Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është  kantier i madh transformimesh që e fton diasporën për pjesëmarrje në investime, në inovacion dhe në jetën akademike e ndërtimin e së ardhmes. Në sesionin e hapjes së samitit IV të Diasporës, Rama nënvizoi rolin e patjetërsueshëm të diasporës në zhvillimin e vendit. “Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori, por jeton kudo ku shqiptarët mbajnë gjuhën, kujtesën dhe ndjenjën e pakthyeshme të përkatësisë të tyre kombëtare. Ka pasur një kohë jo shumë të largët kur shqiptarët iknin nga atdheu duke marrë me vete guximin e atij që nuk ka gjë për…

Read More

Mijëra udhëtarë jo të BE po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane, si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES) të Bashkimi Evropian. Sistemi i ri kërkon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës gjatë hyrjes dhe daljes. Radhë të gjata dhe vonesa u raportuan në fundjavë në disa nga aeroportet kryesore, përfshirë Gjenevën, Lisbonën dhe Maltën, ndërsa probleme u shfaqën edhe në Bruksel dhe Holandë. Sipas raportimeve, situata vazhdoi…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bllokadë që ua pamundëson anijeve hyrjen dhe daljen prej porteve iraniane. Sipas tij, bllokada do të funksionalizohet më 13 prill, në orën 10:00, sipas kohës lindore. Duke e bërë të ditur lajmin për bllokadë, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, ka thënë se bllokada do të vlejë ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”, dhe kështu ato nuk do të mund të hyjnë dhe as të dalin prej porteve iraniane dhe brigjeve…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe qytetarët që përdorin transportin rrugor ndërkufitar. Sipas këtij njoftimi, duke u bazuar në informacionet e marra nga autoritetet doganore të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të gjatë periudhës 14–16 prill 2026 pritet të zhvillohet një grevë nga transportuesit në këto vende. Si pasojë e kësaj greve, parashikohet një bllokim i përkohshëm i lëvizjes në pikat doganore dhe në akset rrugore kryesore që lidhin këto shtete me vendet fqinje. Në mënyrë të veçantë, kufizimet do të prekin mjetet e tonazhit të rëndë,…

Read More

Vitet e fundit udhëtimet në mbarë botën nuk po planifikohen më bazuar vetëm tek guidat turistike, por edhe nga përvojat reale të ndara në rrjetet sociale. Njerëzit kanë prirjen të udhëtojnë e të prekin nga afër vende dhe destinacione që i shohin shpesh në rrjetet sociale, sidomos kur ato rekomandohen nga udhëtarë me eksperiencë apo njerëz të famshëm. Shqipëria sapo u rizbulua nga të huajt pak vite më parë fitoi popullaritet në rrjetet sociale, në faqet e udhëtimeve apo në blogje personale të atyre që e vizituan “rastësisht” por që u mahnitën dhe nuk reshtin së rekomanduari “vendin e shqiponjave”…

Read More

“Më 12 prill, saktësisht 23 vite pas referendumit që solli Hungarinë në BE, duam të konfirmojmë atë zgjedhje: që shtëpia e Hungarisë është Europa”, kështu këmbëngulte Péter Magyar në fund të një fushate të shënuar nga përgjimet e lidhjeve mes Budapestit dhe Kremlinit. Mes duartrokitjeve të forta, thirrjeve dhe dritave të telefonave, turma i fali një orë vonesë. Magyar foli nga Gy?r, një qytet 120 km në veriperëndim të kryeqytetit, që është kthyer në një nga skenat kryesore të përplasjes së tij me kryeministrin, i cili pikërisht këtu javën e kaluar humbi qetësinë kur u kundërshtua. Në mes të nëntorit, dy…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër aksion, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”. Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor. Për këtë arsye, AKU ka marrë një sërë masash të menjëhershme administrative: Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për…

Read More

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit (IPQ) ka reaguar publikisht ndaj deklarimeve të bëra në Kuvend për sektorin e përpunimit të qumështit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të dëmshme për industrinë dhe besimin e konsumatorit. Në një letër zyrtare, IPQ thekson se pretendimet se fabrikat kanë refuzuar qumështin në dëm të blegtorëve janë të pabazuara dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore. Sipas shoqatës, refuzimi i qumështit që nuk plotëson standardet – përfshirë rastet me përmbajtje aflatoksine, nivel të lartë qelizash somatike apo mbetje antibiotikësh – nuk është zgjedhje e industrisë, por një…

Read More

Licencimi i rreth 700 stomatologëve në Shqipëri vitin e fundit (prill 2025-prill 2026) është bërë me një vulë të paligjshme. Një hetim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka arritur në konkluzionin se vula që aktualisht përdoret nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi, është nxjerrë nga strukturat e Policisë së Shtetit në kundërshtim me procedurat ligjore (ligjin e vitit 1993 dhe një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i vitit 2023). Por çfarë ka ndodhur?! Situata duket shumë e paqartë. Historia nis në vitin 2023. Në nëntor të atij viti, kreu i atëhershëm i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll…

Read More

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit të kaluar. Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se pas një rritjeje të lehtë në 3.85% në janar, treguesi u korrigjua sërish në muajin pasardhës, duke ruajtur kështu një nivel të ulët dhe nën pragun 4%. Lëvizja e dy muajve të parë të vitit tregon se cilësia e portofolit të kredisë mbetet e qëndrueshme, edhe pse ritmi i përmirësimit nuk është linear nga muaji në muaj. Në dhjetor 2025, raporti i…

Read More