Author: gazetar_1
Sistemi financiar shqiptar e mbylli gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 në një trajektore të qëndrueshme, me tregues që konfirmojnë forcimin e mëtejshëm të sektorit bankar dhe rezistencën ndaj goditjeve të mundshme. Ky është përfundimi kryesor i Raportit të Stabilitetit Financiar të miratuar nga Banka e Shqipërisë, i cili vlerëson në mënyrë periodike rreziqet dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Dokumenti shoqërohet me Deklaratën e Stabilitetit Financiar, një detyrim ligjor që synon transparencë dhe komunikim të qartë me tregun. Në planin e zhvillimeve konkrete, sektori bankar ka shënuar përshpejtim të aktivitetit gjatë kësaj periudhe, i mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave dhe…
OTP Bank Albania inauguroi në datën 30 mars një tjetër degë të realizuar sipas standardit të ri të OTP Group, duke shënuar një hap tjetër drejt transformimit të rrjetit të saj fizik në Shqipëri. Me një pozicionim në zemër të Tiranës, në godinën DownTown 1 inaugurimi i kësaj dege konfirmon vijimësinë e një qasje të re, ku degët e bankës nuk konceptohen më thjesht si një pikë shërbimi, por si një hapësirë më funksionale, më mikpritëse dhe të përshtatur me mënyrën si klientët ndërveprojnë sot me bankën. Ky zhvillim vjen në një moment kur sektori bankar po evoluon me ritme…
Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, sot (e mërkurë, 1 prill) çeli zyrtarisht bazën me 4 avionë (investim 400 milionë USD) në TIA. Në sezonin veror 2026 Ryanair do të operojë 44 destinacione dhe do të realizojë një rritje rekord të trafikut me 50%, duke arritur në 4 milionë pasagjerë në Tiranë. Ky zhvillim është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave mbështetëse të Qeverise Shqiptare dhe të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat e inkurajuan Ryanair të hapë 21 linja të reja këtë verë. Hapja e bazes krijon mbi 3,000 vende pune, përfshirë 120 vende të…
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka prezantuar një sërë vendimesh të reja të miratuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat synojnë modernizimin e administratës, forcimin e procesit të integrimit europian dhe mbështetjen e biznesit vendas. Ministrja Delina Ibrahimaj bëri të ditur se në një afat të shkurtër dhe afatmesëm synohet eliminimi i plotë i dokumenteve shkresore, duke kaluar drejt një administrate plotësisht të digjitalizuar. “Në një kohë afatmesme, por të shkurtër do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore. Akti i dytë që u miratua lidhet po ashtu me procesin e integrimit europian, ne përmbyllim të gjitha pikat e aktit 30.”…
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar një hua sovrane prej €22.5 milionësh me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kompaninë shtetërore shqiptare të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, për të financuar ndërtimin e një nënstacioni të ri nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës. Investimi do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të kryeqytetit, në mbështetje të zbatimit të Planit të Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit të BERZH-it për Qytetet e Gjelbra. GCAP-i i Tiranës u miratua në vitin…
Shoqata e Transportit ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj lidhur me kërkesat e tyre për subvencionim të naftës ose në të kundërt do të reduktonin me 30% flotën e autobusëve. Sipas shoqatës, do të riaktivizohet VKM e vitit 2022 që parashikon kompensimin me 100 lekë/litër karburant për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe kompensim taksash. VKM e 2022: 1. Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: mars, prill, maj 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën:…
Është publikuar lista e plotë me NIPT-et e bizneseve që përfitojnë kompensim nga rritja e pagës minimale në shkallë vendi. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e rritjes së pagës minimale. Sipas saj, kjo masë synon të lehtësojë kostot shtesë për punëdhënësit që kanë punonjës me paga të ulëta, pas vendimit për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë duke filluar nga janari 2026. Kompensimi do të përfitohet për punonjësit që në shtator të…
Ndërsa miliona evropianë përgatiten për fundjavën e Pashkëve, një studim i ri i kompanisë Samsung tregon se hapësirat publike në Europë janë bërë “ekrane të përbashkët”: 56% e njerëzve thonë se aksidentalisht kanë parë telefonin e një personi të panjohur, duke përmendur transportin publik si vendin ku ka më shumë gjasa të vërejnë ekranin e dikujt tjetër (57%). Afërsisht një në katër europianë (24%) pranon se ka parë telefonin e dikujt tjetër nga kurioziteti, duke u ekspozuar ndaj një game të gjerë të dhënash personale, nga fotografitë personale te të dhënat bankare. Samsung Electronics, në kuadër të prezantimit të smartfonit…
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 0.6 pikë në mars, duke mbetur rreth 8 pikë mbi mesataren historike, një nivel që sugjeron një klimë përgjithësisht pozitive në ekonomi. Megjithatë, kjo rritje nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Ajo është mbështetur pothuajse tërësisht nga sektori i tregtisë, ndërsa sektorët e tjerë kanë dhënë kontribute negative, duke krijuar një panoramë të fragmentuar të besimit ekonomik. Një element që bie në sy në të gjithë sektorët është rritja e pritjeve për çmimet në të ardhmen. Nga industria te ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, bizneset raportojnë pritje më të larta për…
Tatimet kanë vendosur 376 penalitete me vlerë totale 18.84 milionë lekë gjatë vitit 2025, në kuadër të trajtimit të denoncimeve, kontrolleve në terren dhe verifikimeve për shkelje të legjislacionit tatimor. Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e gjobave lidhet me mallra pa faturë, mosdeklarim punonjësish, moslëshim fature apo autofature, si edhe shkelje të lidhura me fiskalizimin. Krahas penaliteteve monetare, administrata tatimore ka ndërmarrë edhe masa të tjera ndëshkuese, përfshirë 31 raste bllokimi aktiviteti dhe sekuestrimin e 38 njësive kompjuterike në 18 subjekte. Gjatë vitit 2025 janë kryer në total 2,317 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 2,215…
