Author: gazetar_1
Shtimi i ndjeshëm i prodhimit të energjisë elektrike nga fotovoltaikët bëri që rritja e çmimit të naftës të mos përkthehej në një spirale të fortë inflacioni tek ushqimet Nuk patëm krizë të dyfishtë naftë-energji elektrike Nga Fatos Çoçoli Kriza e shkaktuar nga përshkallëzimi i luftës në Iran në periudhën 28 shkurt-8 prill 2026 solli një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe edhe tek ne. Për një ekonomi si e vendit tonë, e varur thuajse plotësisht nga importi i karburanteve dhe ku shpenzimi për karburante merr një të katërmbëdhjetën e parave që harxhojmë çdo ditë, kjo…
“Hipp është viktimë e shantazhit” – kështu fillon njoftimi për shtyp i një prej prodhuesve më të mëdhenj gjerman të ushqimit për fëmijë. Gjatë fundjavës, në Austri, Republikën e Çekisë dhe Sllovaki u shfaqën kavanoza, përmbajtja e të cilave ishte e kontaminuar me helm për minj. Agjencia shtetërore e sigurisë ushqimore e Austrisë AGES ka lëshuar një paralajmërim, ndërsa rrjeti i supermarketeve SPAR ka filluar një tërheqje të produktit. Policia po kërkon intensivisht autorin. Çfarë dihet në rastin aktual? Policia kriminale në Ingolstadt njoftoi të hënën, pas hulumtimit nga DW, se po zhvillohet një hetim kundër një personi të panjohur…
Nga një gamë hotelesh luksoze deri te lehtësimi i rregullave të vizave për disa vizitorë, Shqipëria ka shumë për të ofruar këtë vit, sipas “Euronews”. Shqipëria ka përjetuar një rritje të interesit turistik gjatë viteve të fundit, falë përballueshmërisë së çmimeve, vijës së saj mahnitëse bregdetare dhe qyteteve historike. Kjo e bën kaq të veçantë këtë vend ballkanik, ndërsa mbipopullimi turistik vazhdon të prekë destinacione të mëdha evropiane si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia. Alpet Shqiptare janë gjithashtu një alternativë “gur i çmuar i fshehur” ndaj Dolomiteve, të cilat kohët e fundit po përballen me një rritje të ndjeshme të…
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, deklaroi sot se siguria ushqimore përbën një moment kyç dhe një hap të qartë e të vendosur të Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve europiane në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Deklarata u bë gjatë takimit në Tiranë me operatorë të biznesit ushqimor me temë “Siguria Ushqimore – Prioritet Kombëtar dhe Përgjegjësi e Përbashkët për Integrimin në BE”, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjylameti theksoi se përmbushja e kushteve të BE-së nuk është më një objektiv afatgjatë, por një prioritet…
Ministria e Drejtësisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën e përzgjedhjes, administrimit dhe transparencës së ekspertëve gjyqësorë në Shqipëri, duke krijuar një Regjistër Elektronik të Ekspertëve që do të jetë i aksesueshëm për publikun. Ky regjistër, i cili do të administrohet nga Ministria e Drejtësisë dhe do të publikohet online, synon të rrisë transparencën dhe cilësinë në proceset gjyqësore, duke ofruar një bazë të strukturuar të dhënash për ekspertët sipas fushës së ekspertizës dhe juridiksionit territorial. Në regjistër do të përfshihen të dhëna të detajuara për çdo ekspert, përfshirë identitetin, kontaktet, fushën e ekspertizës, licencën, përvojën profesionale…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorë të biznesit ushqimor, ku theksoi rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian si një sfidë kyçe për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Rama nënvizoi se ky proces nuk lidhet thjesht me përmbushjen e detyrimeve ndaj të tjerëve, por me përfitimin e një “bagazhi të pazëvendësueshëm dijeje” që ndihmon Shqipërinë të ndërtojë standarde europiane në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai e cilësoi sigurinë ushqimore si një nga sfidat më komplekse të integrimit, duke theksuar se standardet e BE-së nuk janë pengesë, por mundësi për zhvillim dhe prosperitet. “Ky…
Qytetarët shqiptarë po reagojnë ndaj çmimeve të larta të karburantit. Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët po vërsulen masivisht drejt automjeteve elektrike për të shpëtuar nga çmimet asfiksuese të karburantit, që e vendosin Shqipërinë në dhjetë vendet më të shtrenjta të planetit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor raportoi se aktualisht 82 për qind e automjeteve të reja që importohen në Shqipëri janë elektrike. “Gjatë periudhës Janar-Mars 2026, 82% e autoveturave me km 0 të regjistruara janë Electric Hybrid Plug-in, duke shënuar një rritje prej 14% në krahasim me Janar-Mars 2025,” tha DPSHTRR. Sipas të dhënave më të…
Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë në mars 2026, i mbështetur kryesisht nga burimet hidrike dhe një zgjerim i ndjeshëm i prodhimit nga energjia diellore. Sipas të dhënave të publikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ngarkesa totale në sistem arriti në 689.7 GWh në mars 2026, nga 665.1 GWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 3.7%, duke reflektuar një kërkesë më të lartë për energji në ekonomi dhe konsum. Rritja më e fortë vihet re në prodhimin total të energjisë, i cili arriti…
Nuk janë aq të paktë ata drejtues që nuk sigurojnë makinën e tyre ose largohen nga vendi i ngjarjes, pasi kanë kryer një aksident duke qenë të pasiguruar. Çfarë ndodh në të tilla raste? Kompanitë e sigurimit kontribuojnë çdo vit për një Fond, i cili përdoret për të kompensuar dëmet e personit ose të makinës kur këto të fundit nuk janë siguruar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nga Fondi i Kompensimit janë paguar 245 milionë lekë dëme në 2025. Nga 250 milionë lekë që ishte përafërsisht Fondi total i Kompensimit kushtuar mbulimit…
Në një takim me biznesmenë në Ardenicë, Lushnje, në qendër të diskutimeve ishin nevojat reale të MSE: më shumë qartësi, më pak burokraci dhe një bankë që kupton ritmin e tyre. Pas çdo biznesi të vogël apo të mesëm ka një përditshmëri, që nuk duket gjithmonë nga jashtë. Ka plane për zgjerim, investime që duhen bërë në kohën e duhur, pagesa që nuk presin, mungesë e stafit të kualifikuar, furnitorë për t’u shlyer dhe një treg që ndryshon shpesh, më shpejt sesa parashikimet. Pikërisht për këtë arsye kur bizneset flasin për nevojat që kanë nga banka e tyre, ato nuk…
