Author: gazetar_1

Hapja e bazës në Rinas dhe shndërrimi i Shqipërisë në një nga bazat kyçe të operacioneve të saj, e ka nxitur kompaninë e njohur low cost Ryanair të sjellë në Tiranë agjencinë e saj të rekrutimit. Warsaw Aviation spólka z ograniczona odpowiedzialnoscia, kompania polake e cila bën ekskluzivisht rekrutimet e stafit për Ryanair regjistroi degën e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit pak ditë më parë. Burime thanë për Kapitalin se kompania do të rekrutojë masivisht staf për Ryanair në Shqipëri. Kompania irlandeze e fluturimit ka njoftuar se do të punësojë rreth 3 mijë vetë nga Shqipëria gjatë 3-4 viteve…

Read More

Shqipëria ka hyrë sot në një fazë të re të kontrollit të investimeve të huaja direkte, pas hyrjes në fuqi të rregullores që përcakton procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve që lidhen ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike, mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me të dhëna kritike, informacionet e ndjeshme dhe lirinë e medias. Akti ngre për herë të parë një mekanizëm të dedikuar shtetëror, i cili i jep qeverisë të drejtën të filtrojë, kushtëzojë apo edhe të ndalojë investime të caktuara, kur vlerësohet se ato mund të cenojnë sigurinë kombëtare ose rendin publik. Rregullorja krijon…

Read More

Sistemi energjetik në Shqipëri ka regjistruar një rritje të kërkesës dhe një përmirësim të ndjeshëm të prodhimit gjatë muajit shkurt 2026, duke reflektuar një situatë më të favorshme hidrike krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ngarkesa totale në sistem arriti në 700 GWh në shkurt 2026, nga 676.1 GWh në shkurt 2025, duke shënuar një rritje prej rreth 3.5% në terma vjetorë. Ndërkohë, krahasuar me shkurtin 2024, ku kërkesa ishte 636 GWh, rritja rezulton edhe më e fortë, duke konfirmuar një trend në rritje të konsumit të energjisë në vend.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë, më 7 prill, në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Sipas tij, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik, përmes portalit Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive. “Më vjen mirë që ne hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në sektorin publik”, tha Rama. Sipas kryeministrit, platforma për punësimin në sektorin publik do të sjellë“më…

Read More

Tenderi për Portin e Ri tregtar në Porto Romano zyrtarisht është anulluar. Njoftimi është shpallur në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Sipas Autoritetit Portual Durrës, tenderi u anulua pasi “në procedurat me faza nuk u dorëzua asnjë kërkesë e përshtatshme”.  Në garë ishte vetëm kompani Achirodon. Tenderi për këtë projekt, 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë. “Më 9 mars 2026, në orën 14:00, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë aksesuar llogaritë e tyre në sistemin elektronik të APP-së, në përputhje me parashikimet e procedurës së prokurimit, dhe kanë konstatuar se nuk është paraqitur asnjë…

Read More

Një studim i madh shkencor me mbi 2 milionë fëmijë në Kanada ka zbuluar një lidhje të fortë mes ndotjes së ajrit dhe rritjes së rrezikut për autizëm, duke identifikuar për herë të parë disa ndotës specifikë si faktorë të mundshëm nxitës. Sipas kërkimit të publikuar në revistën prestigjioze “The Lancet Planetary Health”, gratë shtatzëna që jetojnë në zona me nivele të larta të grimcave si sulfate dhe amonium kanë 12% deri në 15% më shumë gjasa që fëmijët e tyre të diagnostikohen me çrregullime të spektrit autik deri në moshën 5-vjeçare. Studiuesit theksojnë se këto grimca të imta në…

Read More

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë mbledhur përpara Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026. Ministri Andis Salla sapo ka mbërritur dhe ka kërkuar të zgjedhin një përfaqësi prej 10 personash për të zhvilluar një takim me të dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj.  Disa nga pankartat e tyre mbajnë thirrje si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit”, “Bojkotoni firmat serbe” etj. Ankesa kryesore është në raport me skemën kombëtare të bujqësisë. “Skema nuk na mbështet, kostot janë të larta. Skema 2026 nuk ishte ajo që u diskutua me ne. Të na subvencionohet nafta. Të…

Read More

Më 10 prill 2026, Bashkimi Evropian do të vendosë në funksion të plotë sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES), duke sjellë ndryshime të mëdha për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së dhe zonës Shengen. Ky sistem digjital do të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime elektronike të hyrjeve, daljeve dhe refuzimeve të hyrjes. Do të bëhet regjistrim biometrik ku do të fotografohet fytyra dhe gjurmët e gishtërinjve do të merren në kufi. Informacioni ruhet për tre vite, duke lehtësuar udhëtimet e ardhshme. Nëse dikush refuzon të japë të dhënat biometrike nuk do të lejohet të hyjë. Fëmijët nën 12 vjeç…

Read More

Pasi Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të jetë 224 lekë për litër, ka reaguar Konfindustria. Me anë të një reagimi publik, Konfindustria shprehet se ekzekutivi duhet që të rishikojë në mënyrë të plotë politikën fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve. “Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%”, thuhet në njoftim. Konfindustria ngre alarmin se situata aktuale krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 e në vazhdim. Masat që duhen ndërmarrë janë: ulja…

Read More

Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, vendi ynë, gjatë muajit mars, mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59,598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë. “Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurt dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor. Nga natyra te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës”, u shpreh ministri…

Read More