Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Grupi OTP hyn në tregjet Balltike, duke zgjeruar praninë e tij në 14 vende dhe duke rritur asetet totale me mbi 10%, ndërsa pjesa e operacioneve brenda eurozonës do të arrijë në 50%.

OTP Bank ka nënshkruar një marrëveshje me një konsorcium fondesh private të menaxhuara nga Blackstone dhe DNB Bank, për të blerë Luminor, grupin e tretë më të madh bankar në rajonin Balltik.

Gjatë viteve të fundit, Luminor ka forcuar ndjeshëm modelin e biznesit, ka rritur bazën e klientëve dhe ka avancuar digjitalizimin e modelit operativ – duke konsoliduar rolin e saj si një bankë universale pan-balltike që operon në Estoni, Letoni dhe Lituani.

OTP Bank do të mbështesë më tej rritjen e Luminor duke u bazuar në pikat e forta ekzistuese, pozicionin në treg dhe marrëdhëniet me klientët. Si një investitor strategjik që tashmë i shërben mbi 17.5 milionë klientë, Grupi OTP synon të vendosë një prani afatgjatë në rajonin Balltik dhe, përmes Luminor, të kontribuojë aktivisht në shëndetin financiar të klientëve në tregjet kryesore.

Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ndërkombëtar të Grupit OTP. Përmes blerjes së Luminor, OTP forcon më tej pozicionin e tij si një grup bankar lider në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke hyrë në tregje të reja rritjeje në rajonin Balltik. Si rezultat i këtij transaksioni, asetet totale të Grupit OTP do të rriten me rreth 13%, ndërsa pjesa e operacioneve në eurozonë brenda portofolit të kredive neto të Grupit do të ngrihet nga 42% aktualisht në 50%.

Z. Péter Csányi, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank, komentoi: “Blerja e Luminor nuk është thjesht një zgjerim gjeografik; ajo përfaqëson një hyrje strategjike në një rajon të zhvilluar, të qëndrueshëm dhe me potencial të madh rritjeje. Si një nga grupet bankare kryesore në Evropën Qendrore dhe Lindore, Grupi OTP ka treguar gjatë dekadave aftësinë për të krijuar vlerë në tregje të reja. Ne investojmë kapital, likuiditet dhe ekspertizë teknologjike në bankat e blera dhe aplikojmë një qasje pronësie afatgjatë. Duke u bazuar në pozicionin e fortë të Luminor në treg, synimi ynë është të forcojmë më tej rolin e bankës në shtetet balltike dhe të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit financiar, aktivitetit të kreditimit dhe inovacionit financiar të rajonit.”

Wojciech Sass, Drejtor i Përgjithshëm i Luminor, tha: “Ky transaksion është një hap i rëndësishëm në zhvillimin tonë. Si Luminor ashtu edhe OTP ndajnë një angazhim të qartë ndaj klientëve, krijimin e vlerave afatgjata dhe financimit të ekonomisë reale të tregjeve tona. Si pjesë e OTP, Luminor do të ketë mbështetjen e një grupi bankar ndërkombëtar me përvojë dhe me prani të fortë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Dua të falënderoj punonjësit e Luminor për kontributin e tyre në zhvillimin e bankës dhe përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur klientët tanë dhe ekonomitë e vendeve Balltike.”

Përfundimi i transaksionit do të konsiderohet i tillë pas marrjes së miratimeve të nevojshme rregullatore.

Ekofin Media
Ekofin Media
aksionet blerje luminor otp group
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter