Author: gazetar_1

Kreditimi i bizneseve në Shqipëri ka hyrë në vitin 2026 me një profil të qëndrueshëm nga ana e ofertës, por me sinjale të qarta rritjeje nga ana e kërkesës, sidomos nga biznesi i madh. Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues të publikuar nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit tregojnë se bankat nuk kanë ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj huadhënies, ndërsa ekonomia reale po kërkon më shumë financim, kryesisht për investime dhe kapital qarkullues. Standardet e kreditimit për bizneset mbetën thuajse të pandryshuara në tre muajt e parë të vitit, duke reflektuar një qëndrim të kujdesshëm të…

Read More

Sot, 20 Prill 2026, është afati i fundit për shlyerjen e këstit të parë të taksës mbi pasurinë e paluajtshme për pronarët e njësive tregtare në Tiranë, një detyrim që prek drejtpërdrejt një kategori të gjerë individësh dhe subjektesh që ushtrojnë aktivitet ekonomik në kryeqytet. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Tiranë ka bërë me dije se procesi i gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet vendore për vitin tatimor 2026 është përmbyllur gjatë muajit mars. Ky proces përfshin si subjektet tregtare për detyrimet e biznesit, ashtu edhe individët pronarë të njësive tregtare për taksën mbi…

Read More

Në kuadër të riorganizimit të punës së Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nxjerrë një udhëzim të ri për Policisë Rrugore, në lidhje me kontrollet në akset nacionale, por edhe në zona të tjera të vendit. Sipas udhëzimit, patrullat e policisë rrugore nuk do të kryejnë më kontrolle rutine ndaj drejtuesve të automjeteve, të cilat janë pa një bazë të qartë ligjore. Shkeljet e qarkullimit rrugor do të evidentohen kryesisht përmes përdorimit të teknologjisë, duke përdorur radarët e shpejtësisë që operojnë në mënyrë automatike, si edhe përmes dronëve monitorues.

Read More

Autoriteti i kontroll ushqimor ka bllokuar disa kilogram çokokrem në Shqipëri, Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème, e importuar nga “Lengo Group”. Kjo ka ndodhur pas alarmit që është dhënë nga Sistemi RASFF për përmbajtje salmonele në këtë produkt, të importuar nga Gjermania. Në total janë bllokuar 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij. Njoftimi i plotë: Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) mbi alertin me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut. PËRSHKRIMI…

Read More

Kavanozat me ushqim për fëmijë të markës HiPP, janë tërhequr me urgjencë nga tregjet në Austri, pasi në një prej mostrave të marra nga kavanozat, ka rezultuar pozitive për helm për minjtë. Konkretisht rasti është referuar nga një prej klientëve në Austri në një prej kavanozave 190g me pure karrote dhe patateje. Për çështje sigurie produktet janë tërhequr nga mbi 1.000 supermarkete Spar. Kompania HiPP në një deklaratë ka thënë se “nuk mund të përjashtohej mundësia që një substancë e rrezikshme të ishte futur në produkt dhe se kavanozat e karotave dhe patateve mund të ishin manipuluar.” Në deklaratën e…

Read More

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, me një fokus gjithnjë e më të madh në turizëm dhe shkëmbime kulturore, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Ky zhvillim pritet të sjellë një ndikim pozitiv në ekonominë shqiptare, veçanërisht në industrinë e turizmit. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, gjatë një vizite në qytetin e Pogradecit, ku ai theksoi potencialin në rritje të turizmit mes dy vendeve. Rritja e numrit të turistëve indianë: Një mundësi zhvillimi për Shqipërinë Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar një rritje…

Read More

Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po pozicionohet si një nga zonat me potencialin më të lartë të zhvillimit në hartën turistike ndërkombëtare. Ky rajon ofron një kombinim të rrallë të natyrës së paprekur, trashëgimisë së pasur kulturore dhe një biodiversiteti unik, duke krijuar baza të forta për zhvillim të qëndrueshëm. Ky potencial shtrihet në të gjithë territorin dhe reflektohet veçanërisht në zonën e Tales dhe ekosistemet përreth saj, ku natyra, tradita dhe pozicioni strategjik ndërthuren për të krijuar një destinacion me perspektivë të qartë rritjeje. Natyrë e…

Read More

Tregu i sigurimeve në Shqipëri e ka nisur vitin 2026 me një zhvillim interesant: ndërsa primet në produktin kryesor motorik MTPL kanë rënë, dëmet e paguara janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si po funksionon tregu. Në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ulja e primit mesatar për sigurimin e detyrueshëm motorik lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e sistemit bonus-malus. Ky mekanizëm, i cili vlerëson historikun e dëmeve të drejtuesve të mjeteve, ka sjellë një efekt të menjëhershëm në çmime, ku rreth 96% e drejtuesve përfitojnë ulje të…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik një projekt-rregullore të re që synon të vendosë një standard të unifikuar për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në të gjithë sektorin financiar jobankar, duke reflektuar qartësisht orientimin drejt rritjes së sigurisë kibernetike dhe rezistencës ndaj rreziqeve teknologjike. Në thelb, drafti synon të krijojë një kuadër të plotë rregullator për menaxhimin e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), duke përfshirë jo vetëm institucionet financiare të licencuara, por edhe ofruesit e shërbimeve teknologjike që operojnë si palë të treta në këtë treg. Rregullorja përcakton se subjektet financiare – që nga shoqëritë e…

Read More

Ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm sasinë e polenit në ajër dhe po zgjasin sezonin e alergjive, duke i bërë simptomat më të forta dhe më të gjata për shumë njerëz. Temperaturat më të larta dhe nivelet më të larta të dioksidit të karbonit stimulojnë bimët të prodhojnë më shumë polen, ndërsa pranvera nis më herët dhe vera zgjat më shumë, sipas BBC. Si rezultat, personat që vuajnë nga alergjitë sezonale përballen me ekspozim më të gjatë dhe më intensiv ndaj alergjenëve. Një nga shembujt më ekstremë të këtij fenomeni është i ashtuquajturi “astma nga stuhitë”, ku ato shpërbëjnë grimcat e polenit…

Read More