Author: gazetar_1

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të interesit nga turistë vendas dhe të huaj. Kështu, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 shihet rritje me 81% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2023. Prej tyre, 39,338 vizituan muzetë kombëtarë dhe 53,580 vizituan parqet arkeologjike, kalatë dhe monumente të tjera. Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër me 16,309 vizitorë kryeson për nga vizitueshmëria ndërsa qendra e veriut shihet edhe si portë hyrëse drejt Alpeve Shqiptare dhe mbledh gjithnjë e më shumë turistë. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,…

Read More

Nisma për zhvillimin e gjelbër, ka një jetëgjatësi afro 20 vjeçare. Ajo ka përfshirë më shumë se 100 shtete, duke u përshfaqur si një platformë e plotë që nga viti 2012 e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit. Ekspertë të njohur të mjedisit dhe ekonomisë Prof. Dr. Romeo Hanxhari, ekspert i mjedisit Alis Mustafa, menaxhere projekti në “Partner Albania“, Dr Lorenc Gordani, këshillues ligjor për investimet në energjetikë dhe infrastructure dhe Ardian Cani, drejtor i projekteve për energjinë e pastër fotovoltaike në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), sjellin opinionet e tyre për ecurinë e kësaj nisme. “Ujëra të…

Read More

Administrata doganore rezulton institucioni me impaktin më të lartë negativ në financat publike, duke u renditur e para në listën e institucioneve që kanë shkaktuar dëmin më të madh ekonomik për buxhetin e shtetit. Sipas auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të reflektuara në raportin vjetor 2025, dëmi në formën e të ardhurave të munguara nga Doganat vlerësohet në mbi 5.3 miliardë lekë, si rezultat i një sërë mangësish strukturore në administrimin dhe kontrollin e procedurave doganore. Në thelb të këtij dështimi qëndron mosrealizimi i të ardhurave kryesore fiskale, veçanërisht nga TVSH-ja në import, akciza, renta minerare dhe…

Read More

Tregu i komunikimeve elektronike në Shqipëri po hyn në një fazë transformimi të qartë, ku interneti po dominon gjithnjë e më shumë, ndërsa shërbimet tradicionale si telefonia dhe SMS-të po bien me ritme të ndjeshme. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e katërt 2025 tregojnë një zhvendosje të fortë të konsumit drejt të dhënave (data), në një treg që po maturohet dhe po ndryshon sjellje. Në total, përdorimi i internetit celular vijon të rritet me ritme të larta, ndërsa treguesit e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve kanë hyrë në trajektore…

Read More

Taksat mbi naftën sjellin qindra milionë euro çdo vit në arkën e shtetit, duke u kthyer ndër burimet kryesore të të ardhurave. Shifrat e siguruara nga Report Tv tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar nga akciza e taksa e qarkullimit janë mbledhur në total 700 milionë euro. Akciza që ka ndikimin më të madh në çmimin që paguajmë për çdo litër naftë, i ka sjellë buxhetit të shtetit 2.6 miliardë euro në 6 vite. Taksat kanë një peshë të rëndësishme në strukturën e çmimit të naftës. Prej një muaji, ekspertë, politikanë, shoqata e fermerë i kërkojnë qeverisë të ulë…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj po zhvillojnë këtë të enjte, më 9 prill, një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, ku gjithashtu u prezantua edhe një projekt i ri zhvillimi në kryeqytet. Duke u ndalur në fushën e ndërtimit, kryeministri gjatë fjalës së tij, kritikoi opozitën që sipas tij po hedh baltë mbi këtë sektor, që sipas tij po transformon vendin. “Në Shqipëri sjell shumë të mira, por nga ana tjetër për fattë keq si çdo gjë në këtë vend që sulmohet kur shfaqet me sukses, që goditet kur shfaqet si ndryshim,…

Read More

Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi është ulur me 10 lekë për litër. Ndërkohë, bordi ka njoftuar se duke qenë se çmimi zbriti nën 220 lekë, akciza do të zbatohet e plotë dhe nuk do të ketë reduktim 20% të saj. Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes…

Read More

“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar. Fondi i pensioneve do të fillojë të marrë formë dhe të garantojë qoftë ata që investojnë te fondi, por edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Por cilat…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka marrë në shqyrtim një projektligj të ri që synon të transformojë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset identifikohen dhe ndërveprojnë me shërbimet publike dhe private në epokën digjitale. Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital” vendos bazat ligjore për krijimin e një infrastrukture moderne, të sigurt dhe të ndërveprueshme në nivel kombëtar dhe evropian. Në thelb, nisma synon të garantojë një nivel të lartë sigurie në përdorimin e identifikimit elektronik, duke lehtësuar aksesin në shërbime online për individët dhe subjektet juridike. Ligji është i përafruar plotësisht me kuadrin e Bashkimit Evropian,…

Read More

Rreth 550 kulla të identifikuara në zona të ndryshme të vendit do t’i nënshtrohen procesit të formalizimit, duke u pajisur me tituj pronësie për të garantuar siguri juridike për qytetarët dhe për të nxitur ruajtjen e kësaj pasurie të vyer kulturore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se, procesi synon zgjidhjen përfundimtare të problematikave të pronësisë për këto objekte karakteristike, të cilat prej vitesh kanë funksionuar në kushte informaliteti, duke penguar investimet dhe restaurimin e tyre. Pajisja me dokumentacion të rregullt ligjor pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillim, veçanërisht në fushën e turizmit kulturor dhe agroturizmit. Kullat,…

Read More