Author: gazetar_1

Stoku i detyrimeve tatimore të papaguara në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përkeqësim të disiplinës fiskale, por edhe sfida të vazhdueshme në mbledhjen e borxhit të akumuluar ndër vite. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, detyrimet e papaguara në afat arritën në 194.4 miliardë lekë në fund të vitit 2025, ose mbi 2 miliardë euro, nga 162.5 miliardë lekë në fillim të vitit, duke regjistruar një rritje neto prej 31.9 miliardë lekësh, ose rreth 19.6%. Krahasuar me vitin paraardhës, stoku është zgjeruar me rreth 24.6 miliardë lekë, duke sinjalizuar një trend në…

Read More

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Tarifat aktuale të energjisë elektrike do të mbesin në fuqi gjatë muajit prill, ndërsa tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj”, tha Fejzullahu për Radion Evropa e Lirë. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe përcaktimin vjetor të tarifave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht shpallen më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Tre operatorët energjetikë…

Read More

Rritja e ndërgjegjësimit dhe aksesit në kanalet e komunikimit me administratën tatimore ka sjellë një rritje të fortë të ankesave nga bizneset dhe individët gjatë vitit 2025. Sipas raportit zyrtar të Drejtorisë së Avokatit të Tatimpaguesit, numri i kërkesave dhe ankesave të trajtuara arriti në 298 raste, duke u katërfishuar krahasuar me një vit më parë. Ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me promovimin e rolit të Avokatit të Tatimpaguesit dhe përfshirjen e mesazheve informuese në sistemin “e-filing”, çka solli një fluks të lartë kërkesash, veçanërisht në muajt e parë të vitit. Vetëm për një periudhë njëmujore, u regjistrua një rritje e…

Read More

Administrata Tatimore ka bërë një tjetër thirrje publike për tatimpaguesit që të përmbushin në kohë detyrimin për dorëzimin e deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025, teksa afati përfundimtar, i unifikuar për herë të parë, mbyllet më 31 mars 2026. Sipas të dhënave zyrtare, deri në këtë datë janë dorëzuar në total 276,906 deklarata, të shpërndara sipas kategorive kryesore të tatimpaguesve. Konkretisht, 102,840 deklarata i përkasin të ardhurave nga biznesi (TAPB), 28,812 deklarata janë dorëzuar nga subjektet për tatimin mbi të ardhurat e korporatave (TAK), ndërsa pjesën më të madhe e zënë individët me 145,254 deklarata për të ardhurat personale (DIVA).…

Read More

Qeveria shqiptare miratoi dje me vendim të Këshillit të Ministrave, skemën kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, duke synuar mbështetjen e investimeve bujqësore në të gjithë vendin. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat, tha sot se skema është ndërtuar pas një procesi të gjerë konsultimi me fermerët në të gjithë territorin. “Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, kemi pasur një dëgjesë me ta, 23 takime në 12 qarqe të Shqipërisë dhe kemi vendosur së bashku me stafin se kush janë pikat, për…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në seminarin e nivelit të lartë të zhvilluar në Ambasadën Britanike në Tiranë, i fokusuar në sigurinë ekonomike, investimet dhe prokurimin publik, me pjesëmarrjen e ekspertëve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Pjesëmarrja e OBP-së në këtë aktivitet përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë për rolin dhe besueshmërinë e ndërtuar nga institucioni në menaxhimin e procedurave të prokurimit publik, përfshirë edhe ato me fonde ndërkombëtare. Ky bashkëpunim konfirmon se prokurimi publik sot nuk është më thjesht një funksion administrativ, por një instrument i rëndësishëm për garantimin e sigurisë ekonomike, menaxhimin e risqeve në…

Read More

Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndjeshëm ndërhyrjet në tregun valutor gjatë vitit 2025, duke blerë në total 1.027 miliardë euro, një shifër rekord që reflekton përpjekjet për të menaxhuar presionet mbi kursin e këmbimit, por ndërkohë duke forcuar më tej edhe rezervat valutore. Nga kjo shumë, 297.9 milionë euro janë blerë përmes ankandeve të planifikuara, ndërsa 729.1 milionë euro janë ndërhyrje jashtë radhe, të diktuara nga nevoja për të frenuar zhvlerësimin e euros dhe për të stabilizuar tregun. Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2025, Banka e Shqipërisë zhvilloi pesë ankande për blerjen e valutës, ku u përthithën 67.6…

Read More

Pas rritjes së fortë në fillim të vitit, kursimet e shqiptarëve shfaqin shenjat e para të një ftohjeje të lehtë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave që përfshihen në paranë e gjerë arriti në rreth 1.50 trilionë lekë në fund të muajit shkurt. Në krahasim me muajin janar, vërehet një rënie e lehtë prej rreth 5.1 miliardë lekësh. Ky zhvillim sugjeron një normalizim të situatës pas rritjes së fortë të fillimvitit, duke pasqyruar ndoshta një rikthim të konsumit apo përdorimit të kursimeve nga familjet dhe bizneset. Ku po i mbajnë shqiptarët paratë e tyre?…

Read More

Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 946.8 miliardë lekë në Shkurt të vitit 2026, me një rritje të konsiderueshme prej 11.6%, krahasuar me Shkurtin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.8%, krahasuar me Janarin e po të njëjtit vit. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 98 miliardë lekësh. Në të njëjtën kohë, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit shkurt arriti në 30.3 miliardë lekë, nga 28.7 miliardë lekë në të njëjtin muaj të…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, paraqitën një panoramë e negociatave me Bashkimin Europian. Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në. Ndër të tjera Dhuka shtoi se në vitin 2026 planifikohet të mbyllen deri në 16 kapituj për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria ka marrë deri më tani mbështetjen e BE-së, por deri në 2027, edhe deri në fund të dekadës ka shumë punë për t’u bërë. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian. Nga Shqipëria presin me…

Read More