Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët, ku foli për ndryshimet e pritshme në skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre në vitet në vijim. Ai theksoi se për një periudhë të gjatë, ndërhyrja kryesore ka qenë vetëm indeksimi i pensioneve, duke nënvizuar se kjo nuk përbën një rritje të mirëfilltë. Sipas tij, kufizimet ekonomike kanë qenë pengesa kryesore për rritjen e pensioneve, por tashmë situata ekonomike ka krijuar mundësinë për ndryshime konkrete, duke paralajmëruar rritje të pensioneve duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, si dhe reforma të mëtejshme në mbështetje të pensionistëve dhe kategorive në nevojë.…
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar pak ditë më parë Rregulloren “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, një akt i rëndësishëm nënligjor në zbatim të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Në vijim të këtij zhvillimi, AKEP organizoi një takim informues me operatorët e komunikimeve elektronike, me qëllim prezantimin e rregullores së re dhe diskutimin e aspekteve praktike të zbatimit të saj. Ky takim synoi të informojë operatorët mbi kërkesat, detyrimet dhe procedurat e reja rregullatore, si dhe të nxisë një dialog të hapur mbi zbatimin efektiv të këtij kuadri të…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se po punohet që brenda vitit 2026 të formalizohet një qasje më e strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ka një qasje të re nga qeveria për të ndërtuar një program kombëtar, sidomos për zonat turistike. “Synohet të ofrohet një transport urban më cilësor dhe patjetër për të garantuar në të njëjtën kohë lëvizshmëri më të lehtë për turistët”, tha ai. Demo solli në vëmendje nismën e qeverisë për sa i përket mbështetjes së…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan katër akte që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një deklarate për mediet theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare. Ai tha se kjo pjesëmarrje kthehet në një pasuri për Shqipërinë, duke sjellë njohuritë dhe eksperiencën nga operacionet komplekse ndërkombëtare. “Dy prej akteve që miratuan lidhen me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare. Pjesëmarrja e personelit tonë atje tregon…
Drejtoria e Asistencës Online dhe Trajtimit të të Dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka përballuar një volum të lartë kërkesash dhe komunikimi me bizneset gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025, janë trajtuar 19 488 emaile të mbërritura përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Paralelisht, përmes linjës telefonike janë asistuar 12 374 subjekte, të cilat kanë marrë informacion mbi procedurat e aplikimit në portalin e-Albania, dokumentacionin e nevojshëm si dhe ecurinë e aplikimeve. Ndërkohë, shërbimet online kanë njohur gjithashtu një përdorim të gjerë. Janë dhënë 3 971 përgjigje përmes shërbimit “Chat”, ndërsa…
Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, në deklaratën e tij përpara mediave sot në 10 prill, prezantoi projektin “Porta e Alpeve” në qarkun e Shkodrës. Karakaçi bëri me dije se ky projekt ka si synim, që të rehabilitojë sheshet urbane, të rikonstruktojë bulevardet, si dhe të bëhen më shumë investime në infastrukturën e qarkut Shkodër. Sipas ministrit, investimi prej 100 milionë euro do të bëjë të mundur që në gjithë qarkun e Shkodrës, turizmi të zhvillohet gjatë gjithë vitit, duke u shprehur se po ashtu do të ketë infastrukturë të duhur, për të lidhur detin me malin. Ministri Enea Karakaçi: Sot në…
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 64.6 milionë lekë nga 49.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 31%, duke reflektuar një performancë të përmirësuar dhe të qëndrueshme financiare. Analiza mujore tregon një trend të qartë rritës përgjatë gjithë periudhës janar–mars 2026, krahasuar me të njëjtët muaj të një viti më parë. Veçanërisht, muaji mars ka shënuar nivelin më të lartë të të ardhurave, duke konsoliduar tendencën pozitive. Ky rezultat është arritur si…
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli dhe për çmimin e naftës ku ditën e djeshme u ul me 10 lekë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës. Ibrahimaj tha se rritje të çmimeve kanë pësuar dhe frutat ndërsa perimet akoma më shumë ndërsa shtoi se po bëhet monitorim i tregut me bazë ditore. Ajo tha se qeveria do të subvencionojë ato kategori që nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve. “Dje bëmë një ulje domethënës të çmimit të naftës. Në bazë ditore ne monitorojmë çmimet dhe çdo ditë me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë janë…
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri me dije miratimin e projektligjin për përjashtimin nga tatimet në vend, të atyre rezidentëve në Shqipëri që gjenerojnë të ardhura nga vende të tjera. Ndërkohë nga lehtësirat fiskale të përfitojë dhe kategoria e të verbërve. “Parashikon që të gjitha ata që rezidentë tatimorë në Shqipëri, që gjerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, këto të ardhura, janë të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky është një ndryshim që shkon në linjë me tërheqjen e atyre pensionistëve që kanë dalë në pension në vende të tjera dhe kthehen në Shqipëri. Kemi bërë dhe…
Ministria shqiptare e Infrastrukturës i ka dhënë firmës konsulente Planet me seli në Greqi dhe kompanisë irlandeze konsulente të telekomunikacionit dhe infrastrukturës dixhitale Novegen një kontratë prej 719,880 eurosh për shërbime këshillimi në përafrimin e kuadrit të lidhjes dixhitale të vendit me rregullat e BE-së, tregoi një njoftim në Fletoren Zyrtare të BE-së. Kontrata parashikon hartimin e akteve nënligjore, hartimin e masave sipas rregullores 5G të BE-së për rrjete të sigurta dhe elastike, dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e Planit Kombëtar të Internetit me bandë të gjerë, i cili synon lidhjen 5G në fusha kyçe, sipas njoftimit të publikuar…
