Author: gazetar_1
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, ka vënë theksin te roli gjithnjë e më strategjik i diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe në procesin e integrimit evropian të vendit, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Diasporës Shqiptare. Në panelin “Diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, Ahmetaj e cilësoi diasporën si një burim të dyfishtë vlere për ekonominë: kapital njerëzor dhe financiar. Sipas saj, remitancat vijojnë të jenë një ndër shtyllat kryesore të mbështetjes për ekonominë shqiptare, duke kontribuar jo vetëm në të ardhurat e familjeve, por edhe në stabilitetin makroekonomik…
Projektligji i hedhur në konsultim publik për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” synon të krijojë mekanizma të rinj për financimin e projekteve në këtë fushë. Një nga risitë e draftit është krijimi dhe detajimi i funksionimit të Fondit Kombëtar të Mjedisit, i cili synon të kthehet në instrumentin kryesor financiar për zbatimin e politikave mjedisore në vend. Ky fond parashikohet të krijohet si një fond publik i dedikuar, i vendosur pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe i administruar sipas rregullave që do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Burimet e financimit të këtij fondi janë të shumëllojshme dhe…
Shoqëria “Arlis Ndërtim” ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë të zjarrit që përfshiu pallatin e ndërtuar prej saj në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë, duke shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe duke marrë përsipër rindërtimin e plotë të dëmeve të shkaktuara në fasadë dhe në apartamentet e dëmtuara. Në deklaratën për shtyp të datës 15 prill 2026, kompania shpreh mbështetjen e saj për familjet e prekura nga ngjarja, ndërsa thekson se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa asnjë shtesë katesh apo devijim nga projekti i aprovuar,…
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale. Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë: • “OLT-FLOR” shpk – në…
Qeveria e Spanjës ka miratuar plane për t’u dhënë status ligjor 500 mijë migrantëve pa dokumente, duke u lejuar atyre të integrohen zyrtarisht në fuqinë punëtore. Kryeministri Pedro Sánchez e përshkroi vendimin e qeverisë së tij si “një akt drejtësie” dhe një domosdoshmëri për Spanjën. Në një letër drejtuar spanjollëve të postuar në mediat sociale, Sánchez, një socialist, tha se legalizimi masiv synonte “të pranonte realitetin e gati gjysmë milioni njerëzve që tashmë janë pjesë e jetës sonë të përditshme”. Partia Popullore (PP) e opozitës konservatore të Spanjës është zotuar të përpiqet të bllokojë legalizimin, i cili tha se shpërblen…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të pakohshme, për import të deleve dhe dhive nga I gjithë territori i Shqipërisë. Bëhet e ditur se deri tek vendimi erdhi pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës. “Thërrasim për vëmendje Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje…
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vend. Me çmimet e reja që futen në orën 13:30, nafta do të shitet me 207 lekë për litër, nga 215 që ishte çmimi dje. Ndërkohë benzina do të shitet me 174 lekë për litër, nga 178 që ishte dje. Bordi i Transparencës në datë 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195…
Ndërsa turizmi në Shqipëri po rritet, gjithnjë e më shumë vizitorë tërhiqen nga çmimet e përballueshme dhe bregdeti ende i paprekur, shkruan faqja e njohur turistike Travel and Tour (TTW). Megjithatë, me rritjen e popullaritetit, shqetësimet globale për sigurinë po ndikojnë në udhëtimet e miliona turistëve në Lindjen e Mesme, duke i këshilluar turistët të jenë të kujdesshëm për shkak të rreziqeve gjeopolitike Pavarësisht këtyre sfidave, tërheqja e pa-komercializuar e Shqipërisë dhe qytetet e saj bregdetare mahnitëse vazhdojnë ta bëjnë Ksamilin, Dhërmiun dhe Himarën ndër destinacionet më të kërkuara dhe unike në Mesdhe. Shqipëria sipas Departamenti Amerikan të Shtetit, mbetet…
Kryeministri Edi Rama reagoi pas zjarrit të rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, duke garantuar se godina do të rindërtohet plotësisht nga vetë kompania ndërtuese. Ai theksoi se, pavarësisht të dhënave paraprake që nuk lidhin shkakun e zjarrit me ndërtimin, qytetarët e dëmtuar nuk do të lihen vetëm përballë pasojave. Rama nënvizoi gjithashtu se barra financiare nuk mund t’u kalojë taksapaguesve, duke e cilësuar rastin si një shembull të qartë për rëndësinë e sigurimit të banesave. Ndërkohë, ai shprehu mirënjohje për zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen që mundësoi shpëtimin e jetëve të rrezikuara. Postimi…
Sektori i transportit publik në Shqipëri ka hyrë në një situatë të rënduar, ndërsa paralajmërimi i operatorëve për masa drastike është materializuar sot, duke sjellë pasoja të menjëhershme për qytetarët. Një ditë pas njoftimit zyrtar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, shërbimi është reduktuar me 40% të flotës, ashtu siç ishte paralajmëruar. Si pasojë, raportohet se në Tiranë janë regjistruar vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione. Dhjetëra qytetarë janë detyruar të presin për periudha të gjata për të siguruar transportin në stacione, ndërsa shumë prej tyre kanë pasur vështirësi…
