Author: gazetar_1

Në një kohë kur vendet e Ballkanit po konkurrojnë gjithnjë e më fort për tërheqjen e kapitalit ndërkombëtar përmes lehtësive fiskale dhe politikave mbështetëse, Shqipëria po përpiqet të ripozicionohet me një ofertë më të diversifikuar dhe dinamike. Ky ishte mesazhi kryesor i Drejtoreshës Ekzekutive, Laura Saro, gjatë fjalës së saj në Samitin e Diasporës, në panelin “Diaspora Partner në biznes dhe inovacion”. Saro theksoi se diaspora shqiptare mbetet një aset i pashfrytëzuar plotësisht, me potencial të shumëfishtë për ekonominë e vendit. Sipas saj, roli i saj nuk kufizohet vetëm në investime financiare, por shtrihet edhe në transferimin e njohurive, krijimin…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se me investimet e saj, diaspora mund të bëhet aktor ndryshimi në territor. Gjatë punimeve të Samitit IV të Diasporës në Tiranë, Demo u shpreh se marrëdhënia me diasporën nuk mund të perceptohet thjesht dhe vetëm duke u bazuar te remitancat por mbi të gjitha tashmë diaspora mund të luajë një rol shumë aktiv sidomos në zbulimin e territorit. Duke u ndalur te roli që luan diaspora në zhvillimin ekonomik, Demo theksoi se Shqipëria sot përcjell mundësi të jashtëzakonshme në çdo cep të saj. “Aktualisht kemi një bum turistik.…

Read More

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po hyn në një fazë të re zhvillimi. Ritmi i ndërtimit është rritur, investimet në pronë po zgjerohen përtej Tiranës drejt destinacioneve të reja urbane dhe turistike, ndërsa pritshmëritë për cilësinë e projekteve po bëhen gjithnjë e më të larta. Në këtë realitet të ri, pyetja nuk është më vetëm sa ndërtohet, por çfarë vlere krijohet nga ajo që ndërtohet. Pikërisht mbi këtë pyetje rikthehet në Tiranë Konferenca “Vlera e Pronës II”, e cila do të zhvillohet më 28 prill në orën 10:00 në Hotel Mak Tirana. Eventi synon të mbledhë së bashku disa…

Read More

Faqja e njohur e udhëtimeve Booking.com pësoi një sulm kibernetik, në të cilin hakerat vodhën informacionin e klientëve, duke përfshirë detajet e rezervimit. PcMag e raportoi këtë të dielën, më 12 prill 2026. Disa përdorues raportuan se morën email-e nga Booking.com duke i paralajmëruar ata se “palë të treta të paautorizuara mund të kenë aksesuar informacione të caktuara të rezervimit të lidhura me rezervimin tuaj”. “Kohët e fundit kemi vënë re aktivitet të dyshimtë që prek disa rezervime dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprime për të kontrolluar problemin”, shkroi faqja. “Bazuar në hetimin tonë deri më sot, informacioni i aksesuar mund…

Read More

Nga nesër flota e autobusëve të shërbimit publik do të reduktohet me 40%. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mosmarrjen e masave nga qeveria për subvencionim. Njoftimi i plotë: Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin e transportit publik. Kështu konstatojmë se:…

Read More

Bordi rrit sërish çmimet e karburanteve në vend, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës. Sipas vendimit të datës 14 prill 2026, çmimi tavan i naftës (gazoil) për konsumatorët është përcaktuar në 215 lekë/litër, ndërsa benzina në 178 lekë/litër. Krahasuar me vendimin e mëparshëm, kjo përfaqëson një rritje të lehtë, duke ndërprerë trendin zbritës të ditëve të fundit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, nga ora 15:00 e së njëjtës ditë, dhe do të mbetet në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit. Një element i rëndësishëm në këtë vendimmarrje lidhet edhe me zbatimin e Aktit…

Read More

Në kuadër të panelit “Diaspora partner në biznes dhe inovacion”, që u zhvillua gjatë Samiti i IV të Diasporës, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të rritjes ekonomike. Ajo u shpreh se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje prej 3.5 deri në 4% në vitet e fundit, e shoqëruar me rritje të vazhdueshme të investimeve që po nxisin zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Sipas saj, një vlerë e shtuar e këtij procesi vjen nga investimet e diasporës dhe shqiptarëve që sjellin eksperiencën e tyre nga jashtë, ndërsa theksoi rëndësinë e një…

Read More

Në përpjekje për të konsumuar ushqime më të sigurta dhe më të pastra, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mënyra efektive për të larguar pesticidet nga frutat dhe perimet. Sipas disa studimeve, një metodë e thjeshtë dhe e përballueshme që mund të bëjë diferencën është përdorimi i sodës së bukës. Ekspertët kanë zbuluar se zhytja e frutave në një solucion me sodë buke mund të ndihmojë në shpërbërjen e mbetjeve të pesticideve në sipërfaqe, më mirë sesa shpëlarja vetëm me ujë apo edhe përdorimi i uthullës. Kjo ndodh sepse soda e bukës ka veti që ndihmojnë në prishjen e…

Read More

Mbipesha mbetet një kërcënim i fshehtë për zemrën, edhe kur analizat rezultojnë normale. Rreziqet për sëmundje të rënda rriten ndjeshëm me kalimin e viteve, veçanërisht tek gratë. Mbipesha rrit deri në 60% rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Shumë më i lartë paraqitet veçanërisht insuficienca kardiake, përkatësisht me 63% për meshkujt dhe 69% për femrat. Ky është konkluzioni i një studimi mbi 157 mijë persona në një hark kohor prej 13 vitesh, te Imperial College i Londrës, një ndër universitetet më prestigjioze në botë në kuadër të punëve kërkimore. Sipas ekipit të punës, koncepti mbi metabolizmin e shëndetshëm,…

Read More

Tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) e mbyllën vitin 2025 me rritje dyshifrore të aktiveve. Sipas raportit vjetor, totali i aktiveve në këto tregje arriti në 149 miliardë lekë, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2024. Ky zhvillim reflekton një dinamikë pozitive në disa segmente kryesore, veçanërisht në sigurime, fondet e investimeve dhe pensionet private. Tregu i sigurimeve vijoi të përmirësojë treguesit financiarë, duke shënuar rritje si në aktive ashtu edhe në volum aktiviteti. Aktivet u zgjeruan me rreth 6.38 miliardë lekë, ose 11.2% në bazë vjetore, ndërsa provigjonet teknike u rritën me 9.5%,…

Read More