Author: gazetar_1
Shqipëria po hyn në një fazë të fortë rritjeje të turizmit në vitin 2026, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Vendi nuk shihet më si një cep i pazbuluar i Evropës, por si një destinacion që po shndërrohet në një konkurrent serioz në tregun turistik të Mesdheut. Vizitorët ndërkombëtarë po vijnë në shifra më të mëdhenj se kurrë më parë. Ata tërhiqen nga bukuria natyrore, kultura e pasur dhe kostot e përballueshme të udhëtimit. Bizneset turistike po zgjerohen me shpejtësi në të gjithë vendin. Shqipëria po pozicionohet si një destinacion modern, por njëkohësisht autentik. Ky transformim po ndryshon mënyrën se…
Qeveria shqiptare ka miratuar një paketë të gjerë ndryshimesh në rregulloren për të huajt, duke synuar uljen e burokracisë, rritjen e transparencës dhe përafrimin me standardet europiane në administrimin e migracionit dhe tregut të punës. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një qasje të re më të thjeshtëzuar dhe më funksionale për të huajt që hyjnë, qëndrojnë apo punojnë në Shqipëri. Në thelb të reformës qëndron dixhitalizimi i procedurave, ku një pjesë e madhe e aplikimeve do të kryhen online përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Autoritetet përgjegjëse për kufirin dhe migracionin do të kenë afate më të shkurtra verifikimi, duke…
Vodafone Albania është vlerësuar edhe për vitin 2026 nga Umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri, si në telefoninë celulare ashtu edhe në atë fikse. Ky është një certifikim i përvitshëm tashmë për Vodafone Albania, i bazuar në testime të pavarura dhe në përvojën reale të përdoruesve në terren. Gjatë një interviste në emisionin Wake Up, Ornela Kosho, Drejtuese e ekipit të Cilësisë së Rrjetit në Vodafone Albania dhe Gentian Bajraktari, Drejtor i Rrjetit në Vodafone Albania, shpjeguan se ky vlerësim lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si funksionon rrjeti në përdorimin e përditshëm. Sipas tyre, ajo që për përdoruesin duket…
Pas zjarrit që përfshiu një pallat pranë kompleksit të banimit në zonën e QSUT-së, duke lënë rreth 70 familje në qiell të hapur, ka reaguar Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, duke e cilësuar ngjarjen si një alarm serioz për rreziqet që kërcënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Shoqata thekson se raste të tilla, fatkeqësisht, nuk janë të rralla dhe nënvizon rëndësinë e sigurimit të pronës si një ndër instrumentet kryesore për mbrojtjen financiare të familjeve dhe bizneseve. Në reagimin e saj, Shoqata ka kundërshtuar edhe deklaratat e bëra nga ekspertë, të cilat sipas saj krijojnë perceptimin e gabuar se sigurimi…
Mungesa e theksuar e krahut të punës po kthehet në një nga sfidat më serioze për ekonominë shqiptare, duke goditur veçanërisht sektorët e turizmit, mikpritjes dhe shërbimeve. Emigracioni i lartë i viteve të fundit, i shoqëruar me rënien e numrit të të rinjve në tregun vendas, ka krijuar boshllëqe të mëdha në fuqinë punëtore, të cilat bizneset po i ndjejnë gjithnjë e më shumë në sezonet me kërkesë të lartë. Në këtë kontekst, Shqipëria po orienton politikat drejt hapjes ndaj punëtorëve të huaj si një zgjidhje e domosdoshme për të përballuar krizën. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për të hapur rreth…
Një skeme e mirëmenduar mashtruese ishte ajo e ngritur nga Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoni Hitaj, ku përmes disa call center në Tiranë, kanë përfituar shuma të majme duke mashtruar qytetarë të huaj. Pjesë e të akuzuarve janë edhe Aida Vokli dhe Ledion Cenaj, por këta të dy konsiderohen sipas prokurorisë me rrezikshmëri të ulët, pasi roli kryesor në këtë skemë të madhe mashtrime të të huajve, e kanë emrat e sipërpërmendur. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duket se hetimet kanë nisur pas një denoncimi…
Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi vendi ka dorëzuar dokumentet e nevojshme në Komisionin Evropian dhe ka ratifikuar marrëveshjet e lidhura me këtë plan. “Plani për Rritje Ekonomike ofron mundësi konkrete për përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në dhe për afrim më të madh të ekonomisë së Kosovës me tregun e përbashkët të BE-së. Përmes kësaj përkrahje, BE-ja synon t’i ndihmojë Kosovës të forcojë sundimin e ligjit, të avancimin e tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, si dhe të nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike”, tha shefja në detyrë e…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi sot inaugurimin e ekspozitës “Creatio Ex Ordine” me punimet e katër zyrtarëve të Policisë së Shtetit, në hapësirën më të re kushtuar artit dhe kulturës në kryeqytet, “PUBLIK Galeri”, një ambient i transformuar nga një pasuri e përfituar nga aktivitetet e paligjshme në një qendër arti dhe kulture në shërbim të qytetarëve. Ky projekt përfaqëson një qasje të re në administrimin e pasurive të konfiskuara, duke i kthyer ato nga asete pasive në burime aktive vlere për komunitetin, në funksion të zhvillimit social dhe kulturor. Në ceremoni morën…
Transporti urban dhe ndërqytetas do të rikthehet në normalitet, pas një marrëveshjeje mes Shoqatës së Transportit dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe pushtetit vendor. Përfaqësuesit e shoqatës bëjnë me dije se pas takimit me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, është rënë dakord për vijimin normal të shërbimit, ndërsa është diskutuar edhe për një subvencion të mundshëm për litër karburant, vlera e të cilit mbetet ende për t’u përcaktuar. “Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion…
Numri i turistëve që vizituan Shqipërinë arriti në 12,4 milionë në vitin 2025, pothuajse duke u dyfishuar krahasuar me vitin 2019 dhe duke e vendosur vendin si destinacionin mesdhetar me rritjen më të shpejtë në Evropën Jugore, me çmime që mbeten më të ulëta se destinacionet rivale tradicionale, shkruan Preeti Gunjan në një artikull të botuar në faqen e udhëtimeve “Nomad Lawyer”. – Rritja e shpejtë e Shqipërisë: Kampionia e re e turizmit në Evropën Jugore Shqipëria është shndërruar në destinacionin mesdhetar me rritjen më të shpejtë në Evropën Jugore, duke tërhequr 12,4 milionë turistë ndërkombëtarë në vitin 2025 —…
