Author: gazetar_1

Ekspozita e dizajnit të orientuar nga njeriu eksploron mënyra të reja jetese përmes dizajnit në 12 zona interaktive Samsung Electronics ka njoftuar sot hapjen e ekspozitës së tij “Dizajni është një akt dashurie” në Milan Design Week 2026. Ekspozita, e strukturuar në 12 zona interaktive në Samsung Design Open Lab në Superstudio Più në Milano nga 20 deri më 26 prill, shënon një kapitull të ri në vizionin gjithnjë në zhvillim të kompanisë për dizajnin, duke ofruar perspektiva mbi mënyrën se si dizajni mund t’u përgjigjet nevojave dhe sjelljeve njerëzore në ndryshim. Një laborator i hapur për eksplorimin e dizajnit…

Read More

Administrata doganore ka rikujtuar procedurat dhe detyrimet që duhet të ndjekin qytetarët për zhdoganimin e automjeteve, si dhe rregullat për përdorimin e mjeteve me targa të huaja në Shqipëri. Sipas DPD-së, për të kryer zhdoganimin e një automjeti, individët duhet fillimisht të regjistrojnë të dhënat e tyre personale në sistemin elektronik ASYCUDA World. Ky regjistrim realizohet pranë administratës doganore, duke paraqitur kartën e identitetit. Autoritetet sqarojnë se automjetet me targa të huaja mund të përdoren përkohësisht në territorin shqiptar për një periudhë deri në 6 muaj brenda një viti. Gjatë kësaj kohe, këto mjete nuk duhet të përdoren për qëllime…

Read More

Një epokë e re po nis për Apple, pasi kompania ka emëruar John Ternus si drejtorin e ri ekzekutiv, duke zëvendësuar Tim Cook pas 15 vitesh në krye të gjigantit teknologjik. Ternus, aktualisht drejtues i inxhinierisë së harduerit dhe pjesë e Apple prej 25 vitesh, do të marrë detyrën më 1 shtator. Ndërkohë, Cook do të kalojë në rolin e kryetarit ekzekutiv. Ai do të qëndrojë në postin e CEO-s gjatë verës për të siguruar një tranzicion të qetë dhe më pas do të vijojë të kontribuojë në disa aspekte të kompanisë, përfshirë angazhimin me politikëbërës në mbarë botën. Cook…

Read More

Rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale ishte një nga shtyllat kryesore që përmirësoi balancën fiskale në tremujorin e parë të vitit 2026, duke reflektuar një aktivitet ekonomik më të qëndrueshëm dhe zgjerim të bazës tatimore. Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë, publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 19.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.2 miliardë lekësh ose 12,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa realizimi ndaj planit ishte 95,9%. Në të njëjtën linjë, të ardhurat nga tatimi mbi…

Read More

Shumë njerëz e njohin ndjesinë emocionuese kur zbulojnë një vend “të fshehur”, shkruan Emer Moreau në një artikull të botuar në të përditshmen britanike BBC. Këtë vit, gjithnjë e më shumë turistë po kërkojnë përvoja autentike pushimesh jashtë vendit, duke shmangur paketat standarde “all-inclusive”, sipas ABTA, shoqata e operatorëve turistikë në Britani të Madhe. Sipas saj, dy në pesë britanikë po planifikojnë të vizitojnë një vend ku nuk kanë qenë më parë gjatë këtij viti. Kjo tendencë vjen në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po i nxit turistët drejt destinacioneve evropiane, ndërsa paralajmërimet për mungesa të mundshme…

Read More

Gazetari britanik Simon Calder, në një artikull për The Independent, i kushton disa rreshta aeroportit të Tiranës, ku shpreh vlerësimin për shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave të kontrollit kufitar. Ai thekson se në dalje nga Shqipëria, kontrolli i pasaportës zgjat vetëm pak sekonda, duke e bërë eksperiencën shumë më të lehtë krahasuar me aeroporte të tjera evropiane. “Në aeroportin e Tiranës fundjavën e kaluar, kontrolli i pasaportës për daljen zgjati pesë sekonda. Udhëtarët britanikë, së bashku me qytetarë të BE-së dhe disa kombësi të tjera, ftohen të përdorin portat elektronike. Mund të dalësh nga kryeqyteti shqiptar aq shpejt sa të…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë, OBP vijon të forcojë rolin e tij si një institucion kyç për rritjen e eficiencës, transparencës dhe konkurrencës në prokurimin publik në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, OBP ka zhvilluar 1,163 procedura prokurimi, me një vlerë totale fondesh të prokuruara që tejkalon 400 milionë euro. Ndërkohë, vlera e fondeve të vlerësuara llogaritet në 315 milionë euro. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm volumin e lartë të aktivitetit, por edhe ndikimin konkret në përmirësimin e menaxhimit të…

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar pas publikimit dhe qarkullimit në media dhe rrjete sociale të informacioneve që lidhen me gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke e cilësuar këtë praktikë si shkelje të ligjit. Lajmet për kryetarin e Bashkisë rezultuan të rreme. Në një deklaratë për mediat, Komisioneri thekson se “të dhënat shëndetësore përbëjnë kategori sensitive dhe përpunimi i tyre lejohet vetëm në raste të kufizuara, të përcaktuara qartë nga ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale””. Sipas Komisionerit, “publikimi i këtyre të dhënave pa…

Read More

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE). Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit. Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë…

Read More

Kreditimi për individët në Shqipëri ka ndjekur një trajektore më të diferencuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, ku lehtësimi i ofertës nga bankat nuk është shoqëruar me një rritje të përgjithshme të kërkesës, për shkak të frenimit të segmentit të kredive për banesa. Të dhënat e vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë tregojnë një qasje më fleksibël nga ana e bankave, por një reagim të përzier nga individët. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e parë, kryesisht si rezultat i politikave më favorizuese në kreditë konsumatore. Në të kundërt, kreditë për blerjen e banesave…

Read More