Author: gazetar_1

Shqipëria po shfaqet si një destinacion kryesor udhëtimi në vitin 2026 – me Tiranën në zhvillim, Rivierën Shqiptare dhe lehtësira të reja vizash për vizitorët ndërkombëtarë, sipas “Travel and Tour World”. Në vitin 2026, Shqipëria po veçohet zyrtarisht si një nga destinacionet më emocionuese të udhëtimit në Evropë, me zhvillime të mëdha turistike në Tiranë, në Rivierën Shqiptare dhe me një përvojë të thjeshtuar udhëtimi për vizitorët ndërkombëtarë. E mbështetur nga hotele të reja, rregullore të përmirësuara vizash dhe investime të mëdha në infrastrukturë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e aksesueshme për turistët që kërkojnë të eksplorojnë trashëgiminë e…

Read More

Tregu i ndërtimit në Shqipëri po kalon me shpejtësi nga një fazë ndërtimesh sasiore drejt një epoke të re ku investitorët kërkojnë mbi të gjitha siguri, identitet arkitektonik dhe një vizion të qartë afatgjatë për zhvillimin e pronës. Në këtë tranzicion të rëndësishëm të tregut, kompania Klar sh.p.k, me mbi dy dekada eksperiencë në industrinë e ndërtimit, pozicionohet si një nga aktorët që po kontribuon në formësimin e standardeve të reja të zhvillimit urban. Me një reputacion të ndërtuar mbi profesionalizmin, cilësinë dhe një qasje të integruar në realizimin e projekteve, KLAR është e specializuar në ndërtimin e godinave rezidenciale…

Read More

Nga Dr. Elton Musa* Diskursi mbi zhvillimin ekonomik në Shqipëri ka pësuar një evolucion të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Termat “reformë”, “digjitalizim” dhe “formalizim” nuk përfaqësojnë më vetëm objektiva politikash publike, por procese në zhvillim që kanë prodhuar efekte konkrete në kuadër të përafrimit me acquis communautaire dhe procesit të integrimit europian. Megjithatë, sfida aktuale nuk qëndron më në adoptimin normativ të reformave, por në shkallën e efektivitetit të tyre në praktikën e përditshme të bizneseve. Në një ekonomi në tranzicion të avancuar, si ajo shqiptare, vërehet një diferencë gjithnjë e më e dukshme midis lehtësimit të hyrjes në…

Read More

Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij gjatë një viti. Drejtoresha e Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, Ledia Bregu, në një takim të përbashkët me INNVEST dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, theksoi se nuk janë të pakta rastet kur llogaritë përdoren vetëm për përfitime sociale dhe më pas mbyllen. “Nga viti 2018, kur numri i pagesave pa para për llogari ishte rreth 4.3, aktualisht kemi tejkaluar 26 pagesa elektronike për capita. Kjo do të thotë se një individ kryen mesatarisht të paktën 26 pagesa në vit. Megjithatë,…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një projekt i konsideruar strategjik për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji në kryeqytet dhe përballimin e kërkesës në rritje. Gjatë vizitës, ministri u shoqërua nga kreu i OST, Elisian Bici, përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), ambasadës gjermane në Tiranë dhe partnerit financiar KfW, të cilët vlerësuan progresin e punimeve dhe rëndësinë e investimit në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në sektorin energjetik. Nënstacioni i ri është ndërtuar në një zonë…

Read More

Banka e Shqipërisë ka prezantuar draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër, një instrument kyç që synon të orientojë kapitalin drejt aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe të rrisë transparencën në tregun financiar. Nisma vjen në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe përbën një hap konkret drejt përafrimit të sistemit financiar shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Drafti u prezantua në një workshop teknik dhe ndërinstitucional, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, sektorit financiar, biznesit dhe organizatave mjedisore. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të asistencës teknike të BEI-së për gjelbërimin e sistemeve financiare dhe synon të krijojë një…

Read More

Rritja e çmimit të naftës ka nxitur reagimin e shoqatave të biznesit, të cilat kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për të frenuar efektet në ekonomi. Sipas tyre, karburanti është një element strategjik për ekonominë dhe rritja e çmimit po krijon një efekt zinxhir në çdo sektor, nga prodhimi te shërbimet, duke ulur fuqinë blerëse, rritjen e kostove të prodhimit dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së bizneseve. Shoqatat e biznesit i janë më drejtuar me 6 kërkesa qeverisë shqiptare, ku më kryesorja është rishikimi i barrës fiskale, si edhe mbështetja për sektorët më të ekspozuar si transporti, bujqësia dhe agropërpunimi, industria prodhuese dhe…

Read More

Në tregun e çrregullt të ndërtimit në Shqipëri, spikat kompania Orion shpk si një nga liderët e industrisë që premton cilësi të lartë, teknologji të avancuar dhe standarde evropiane të jetesës urbane në zonat elitare. Orion do të jetë pjesë e konferencës “Vlera e Pronës II”, ku do të ndajë me audiencën qasjen e saj ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë së ndërtimit. Për vite me radhë, industria e ndërtimit ka qenë ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase, duke luajtur rolin e lokomotivës së zhvillimit. Në më shumë se tri dekada, ndërtuesit shqiptarë kanë transformuar jetën urbane me projekte që…

Read More

Çmimet e karburanteve në vend janë rikthyer sërish në rritje, duke përmbysur trendin e uljes së ditëve të fundit. Vendimi më i fundit i Bordi i Transparencës, i marrë më 22 prill 2026, konfirmon një rritje të njëkohshme si për naftën, ashtu edhe për benzinën. Sipas vendimit, çmimi tavan i naftës (gazoil) për shitje me pakicë është vendosur në 202 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 190 lekë/litër. Krahasuar me vendimin paraardhës, ku nafta kishte zbritur deri në 197 lekë/litër, kjo përkthehet në një rritje të qartë prej 5 lekësh për litër. Në të njëjtën linjë, edhe benzina ka shënuar…

Read More

Një tjetër përbindësh betoni do të ngrohet në kodrën e gjelbër të Ujit të Ftohtë në Vlorë, e cila dita ditës po shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi, me godina shumëkatëshe. Në vend që në atë zonë të ngrihen struktura të njëjta, me lartësi të caktuar, apo të ketë studime të mirëfillta, KKTU-ja jep leje për të kënaqur “klientët” e saj. Aktualisht, ndërtuesit po përdorin metoda të reja për t’i mbushur mendjen anëtarëve të KKTU-së apo edhe syrit të banorëve, duke zbukuruar projektet, ose më saktë fasadën. Projekti i radhës, i cili është plot 20 kate mbi dhe nëntokë,…

Read More