Author: gazetar_1
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua tw mërkurën me drejtuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Xiaoqing Yu, dhe përfaqësues të tjerë të institucionit, ku në fokus ishin investimet në turizëm dhe trashëgimi kulturore. Ky takim vjen pas një serie diskutimesh teknike mes Ministrisë së Turizmit, Bankës Botërore, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrisë së Financave, me synim sigurimin e një instrumenti financiar për mbështetjen e investimeve strategjike në sektor. Gjatë bisedimeve, Gonxhja bëri me dije se janë diskutuar hapat drejt një marrëveshjeje të re financimi, projektet prioritare si dhe nisja e fazës së…
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë vijuar trendin rritës edhe gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 1.63 miliardë euro, nga 1.58 miliardë euro në vitin 2024. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 3.2% në terma vjetorë, duke konfirmuar një tjetër vit rekord për hyrjet e kapitalit të huaj në ekonomi dhe duke reflektuar një interes të qëndrueshëm të investitorëve për tregun shqiptar. Të dhënat e detajuara të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rritje është mbështetur nga një shpërndarje e gjerë gjeografike e investimeve, por me kontribute të forta nga disa ekonomi kyçe. Holanda rezulton…
Nga Fatos Çoçoli Nesër më 26 mars 2026, zhvillohet në Pallatin e Kongreseve aktiviteti “MatchMaker Albania 2”, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Më shumë se një panair klasik, ai sot përfaqëson një platformë të rëndësishme për lidhjen direkte të biznesit shqiptar me investitorë dhe partnerë të huaj. Në një kohë kur ekonomia globale përballet me pasiguri dhe riorganizim të zinxhirëve të furnizimit, aktivitete të tilla marrin një vlerë strategjike për Shqipërinë dhe ekonominë tonë. Po çfarë është nisma “MatchMaker Albania” e AIDA-s? Ajo përfaqëson një forum ndërkombëtar biznesi, i cili realizon takimet B2B (business-to-business) fizike…
Lotaria amerikane (Diversity Visa) do të rikthehet dhe në vjeshtën e këtij viti dhe qytetarët shqiptarë mund të rinisin me aplikimet, pas pezullimit të tyre në janar. Gjithsej parashikohet të ketë rreth 10 milionë aplikime. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar disa ndryshime të programit ku kërkohet që në formularin elektronik aplikanti të ngarkojë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit. Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit. Zyrtarët mund të verifikojnë pranueshmërinë e aplikantit bazuar në vendin e lindjes dhe mundësinë e lidhjes me…
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë muajit shkurt 2026 mbeten në nivele të larta, por me një rritje pothuajse të papërfillshme krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një stabilizim të flukseve turistike jashtë sezonit veror. Sipas të dhënave të INSTAT, në vend kanë hyrë 516,231 shtetas të huaj, vetëm 0.03% më shumë se në shkurt 2025, një ritëm që tregon se rritja e fortë e viteve të fundit po hyn në një fazë më të qëndrueshme. Struktura e këtyre hyrjeve konfirmon dominimin e tregut rajonal dhe europian. Europa vijon të përbëjë burimin kryesor të turistëve, me…
Detyrat e vogla mund të grumbullohen shpejt. Planifikimi i një udhëtimi me miqtë shpesh nënkupton përdorimin e disa aplikacioneve, kontrollimin e kalendarit për të shmangur përplasjet e orareve, rezervimin e transportit për në aeroport, rihapjen e shënimeve për të parë vendet që dëshironi të vizitoni, ndjekjen e shpenzimeve dhe qëndrimin zgjuar deri vonë për të rregulluar fotografitë para publikimit. Galaxy AI[1] në serinë Galaxy S26 është krijuar për t’i bërë këto momente më të thjeshta. Duke vepruar në mënyrë proaktive në emrin tuaj, ai redukton numrin e hapave të nevojshëm dhe ju ndihmon të kryeni detyrat më shpejt. Është një…
Nga Klodian Tomorri Shqipëria zhytet shpesh në situata të euforisë kolektive. Vite më parë, në qeverinë e Partisë Demokratike, bizneset dhe sekserët u vërsulën masivisht drejt hidrocentraleve, teksa për çdo përrua të vendit mbiu nga një liçencë HEC-i. E gjitha u bë aq komike saqë shumë shpejt liçencat nisën të tregtoheshin si të ishin komoditete burse. Pas hidrocentraleve të rrëkeve u erdhi radha kullave të larta. Edhe këtu grotesku arriti kulmin, teksa vendi më i varfër i Europës u bë punëdhënësi më i madh i arkitektëve në botë dhe projektoi kate kullash më shumë se e gjithë Europa bashkë. Por…
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë nesër një akt normativ që parashikon uljen e përkohshme të akcizës për benzinën dhe naftën, si përgjigje ndaj rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare, të reflektuara në tregun vendas. Sipas Financave, ndërhyrja në ligjin për akcizat synon të mbrojë konsumatorët dhe bizneset nga efektet e drejtpërdrejta të krizës së shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat kanë çuar në një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet globale. Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave ka shpallur edhe situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, duke aktivizuar mekanizma emergjentë ndërhyrjeje.…
Kosova ka shënuar një tjetër vit rekord në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke kaluar për herë të parë pragun e 1 miliard eurove gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, të përpunuara nga Instituti GAP, fluksi i investimeve ka arritur në rreth 1 miliard euro, duke konfirmuar një trend të fortë rritës krahasuar me vitet e mëparshme. Ecuria ndër vite tregon një rritje të qëndrueshme të investimeve, nga rreth 308 milionë euro në vitin 2015, në mbi 840 milionë euro në vitin 2023 dhe rreth 793 milionë euro në 2024, për të kulmuar në nivelin më të lartë…
Nga Nora Kushti * A ju ka pyetur ndonjëherë dikush se ku e shihni veten në vitin 2030? Shumica prej nesh do të ndaleshin. Shumica do të hezitonin. Por Heraldo dhe Sabjan jo. Ata e shohin 2030-ën qartë. Shohin rreshta ullinjsh me ngjyrë argjendi-jeshile nën diellin shqiptar. Shohin shishe me vaj ulliri ekstra të virgjër premium në raftet gourmet në gjithë Evropën. Shohin “Grekan” të shfaqet me krenari në etiketa në Itali, në BE, madje edhe në SHBA. Ata nuk e shohin vetëm të ardhmen. Ata po e ndërtojnë atë. Në zemër të Grekanit, një fshat në bashkinë e Belshit—një…
