Author: gazetar_1

Një eksperte turizmi ka zbuluar një destinacion të ri turistik, jo shumë larg Britanisë së Madhe, i cili është i përballueshëm, nuk kërkon të bëni një udhëtim të gjatë, por që ofron përvoja të paharrueshme, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Turistët britanikë – të cilët janë në kërkim të alternativave që ofrojnë pushime verore me buxhet të kufizuar – po heqin dorë nga destinacionet e shtrenjta dhe po zgjedhin vendpushime më të përballueshme. Helen Rolph, një eksperte e udhëtimit në “Quotezone”, ka zbuluar një vend më afër se Maldivet – që ofron…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ulur më tej akcizat e karburanteve me katër denarë për naftën dhe për dy denarë për litër benzini. Përveç kësaj, sot u arrit një marrëveshje edhe me Rafinerinë OKTA, që deri në fund të prillit të vazhdojë zbritjen që e ofron për këto derivate. Me këtë dhe me ruajtjen e masës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18% në 10% për derivatet e naftës, Maqedonia e Veriut ka mbajtu nën kohtroll për momentin rritjen e çmimit.  “Kur gjithçka kjo të mblidhet dhe të analizohet, atëherë arrijmë te një çmim që për…

Read More

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit. Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit…

Read More

Tregu i sigurimeve në muajt e parë të vitit 2026 ka shfaqur një tendencë krejt të re, ku dinamika e dëmeve po tejkalon ndjeshëm ritmet e rritjes së të ardhurave. Të dhënat e AMF për periudhën janar–shkurt 2026 tregojnë qartë se segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës – që mbetet dominues në treg – po përballet me një përshpejtim të fortë të pagesave të dëmeve, ndërkohë që primet po rriten me ritme më të moderuara. Sipas tabelave zyrtare të tregut, primet e shkruara bruto për sigurimet e Jo-Jetës arritën në rreth 3.56 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit…

Read More

Riti tradicional i përgatitjes së ballakumes, ëmbëlsirës ikonë të trevës së Elbasanit, është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. Kjo njohje vlerëson rëndësinë e saj si një simbol autentik i identitetit dhe traditës kulinare shqiptare, i lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës. Familjet elbasanase kanë ruajtur me përkushtim recetën origjinale dhe pajisjet tradicionale qindravjeçare të gatimit, duke ruajtur kështu një trashëgimi që mbartet brez pas brezi. “E kemi ruajtur siç e kanë lënë të parët tanë, me enët tradicionale si kusia, luga druri dhe sofra. Kusia ime është 250 vjeçare dhe e ruaj me fanatizëm si trashëgimi nga…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope. Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare. Ndaj subjektit është vendosur një gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës. Po ashtu është vendosur një gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve. Në njoftimin e AKU-së thuhet se “kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”. Më herët, Autoriteti…

Read More

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës. Gjatë intervistës, kandidatët do të paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme. Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit. Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative…

Read More

Kryeministri Edi Rama informoi sot se në fillim të muajit maj do të nisë edhe zbatimi i programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të vërë në dispozicion të ndërmarrjeve të vogla e të mesme intrumenta të reja garancie financiare. Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri informoi se ky program bazohet te bashkëpunimi mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë. “Qeveria shqiptare do të bëjë së shpejti të disponueshëm për të gjithë të interesuarit: programi ‘Dyfisho Ndërmarrjen Tënde’. Një program i bazuar te bashkëpunimi mes qeverisë së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për…

Read More

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq. Pashka katolike shënohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si periudha e Kreshmës. Java e Shenjtë që paraprin ditën e Pashkës, përfshin disa nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik. Ajo nis me të Dielën e Palmave, që përkujton hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem dhe vazhdon…

Read More

Pesë ministra të financave të BE-së, nga Italia, Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Austria, i kërkuan Komisionit Europian një masë për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive të energjisë, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ministrat theksuan se konflikti në Gjirin Persik ka shkaktuar një barrë ekonomike të konsiderueshme për qytetarët evropianë dhe se një veprim i përbashkët do të mundësonte financimin e masave mbështetëse për konsumatorët dhe përmbajtjen e inflacionit, pa rënduar buxhetet publike. Tensionet midis Izraelit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër kanë çuar…

Read More