Author: gazetar_1

Kompania aksionere në shumicë e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka reaguar publikisht ndaj akuzave të fundit të publikuara në media, të cilat pretendojnë se investimi po mbështetet nga fonde me origjinë ruse. Në një deklaratë zyrtare, kompania i cilëson këto pretendime si “spekulative, të pabazuara dhe pjesë e një narrative të qëllimshme për të deformuar realitetin”. Sipas reagimit, bëhet fjalë për një rikthim të një teorie të vjetër konspirative, e cila është përdorur edhe më herët në kontekste të ngjashme dhe që, sipas kompanisë, lidhet me tentativa për të cenuar interesat e aksionerit që zotëron 98% të projektit.…

Read More

Ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2025 me një rritje reale prej 3.79%, sipas vlerësimit paraprak të INSTAT, duke konfirmuar një ritëm pozitiv zgjerimi edhe në një vit kur jo të gjithë sektorët ecën në të njëjtën shpejtësi. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit motori i rritjes ka ardhur kryesisht nga ndërtimi, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, si edhe nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ndërsa bujqësia, industria dhe komunikacioni kanë frenuar performancën e përgjithshme të ekonomisë. Leximi i shifrave tregon se rritja e vitit 2025 nuk është më një histori e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të…

Read More

Mungesa e fondeve rrezikon funksionimin normal të analizave laboratorike në QSUT, një nga institucionet kryesore shëndetësore në vend, duke ngritur shqetësime serioze për cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit për pacientët e shtruar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, pranoi publikisht se pas datës 20 të çdo muaji ekziston rreziku real që analizat për pacientët e hospitalizuar të mos mund të kryhen për shkak të mungesës së financimit. Deklarata vjen në një moment kur sistemi shëndetësor publik përballet me presione të vazhdueshme financiare, ndërkohë që kërkesa për shërbime, veçanërisht në qendrën më të madhe spitalore në vend, mbetet e…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim lidhur me ecurinë e çmimeve të karburanteve në treg. Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për vendimin e Bordit në një kohë kur çmimi i naftës arriti në rreth 217 lekë/litër, Demo theksoi se institucioni është aktualisht në proces të analizimit të të dhënave mbi lëvizjet e tregut. “Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka zbuluar vendimet e marra këtë të enjte, më 26 mars, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministrja Sala tha se qeveria ka miratuar sot ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Çmimeve të Barnave. “Me miratimin sot të këshillit të ministrave, për ngritjen dhe mënyrën të komisionit të çmimit të barnave u hodh një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë.”, tha ajo. Sipas ministres, ky hap synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin…

Read More

Qeveria miratoi sot përfshirjen edhe të tre bashkive të tjera, Pukë, Lezhë dhe Bulqizë, në Paketën e Maleve, duke zgjeruar më tej këtë nismë për zhvillimin e zonave malore. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur për mediet pas mbledhjes së qeverisë se tashmë më shumë se gjysma e bashkive në vend janë pjesë e kësaj pakete, duke pasur të miratuara zonat prioritare për zhvillim. Ai informoi se numri i kërkesave të paraqitura nga territori në kuadër të Paketës së Maleve ka arritur në rreth 500, çka tregon interes të lartë nga qytetarët dhe bizneset. Sipas…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në forumin e dytë të biznesit Shqipëri-Japoni, një platformë kyçe për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Forumi mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë dhe të komunitetit të biznesit nga Shqipëria dhe Japonia, duke përfshirë aktorë kyç në nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik dypalësh, ndër të cilët ambasadorja e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Avni Ponari. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se organizimi i forumit për të dytin vit radhazi reflekton një angazhim të qëndrueshëm për…

Read More

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro, ndërkohë shqiptarët shpenzuan jashtë për udhëtime rreth 3.04 miliardë euro. Shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 5.72 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në serinë e bilancit të pagesave. Krahasuar me vitin 2024, kur këto të ardhura ishin 4.99 miliardë euro, rritja është me rreth 731.6 milionë euro, ose 14.7%, duke konfirmuar se turizmi vijon të mbetet një nga burimet më të forta të hyrjes…

Read More

Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të pagesave. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, krahasuar me vitin 2024, kur hyrjet ishin 1.04 miliardë euro, rritja është me 73.69 milionë euro, ose 7.1%. Megjithatë, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar ndjeshëm nga 12.6% që ishte një vit më parë, çka tregon se fluksi vijon të rritet, por jo më me të njëjtën forcë si në 2024. Në plan afatgjatë, tabloja mbetet e fortë. Krahasuar me vitin 2008, kur remitancat ishin 833.31 milionë euro,…

Read More

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijojnë të konfirmojnë zhvendosjen strukturore drejt sektorëve jo-prodhues, ku pasuritë e paluajtshme dominojnë qartësisht portofolin e investimeve për vitin 2025, duke rritur ndjeshëm peshën e tyre në total. Sipas të dhënave të BSH, fluksi total i investimeve direkte (ID-detyrime) arriti në rreth 1.63 miliardë euro në 2025, nga 1.58 miliardë euro në 2024, duke reflektuar një rritje të mëtejshme vjetore, por me ndryshime të forta në përbërjen sektoriale. Në këtë strukturë, aktivitetet e pasurive të paluajtshme (real estate) rezultojnë sektori dominues. Në vitin 2024, ky sektor përthithi rreth 379 milionë euro, ose rreth 24%…

Read More