Author: gazetar_1
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin. Inspektimi është përqendruar veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim. Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, janë kryer riverifikime në 132 objekte ndërtimi. IKMT bën me dije se në 22 raste është konstatuar mungesë reflektimi dhe moszbatim i masave të kërkuara, si dhe mospërputhje me kërkesat ligjore. IKMT ka proceduar këto subjekte në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i cili përcakton ndëshkimin me gjobë, masa…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot publikisht atë që Ekofin.al raportoi pak ditë më parë se procesi për rishikimin e çmimeve të referencës për pronat në rrethe është rikthyer në tavolinë dhe pritet të përfundojë brenda muajit prill 2026. Deklarata e tij gjatë një konference për shtyp përforcon zhvillimet e fundit, ku një grup ndërinstitucional pune është riaktivizuar për të rishikuar metodologjinë dhe për të reflektuar më saktë realitetin e tregut. Sipas Malajt, vonesat në proces lidhen drejtpërdrejt me diferencat e konstatuara mes çmimeve të regjistruara në sistemet zyrtare të kadastrës fiskale dhe atyre që rezultojnë nga verifikimet në…
Dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të administratës tatimore për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj, duke theksuar se gjatë vitit 2025 janë implementuar një sërë shërbimesh që kanë sjellë lehtësira konkrete. Sipas tij, paraplotësimi i deklaratës së TVSH-së ka rritur deklarimet në afat dhe ka kursyer rreth 54 mijë orë pune, ndërsa deklarata e të ardhurave personale (DIVA 2025) ka kursyer rreth 36 mijë orë të tjera. Ndërkohë, dixhitalizimi i vërtetimit të pagës vjetore ka sjellë një kursim prej 1.5 milion orësh për tatimpaguesit. Binaj bëri të ditur…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në konferencë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Ilir Binaj dhe atë të Doganave Besmir Beja, për arritjet e deritanishme dhe objektivat në vijim. “Financat publike nuk janë më thjesht një instrument administrimit, por motor real i zhvillimit ekonomik të vendit. Kemi një sistem që lufton informalitetin dhe po punojmë për të përafruar kuadrin tonë me kërkesat e BE-së”, deklaroi ministri. Sa i përket të ardhurave, tha se kanë arritur nivele historike, duke nënvizuar rritjen e ndërgjegjësismit fiskal. “Në vetëm dy vite, janë mbi 1 miliard euro të ardhura shtesë që planifikojmë dhe që përkthehen…
Kryeministri Edi Rama, në një takim informues mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, u ndal te ndikimi që ka ky proces në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Sipas kryeministrit, “institucionet e drejtësisë tanimë kanë kaluar një fazë tjetër pasi kanë pavarësinë që nuk e kanë pasur kurrë”. Ndërkohë, Rama theksoi se “me procesin e konsolidimit duhet të rrisin profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të tyre”. Sipas tij, “ky proces siguron luftën kundër korrupsionit jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin mes institucionit të drejtësisë dhe fenomenit të korrupsionit. “Por si luftë që zhvillohet edhe në frontin…
Flota e mjeteve elektrike në vend po vijon të rritet me ritme të shpejta, duke dhënë shenja të qarta të orientimit gjithnjë e më të madh drejt transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë gjatë periudhës janar – shkurt 2026, janë regjistruar për herë të parë 1,712 mjete All-Electric. Kjo shifër shënon një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ky trend pozitiv dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i mjeteve elektrike, si ulja e…
Skënder Hita është miratuar nga qeveria si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Hita është një person me karrierë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë. Një ndër këto qarqe është edhe Shkodra, ku Hita ka shërbyer dhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Periudha në këtë detyrë konsiderohet me shumë rëndësi në profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.…
Pas gjashtë përpjekjeve të dështuara dhe një serie ndryshimesh që synonin ta bënin projektin më tërheqës për investitorët privatë, gara për ndërtimin e Kullës së Kadastrës (Lift Tower) është mbyllur sërish pa asnjë ofertë. Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar në heshtje procedurën, pasi edhe pas shtyrjes së afatit nuk u paraqit asnjë ofertë konkurruese. Ky zhvillim vjen vetëm pak javë pasi thirrja u rihap për herë të gjashtë, këtë herë me një ndryshim thelbësor në kriteret bazë: uljen e pjesës takuese për shtetin nga 45% në 40% të sipërfaqes së ndërtimit. Lëvizja u interpretua si një përpjekje e qartë…
Kryeministri Edi Rama në podcastin ‘Flasim’, ka prezantuar një program të ri që po përgatitet nga qeveria, i quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili synon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme të rriten. Programi është menduar për sipërmarrjet që kanë krijuar një bazë, por e kanë të vështirë të bëjnë hapin tjetër për shkak të mungesës së financimit. Qëllimi është t’u jepet mundësi këtyre bizneseve të zgjerojnë aktivitetin dhe të rrisin kapacitetet e tyre. Plani parashikon përdorimin e instrumenteve financiare dhe garancive sovrane, ku shteti do të shërbejë si garant për të lehtësuar aksesin në kredi dhe mbështetje…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë, më 28 mars, disa të dhëna nga raporti ndërkombëtar Bertelsmann Transformation Index 2026 (BTI 2026), ku vlerësohet pozicionimi i Shqipërisë në krye të vendeve të Europës Juglindore në disa tregues kyç. Sipas klasifikimit të publikuar nga Rama, Shqipëria renditet e para në rajon për transformimin politik me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut (me 7.65 pikë) dhe Malin e Zi (me 7.40 pikë). Në këtë tregues, më pas renditen Kosova, Bosnia and Herzegovina si dhe Serbia. Në aspektin e qeverisjes, Shqipëria mban sërish vendin e parë me 6.71 pikë, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera…
