Author: gazetar_1
Nga Ilir Ciko Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e luftës në Iran ka sjellë një barrë të drejtpërdrejtë shtesë për të gjithë konsumatorët shqiptarë. Por përtej këtij efekti krejt të pritshëm gjatë një krizë energjetike, ekziston edhe një përfitues i heshtur: buxheti i shtetit. Nga një mesatare prej rreth 165 lekë/litër gjatë vitit të kaluar, çmimi i naftës në vend ka arritur në 215–218 lekë/litër. Për shkak të TVSH-së së zbatuar mbi çmimin final, në kushtet e konsumit të pandryshuar, çdo rritje çmimi në treg automatikisht sjell rritje të të ardhurave buxhetore të vjela nga TVSH…
NGA AKADEMIK. PROF. ANASTAS ANGJELI Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesisht nga zhvillimet e lufta në Iran. Kjo u nduk qartë gjatë javës që lamë pas (21–28 mars 2026), ku Ngushtica e Hormuzit mbeti “pika e nxehtë” që diktoi lëvizjet e tregjeve globale. Pas sulmeve ajrore të 28 shkurtit, situata në këtë korridor jetik, ku kalon rreth 20% e naftës botërore, u përshkallëzua në një krizë të hapur furnizimi. ÇFARË NDODHI JAVËN E KALUAR? Referuar raportimeve dhe analizave të ndikimit, të bëra nga prestigjiozet “Financial Times”, “Bloomberg” dhe IEA, bazuar në tre faktorë kryesorë që kushtëzuan tregjet, ja…
Dubai, i njohur si qytet luksoz për të pasurit dhe të famshmit, po përballet sot me një krizë sigurie. Raketa iraniane dhe sulme me dronë kanë goditur aeroporte, hotele dhe impiante nafte, duke vrarë tre persona, e duke e privuar tashmë parajsën e miliaderëve nga statusi i çimentuar sidomos vitet e fundit. Sot, të pasurit po shpenzojnë qindra mijëra dollarë për t`u larguar prej andej shkruajnë mediat e huaja. Një familje turke, sipas NDTV World ka paguar deri në 200,000 dollarë për t`u larguar drejt Gjenevës nëpërmjet Omanit pas zjarrit që shpërtheu kur mbeturinat e një rakete goditën hotelin pranë…
Edicioni i dytë i “Matchmaker” ka konfirmuar tashmë statusin e një tradite të re në promovimin e investimeve në Shqipëri. Një vit pas nisjes së këtij formati, ngjarja ekonomike ka tërhequr një audiencë më të specializuar dhe të strukturuar sipas sektorëve prioritarë të ekonomisë. Në një prononcim për Tv Klan, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), znj. Laura Saro, vlerësoi se këtë vit fokusi ishte më i qartë, ndërsa platforma e dedikuar lehtësoi ndjeshëm procesin e lidhjes së bizneseve shqiptare me investitorë të huaj. “Këtë herë u mblodh një audiencë më e gjerë nga 37 shtete.…
Këtë të shtunë, në rrjetet sociale ishte thirrur një protestë për rritjen e çmimit të naftës, e cila aktualisht është 224 lekë për litër. Protesta ishte lajmëruar para Kryeministrisë, ndërkohë që kanë qenë të paktë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes. Para godinës së kryeministrisë në shesh ishin të pranishëm, jo më shumë se 10 persona. Ditën e djeshme, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që është aktivizuar dhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%. Pikat e tregtimit me shumicë ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e operimeve të dy destinacioneve të reja nga Ryanair, që lidhin Tiranën me Liverpool dhe Dublin, duke zgjeruar më tej rrjetin në rritje të destinacioneve të aeroportit. Të dyja linjat do të operohen dy herë në javë, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lidhje të përmirësuara me qytete të rëndësishme evropiane. Çelja e këtyre dy destinacioneve u shënua me evente të dedikuara në aeroport, ku morën pjesë përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të Ryanair dhe pasagjerë, duke festuar këtë moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ajrore dhe…
Emigracioni masiv dhe ndryshimet demografike po kthehen në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formësojnë ekonominë shqiptare në afatgjatë. Sipas Raportit Vjetor 2025 të Banks së Shqipërisë, rreth 40% e fuqisë punëtore shqiptare ka emigruar jashtë vendit – një nivel që e vendos Shqipërinë ndër vendet më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni. Ky realitet po krijon presione të drejtpërdrejta në tregun e punës, duke ndikuar jo vetëm në pagat dhe ofertën e fuqisë punëtore, por edhe në vetë hapësirën e politikës monetare. Në analizën e bankës qendrore, evidentohet se në afatshkurtër tregu i punës ndikohet kryesisht nga goditjet…
Nga Fatima Gorezi Kur lexoj titujt e ditës dhe dëgjoj analizat e tregjeve, shoh gjithmonë të njëjtën gjë: fokusin e ngushtë te çmimi i naftës. “Sa do të ngrihet çmimi për fuçi? Sa do të ndikojë në faturën e importit?” Po e vërteta është që lufta është më tepër sesa një llogaritje e thjeshtë në bursë. Si dikush që ka kaluar vite duke ndjekur nga afër peisazhin e klimës së biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, e di që kjo është vetëm sipërfaqja. Lufta është shumë më tepër sesa kriza e naftës. Është një goditje e thellë në pasigurinë ekonomike, në…
Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorës, SPAK ka dyshime të forta se është shkelja e barazisë në tender dhe se kompania fituese është paracaktuar. SPAK ka thirrur anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ka marrë të pandehurit e parë, ndërsa akuzat përfshijnë shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të një kompanie të caktuar, informon gazetarja Klodiana Lala. “Hetimi gati 1 vjeçar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, i cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.…
Vetëm në 48 orët e para pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt, mbi 5.000 fluturime u anuluan në rajon, sipas të dhënave të platformës FlightAware. Kjo ishte një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror botëror që nga pandemia e COVID-19. Pas fillimit të konfliktit, kompanitë e mëdha ajrore pezulluan fluturimet drejt Lindjes së Mesme, ndërsa shtete si Irani, Izraeli, Iraku dhe Katari mbyllën tërësisht hapësirën e tyre ajrore. Në javët që pasuan, një pjesë e madhe e hapësirës ajrore të Lindjes së Mesme mbeti e mbyllur ose nën kufizime të rrepta. Rrethanat e…
