Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Biznesi i madh po kërkon më shumë kredi, por kushtet u lehtësuan më shumë për biznesin e vogël

15:04 - Prill 20, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kreditimi i bizneseve në Shqipëri ka hyrë në vitin 2026 me një profil të qëndrueshëm nga ana e ofertës, por me sinjale të qarta rritjeje nga ana e kërkesës, sidomos nga biznesi i madh. Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues të publikuar nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit tregojnë se bankat nuk kanë ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj huadhënies, ndërsa ekonomia reale po kërkon më shumë financim, kryesisht për investime dhe kapital qarkullues.

Standardet e kreditimit për bizneset mbetën thuajse të pandryshuara në tre muajt e parë të vitit, duke reflektuar një qëndrim të kujdesshëm të sektorit bankar. Në segmentin e biznesit të madh dhe në kreditë për investime nuk u raportuan ndryshime, ndërsa një lehtësim i lehtë u evidentua për bizneset e vogla dhe të mesme, si edhe për kreditë për likuiditet. Ky zhvillim lidhet kryesisht me kostot më të ulëta të financimit dhe kufizimet më të reduktuara nga ana e bankave, ndërkohë që perceptimi për rrezikun dhe toleranca ndaj tij kanë vepruar në kahun shtrëngues.

Edhe kushtet dhe termat e kreditimit mbetën përgjithësisht të pandryshuara, pavarësisht se bankat raportuan rritje të marzheve si për kreditë standarde ashtu edhe për ato me rrezik më të lartë. Elementet joçmim, si kërkesat për kolateral apo afatet, pësuan ndryshime minimale. Konkurrenca brenda sistemit bankar vijon të jetë një faktor që mban në balancë kushtet e kreditimit, duke frenuar shtrëngimin e tyre.

Në të njëjtën linjë stabiliteti paraqitet edhe shkalla e miratimit të kredive, e cila mbeti e pandryshuar në tremujorin e parë. Bankat nuk raportojnë ndryshime të ndjeshme në raportin e aplikimeve të refuzuara, duke treguar një qëndrueshmëri në politikat e riskut dhe në vlerësimin e aplikantëve.

Ndërkohë, sinjali më i fortë nga vrojtimi vjen nga ana e kërkesës për kredi. Ajo u raportua në rritje, por kjo rritje është e përqendruar pothuajse tërësisht te biznesi i madh, i cili ka shtuar nevojat për financimin e investimeve dhe për mbështetjen e kapitalit qarkullues. Në të kundërt, biznesi i vogël dhe i mesëm paraqitet më i rezervuar, me një kërkesë më të ulët për kredi.

Sipas bankave, rritja e kërkesës është nxitur nga nevojat për investime, nga financimi i inventarëve, si edhe nga faktorë si kreditimi nga banka të tjera dhe përmirësimi i besimit të biznesit. Në kahun frenues kanë vepruar situata aktuale ekonomike dhe pritjet për të ardhmen, si dhe përdorimi më i madh i burimeve të brendshme të financimit nga vetë bizneset.

Për tremujorin e dytë të vitit 2026, parashikimet janë për një lehtësim të mëtejshëm të standardeve të kreditimit, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe për kreditë për investime dhe likuiditet. Paralelisht, kërkesa për kredi pritet të zgjerohet në të gjithë segmentet e biznesit, duke sinjalizuar një potencial për rritje më të fortë të aktivitetit kreditues në muajt në vijim. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneseve BSH kreditimi shqipëri të dhënat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter