Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Alarmi i BSH: “40% e fuqisë punëtore ka emigruar”, risqet me të cilat përballet tregu i punës në Shqipëri

13:12 - Prill 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Emigracioni masiv dhe ndryshimet demografike po kthehen në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formësojnë ekonominë shqiptare në afatgjatë. Sipas Raportit Vjetor 2025 të Banks së Shqipërisë, rreth 40% e fuqisë punëtore shqiptare ka emigruar jashtë vendit – një nivel që e vendos Shqipërinë ndër vendet më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni. Ky realitet po krijon presione të drejtpërdrejta në tregun e punës, duke ndikuar jo vetëm në pagat dhe ofertën e fuqisë punëtore, por edhe në vetë hapësirën e politikës monetare.

Në analizën e bankës qendrore, evidentohet se në afatshkurtër tregu i punës ndikohet kryesisht nga goditjet e kërkesës, pra nga ciklet ekonomike dhe nevojat e biznesit. Por në afatgjatë, janë faktorët demografikë – si emigracioni dhe plakja e popullsisë – ata që përcaktojnë drejtimin e tregut. Tkurrja e fuqisë punëtore kufizon ofertën e punës dhe rrit konkurrencën për punonjës, duke ushtruar presion mbi pagat.

Megjithatë, raporti thekson një nuancë të rëndësishme: rritja e ofertës së punës nuk sjell automatikisht presione inflacioniste. Përkundrazi, janë ndryshimet në normën e pjesëmarrjes në tregun e punës – pra përfshirja më e madhe e popullsisë në punë – ato që lidhen më drejtpërdrejt me rritjen e pagave dhe me presionet inflacioniste. Kjo do të thotë se dinamika e brendshme e tregut të punës është po aq e rëndësishme sa edhe emigracioni në përcaktimin e inflacionit.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të studimit lidhet me ndikimin në normën reale të interesit. Sipas modelit makroekonomik të përdorur nga Banka e Shqipërisë, dinamika demografike shpjegon rreth 20% të rënies së normës reale të interesit që nga viti 2001. Kjo është një tregues i qartë se ndryshimet në strukturën e popullsisë nuk janë thjesht çështje sociale, por kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mekanizmat bazë të ekonomisë.

Rënia e normës reale të interesit nënkupton një hapësirë më të kufizuar për politikën monetare. Në një mjedis ku normat janë strukturalisht më të ulëta, banka qendrore ka më pak instrumente për të stimuluar ekonominë në kohë krize apo për të frenuar inflacionin në periudha mbinxehjeje. Pra, emigracioni dhe plakja e popullsisë po reduktojnë gradualisht “hapësirën e manovrës” së politikës monetare.

Në këtë kontekst, sfida për ekonominë shqiptare shkon përtej menaxhimit të cikleve ekonomike. Ajo lidhet me adresimin e faktorëve strukturorë: frenimin e emigracionit, rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimin e produktivitetit. Pa këto ndërhyrje, presionet mbi tregun e punës dhe kufizimet ndaj politikës monetare pritet të intensifikohen në vitet në vijim, duke ndikuar drejtpërdrejt në ritmet e rritjes ekonomike dhe në prosperitetin afatgjatë të vendit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë emigracioni punës raporti rrudh tregun
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter