Author: gazetar_1

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar rënien e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe efektin zinxhir në tregun vendas. Në mbledhjen e datës 18 prill 2026, u vendos që çmimi tavan i naftës (gazoil) për shitje me pakicë të ulet në 197 lekë/litër, nga nivele më të larta në ditët e mëparshme, ndërsa për shitjen me shumicë në 185 lekë/litër. Edhe benzina shënoi rënie, me çmimin tavan në pakicë që fiksohet në 172 lekë/litër dhe në shumicë 160 lekë/litër. Kjo lëvizje konfirmon një trend zbritës në vetëm pak ditë,…

Read More

Shqipëria, e konsideruar për një kohë të gjatë si një nga vendet sekrete më të ruajtura të Evropës, po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët ndërkombëtarë që kërkojnë përvoja autentike, natyrë të paprekur dhe kulturë të pasur, shkruan Megan Picot në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “The Traveler”. Kryeqyteti, Tirana ofron një atmosferë të gjallë dhe energjike, me kafene të mbushura, jetë nate dinamike dhe një ndjesi spontane që e bën çdo përvojë të veçantë. Tirana është transformuar dukshëm, me zhvillim urban, më shumë struktura moderne dhe një fluks të shtuar turistësh nga…

Read More

Numri i fluturimeve komerciale konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm për të matur zhvillimin e turizmit dhe nivelin e lidhjes së një vendi me pjesën tjetër të botës. Ky tregues reflekton drejtpërdrejt fluksin e turistëve, lëvizjet e biznesit dhe dinamikën ekonomike. Në rastin e Shqipërisë, të dhënat e fundit tregojnë një ecuri mjaft pozitive, duke sinjalizuar një rimëkëmbje të fortë të sektorit ajror dhe turistik. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet si shteti me rritjen më të madhe në Evropë për sa i përket fluturimeve komerciale, në krahasim me periudhën para pandemisë. Konkretisht, statistikat për muajin…

Read More

Administrata tatimore ka identifikuar individët të cilët japin banesa me qira afatshkurtër dhe krijojnë të ardhura përmes platformës AirBnB. Në një njoftim zyrtar të dërguar individëve që rezultojnë të kenë përfituar të ardhura nga këto aktivitete, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën thirrje qytetarëve të deklarojnë fitimet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas njoftimit, të dhënat janë siguruar përmes bashkëpunimit me platformën AirBnB, duke mundësuar identifikimin e personave që kanë realizuar të ardhura nga qiradhënia afatshkurtër. Administrata vlerëson ata që kanë kryer deklarimet e sakta qoftë nëpërmjet Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale si individ, apo nëpërmjet Deklaratës…

Read More

Pas disa ditësh rënie, çmimet e karburanteve në vend kanë shënuar sërish një kthesë në rritje, duke reflektuar luhatjet e vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare të naftës. Në vendimin e datës 17 prill 2026, Bordi i Transparencës përcaktoi çmimin tavan të gazoilit në 210 lekë/litër në pakicë, nga nivele më të ulëta në vendimin pararendës, ndërsa benzina u vendos në 176 lekë/litër. Kjo lëvizje sinjalizon një rikthim të presionit mbi çmimet, pas një periudhe të shkurtër stabilizimi. Rritja vjen në një moment kur tregjet globale të energjisë mbeten të paqëndrueshme, të ndikuara nga zhvillimet gjeopolitike dhe pritshmëritë për kërkesë më të…

Read More

Inflacioni në Shqipëri, sipas metodologjisë së Eurostat dhe i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ka vijuar të mbetet në nivele të moderuara edhe në muajt e parë të vitit 2026. Në mars 2026, inflacioni vjetor rezultoi në 2.6%, duke qëndruar shumë pranë mesatares së Bashkimit Evropian, e cila sipas Eurostat llogaritet rreth 2.8%.   Kjo tregon se dinamika e çmimeve në Shqipëri po lëviz në linjë me trendet evropiane, një tregues i rëndësishëm për një ekonomi që synon integrimin në BE. Rritja e çmimeve nuk ka qenë uniforme në të gjitha kategoritë. Sipas të dhënave, ndikimin…

Read More

Tregtia e jashtme e Shqipërisë vijon të japë sinjale të përziera në fillim të vitit 2026: eksportet janë rikthyer në rritje, por importet po rriten me ritme shumë më të shpejta, duke thelluar ndjeshëm deficitin tregtar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin mars 2026 eksportet e mallrave arritën në 32.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 4.1%. Në të njëjtën kohë, importet u ngjitën në 80.3 miliardë lekë, duke u rritur me 8.8% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Si rezultat, deficiti tregtar arriti në 47.6 miliardë lekë, në rritje me 12.2% në bazë vjetore.…

Read More

Rritja e turizmit vijon edhe në muajt e dimrit, duke konfirmuar një trend të qëndrueshëm të zgjerimit të sektorit në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se gjatë shkurtit 2026, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 9,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një performancë pozitive si nga tregu i brendshëm, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar. Rritja është mbështetur nga të dy komponentët kryesorë të kërkesës. Vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 10,6%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë u rritën me 9,1%, duke treguar se Shqipëria po konsolidon pozicionin…

Read More

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës deri në Kashar përfaqëson një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, transport dhe cilësinë e jetës së qytetarit Me zgjerimin, kapaciteti ditor i automjeteve do të shtohet me 40 përqind, nga 35 mijë automjete që është sot në rreth 50 mijë automjete Nga Fatos Çoçoli Autostrada Tiranë-Durrës është segmenti kryesor më i rëndësishëm, “aorta” rrugore e Shqipërisë. Ai përballon qarkullimin më të dëndur, pasi lidh Jugun me kryeqytetin, Veriun me kryeqytetin si dhe përballon të gjithë fluksin nga Tirana për në Rinas dhe anasjelltas. Numri i automjeteve në qarkullim sot është 10-12 herë më shumë…

Read More

Bashkimi Evropian njoftoi se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës është teknikisht gati. Aplikacioni është projektuar për të përmbushur rregullat e rrepta digjitale të BE-së. Mjeti mund të ndihmojë së shpejti përdoruesit të dëshmojnë moshën e tyre online pa ndarë të dhëna personale, njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen. Si funksionon? Pasi të hidhet në treg përdoruesit do të mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe ta konfigurojnë atë duke përdorur një dokument identifikimi, p.sh. pasaportë ose kartë identiteti. Më pas ata mund ta përdorin këtë aplikacion për të konfirmuar se janë mbi një moshë të caktuar kur…

Read More