Author: gazetar_1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes së presidentit të ri, Osmani detyrën ia dorëzon sot kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00. “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me çështjen e…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka zbuluar dhe bllokuar në ambientet e një magazine të subjektit “Merja” një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara bimësh të thata, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketë, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën dhe përbërjen e tyre. Për këto shkelje, trupa inspektuese ka marrë masën e menjëhershme të bllokimit të produkteve në ambientet e magazinës. Ndërkohë, subjektit i është vendosur gjobë prej 200,000 lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte sistemi i vetkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi. Për këtë…

Read More

Për dekada me radhë, kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë ka qenë një vijë që ndante dy botë të ndryshme, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Në prill të vitit 2026, kjo vijë është shndërruar zyrtarisht në një urë. Në një hap historik që pritet të riformësojë turizmin në Evropën Juglindore, Federata e Shoqatave Helenike të Agjencive Turistike dhe të Udhëtimit dhe Unioni i Turizmit Shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Athinë. Marrëveshja, e lidhur edhe me kontributin e Rrahman Kasës, kryetari i Unionit Turistik, Ceo & themelues i “Happy Tours Group”, hap rrugën për paketa të përbashkëta turistike dhe…

Read More

Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar të premten projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore, të cilat duhet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim para se të bëhen ligje. Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i fuqizuar këto dy ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar. Projektligji për çmimet tavan, i njohur si projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, vjen po ashtu në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të…

Read More

Në një sallë të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, ku zakonisht rrëfehen histori përmes muzikës dhe skenës, këtë herë u tregua një histori tjetër, ajo e së vërtetës. Më 1 prill, Faktoje, me mbështetjen e GIZ dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta mblodhi gazetarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve dhe për të ndarë Çmimet Kombëtare “Fatos Baxhaku”. Një datë e zgjedhur për t’iu kundërvënë simbolikisht 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave. “E vërteta nuk është gjithmonë e lehtë për t’u gjetur, por kur gjendet ka fuqi dhe…

Read More

Rritja e kredisë për individët po vijon të mbetet në nivele të larta, por sinjalet e para të ngadalësimit janë bërë tashmë të dukshme, veçanërisht në muajt e fundit të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kreditimi për këtë segment u rrit me rreth 18.9% në tremujorin e katërt, për t’u ngadalësuar më tej në 17.8% në muajin janar, duke reflektuar një ndryshim të lehtë të trajektores pas një periudhe rritjeje shumë të shpejtë. Në thelb të këtij ngadalësimi qëndron kredia për blerje banese, e cila përbën rreth 66% të portofolit…

Read More

Kuvendi votoi sot në seancë plenare propozimin e Këshillit të Ministrave për zgjedhjen e znj. Diana Dervishi në postin e anëtares së Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Znj. Dervishi mori 74 vota pro nga deputetët e mazhorancës. Znj. Dervishi ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucionet rregullatore. Ajo ka mbajtur funksione të rëndësishme si Sekretare e Përgjithshme në Autoritetin e Konkurrencës, si edhe është angazhuar më tej si këshilltare pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Përvoja e saj përfshin gjithashtu anëtarësinë në bordet drejtuese të disa shoqërive publike strategjike, si Posta Shqiptare,…

Read More

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të rëndësishëm në procesin e kontrollit të sigurisë. Kjo teknologji lejon kontrollin e bagazheve pa qenë e nevojshme të hiqen sendet nga çanta, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas për pasagjerët. Investimi synon të përmirësojë eksperiencën e udhëtimit, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke garantuar standarde të larta sigurie. Këta skanerë të avancuar u mundësojnë pasagjerëve të mbajnë pajisjet elektronike brenda bagazheve të tyre, duke eliminuar nevojën për t’i nxjerrë gjatë procesit të kontrollit. Ky inovacion…

Read More

Zyrat e këmbimit valutor mbeten në vëmendje të autoriteteve dhe në vitin 2025 ka patur një fokus të shtuar nga Banka e Shqipërisë, në një kohë kur këto subjekte vlerësohen nga institucionet ndërkombëtare si ndër më të ekspozuarat ndaj rrezikut të pastrimit të parave. Në një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash dhe flukse të konsiderueshme valutore nga turizmi, remitancat dhe sektori i pasurive të paluajtshme, mbikëqyrja e këtij segmenti është kthyer në një prioritet të qartë për Bankën Qëndrore. Të dhënat e raportit vjetor tregojnë për një ndërhyrje të fortë në këtë treg: gjatë vitit janë licencuar…

Read More

Në fillim të vitit 2025, Banka e Shqipërisë aktivizoi Programin e Financimit për Biznesin Mikro, të Vogël dhe të Mesëm (PFBVM). Me një fond total prej 25 miliardë lekësh, programi synon të ulë koston e kredisë, të rrisë aksesin në financim dhe të nxisë investimet në segmentin që përbën shtyllën e ekonomisë shqiptare. Në praktikë, skema funksionon përmes një mekanizmi të ndërmjetëm: Banka e Shqipërisë furnizon bankat tregtare me likuiditet afatgjatë me kosto shumë të ulët, vetëm 0.5% në vit, ndërsa këto të fundit e kanalizojnë financimin drejt bizneseve për kredi investimi. Për të garantuar efektin në ekonomi reale, është…

Read More