Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Aksidentet “pa autor” dhe nga mjetet e pasiguruara, 245 mln lekë dëme u mbuluan nga Fondi i Kompensimit në 2025

12:28 - Prill 21, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nuk janë aq të paktë ata drejtues që nuk sigurojnë makinën e tyre ose largohen nga vendi i ngjarjes, pasi kanë kryer një aksident duke qenë të pasiguruar. Çfarë ndodh në të tilla raste? Kompanitë e sigurimit kontribuojnë çdo vit për një Fond, i cili përdoret për të kompensuar dëmet e personit ose të makinës kur këto të fundit nuk janë siguruar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nga Fondi i Kompensimit janë paguar 245 milionë lekë dëme në 2025. Nga 250 milionë lekë që ishte përafërsisht Fondi total i Kompensimit kushtuar mbulimit të rasteve të tilla, vetëm 98.5% e kësaj vlere të fondit vjetor të miratuar rezulton të jetë përdorur, ndërsa ka akoma dëme pezull që nuk janë paguar.

Po ashtu, Fondi i Kompensimit për të dëmshpërblyer ata që nuk paguajnë për t’u siguruar drejtpërdrejt nga kompanitë e sigurimit, rezulton të jetë përdorur 30% më pak se në 2024, ku vlera e dëmeve të shlyera nga fondi ishte 350 milionë lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vijuar monitorimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), me fokus uljen e mëtejshme të dëmeve pezull objekt i fondit të kompensimit. Gjatë vitit të kaluar,  dëmet pezull u ulën me 8.7% krahasuar me vitin 2024.

Rreth 70% e rasteve të aksidenteve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara apo të paidentifikuara, janë trajtuar dhe paguar me procedura të përshpejtuara, drejtpërdrejt nga shoqëritë e sigurimit. Zakonisht, dëmet në makinë nuk janë kompensuar kur mjeti ka qenë i paidentifikuar.

Nga ana tjetër, kultura e sigurimit në Shqipëri vijon të jetë shumë larg vendeve të tjera.

Mesatarja e penetrimit të sigurimeve në vendet e OECD gjatë 2015–2024 është rreth 6.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke pasqyruar tregje të zhvilluara dhe një nivel të lartë të përdorimit të produkteve të sigurimit. Ndërsa vendet e Ballkanit lëvizin midis 1–2%, Shqipëria mbetet rreth 1%, ose gjashtë herë më poshtë se mesatarja e OECD, që tregon një treg ende në fazë zhvillimi e me potencial të konsiderueshëm për zhvillim./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
aksidentet Fondi i Kompensimit makinat pasiguruara
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

gazetar_111:10 - Korrik 27, 20260

Siguria rrugore në Shqipëri po përballet me një përkeqësim të treguesve gjatë vitit 2026. Numri…

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:10 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

10:31 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter