”. Këto kompani kërkojnë të shtojnë në licencat e tyre një element të ri: njësitë e depozitimit…
Hyrjet e shtetasve të huaj vijojnë të mbeten një nga treguesit më të fortë të performancës së turizmit dhe ekonomisë shqiptare, duke reflektuar jo vetëm sezonin, por edhe zgjerimin gradual të tregjeve. Në muajin mars 2026, në Shqipëri hynë 609,363 shtetas të huaj, me një rritje prej 10.8% krahasuar me mars 2025, duke konfirmuar trendin pozitiv të flukseve hyrëse edhe jashtë sezonit të verës. Struktura e këtyre hyrjeve mbetet e përqendruar kryesisht në Evropë, e cila dominon pothuajse tërësisht hartën e turistëve që vizitojnë vendin. Vetëm nga kontinenti europian hynë mbi 576 mijë vizitorë, ku pjesën dërrmuese e zë Evropa…
