Kategoria: bizneseve

Administrata Tatimore u ka rikujtuar tatimpaguesve detyrimin për t’u pajisur me terminale POS/POI në çdo pikë shitjeje ku kryhen shitje me para në dorë, duke përcaktuar 31 dhjetorin 2026 si afatin përfundimtar për kategoritë që nuk kanë qenë pjesë e afateve të mëparshme. Sipas njoftimit të Tatimeve, detyrimi parashikohet në nenin 59/3 të ligjit nr.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur programin e Bankës së Shqipërisë për financimin e bizneseve mikro dhe të vogla, duke hapur mundësinë për një bashkëpunim konkret në zbatimin e kësaj nisme. Çështja ishte një nga temat e diskutuara gjatë takimit që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikon treguesit statistikorë për periudhën janar–qershor 2026, të cilët evidencojnë një ecuri pozitive të aktivitetit ekonomik dhe administrativ në regjistrat që administron institucioni. Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca, si edhe

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi shënoi një rënie gjatë muajit qershor, megjithëse niveli i përgjithshëm vijon të mbetet dukshëm mbi mesataren afatgjatë. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u ul me 0.6 pikë gjatë muajit, por vazhdon të qëndrojë 6.6 pikë përqindje mbi

Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BSTDB) ka miratuar një linjë të re financimi prej 7 milionë eurosh për Fondin BESA, duke synuar zgjerimin e aksesit në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar më 3 qershor shënon vazhdimin e një partneriteti shumëvjeçar mes

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për vitin 2026, përmes fondit “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, të financuar nga buxheti i shtetit. Thirrja synon të mbështesë rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, standardizimin, inovacionin