Author: gazetar_1

Shqipëria po mirëpret për herë të parë zhvillimin e takimeve të Grupeve të Punës të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA), një aktivitet i rëndësishëm evropian që mbledh ekspertë dhe drejtues të regjistrave të biznesit nga e gjithë Evropa. Takimet zhvillohen në datat 24–25 mars në Tiranë dhe organizohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Ky aktivitet përfshin grupet e punës për të drejtën e shoqërive tregtare, të dhënat e hapura dhe pronarët përfitues, duke trajtuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, digjitalizimin dhe ndërveprueshmërinë e sistemeve të regjistrimit të biznesit në Evropë. Në fjalën e saj, Ministrja e…

Read More

Aktiviteti i akomodimit përmes platformave online vijon të zgjerohet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash për individët dhe bizneset, por edhe në fokus të shtuar të Administratës Tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, në total 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje përmes platformës Airbnb në vend. Vlera totale e rezervimeve ka arritur në 3,816,021,288 lekë, ndërsa komisionet e përfituara nga platforma kanë qenë në nivelin e 167,591,014 lekëve. Këto tregues pasqyrojnë rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së platformave në sektorin e turizmit, ku dhënia me qira…

Read More

Projekti “Dritarja e Vetme Kombëtare për Doganat” ka hyrë në fazën finale, ndërsa pritet miratimi i nismës dhe vënia e saj në zbatim. Drejtori i Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Financave, z. Edmond Ahmeti thekson se nisma ndodhet në fazën përfundimtare të miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe synon ngritjen e një sistemi të unifikuar elektronik, ku doganat dhe autoritetet e tjera publike do të shkëmbejnë në mënyrë të koordinuar dokumentet dhe informacionin për procedurat doganore dhe jodoganore. Sipas tij, ky model modern administrimi do të rrisë transparencën, do të përmirësojë llogaridhënien institucionale dhe do…

Read More

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e vazhdueshëm të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë. S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve të energjisë. Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.7% për vitin 2025 dhe…

Read More

Në një kohë kur shumë qytete dhe vende përballen me protesta kundër turizmit masiv, ka ende destinacione në botë që vazhdojnë të mirëpresin vizitorët me entuziazëm dhe mikpritje, shkruan telegraph.co.uk. Sipas ”The Telegraph”, Shqipëria renditet mes 10 vendeve më mikpritëse krahas disa vendeve të tjera. Një shembull simbolik mbetet Shqipëria e cila po përjeton një rritje të fortë të turizmit vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut. Riviera shqiptare, trashëgimia historike dhe zhvillimet infrastrukturore si aeroporti i ri i Vlorës, pritet të rrisin më tej interesin e turistëve. Rritja e ndjeshme e vizitorëve…

Read More

Viti 2025 u mbyll me një shifër rekord të turistëve të huaj që erdhën në vendin tonë me plot 12.5 milionë. Por ajo që mund të lexohet mes shifrave është se ka një rënie të rimit të rritjes së turistëve të huaj në vendin tonë, duke evidentuar paqëndrueshmërinë si një rrezik për sektorin. Por këtë vit si nga institucionet ashtu dhe operatorët turistikë parashikimet për këtë sezon janë të rezervuara. Ministri i turizmit Blendi Gonxhja, në një intervistë për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, tha se sezoni i dimrit nuk ishte në më të mirën e tij. “Ne patëm një…

Read More

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një deklaratë publike lidhur me rritjen e çmimit të karburantit deri në 217 lekë për litër, një rritje e shpejtë që prej 28 shkurtit, moment i përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, që u ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e operimit. Shoqatat e transportit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse, heqjen e TVSH-së për transportin publik, rishikimin të barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimin e subvencioneve apo mekanizmave kompesues me qëllim vijim e njëjtë të ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve pa ndërhyrë në çmimin aktual të…

Read More

Pensionet shtetërore në Evropë ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin dhe, në shumë raste, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar kostot bazë të jetesës. Sipas një studimi nga kompania e burimeve njerëzore Moorepay, në 20 nga 39 vende evropiane pensionet nuk mbulojnë shpenzimet mujore, duke përjashtuar qiranë. Studimi tregon se përqindja e mbulimit të kostove të jetesës nga pensionet varion nga vetëm 22% në Gjeorgjia deri në 225% në Luksemburgu. Në këtë të fundit, pensioni mesatar arrin rreth 28,790 euro në vit, ndërsa kostot e jetesës janë rreth 12,791 euro, duke krijuar një tepricë të konsiderueshme. Vende të…

Read More

Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu dha privatit në vitin 2015, ndërkohë që fatura e kripur që pagoi shteti ishte rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, shtetarët që firmosën letrat dhe privatët që përfituan këtë shumë për rreth një dekadë, kanë një gjyq të hapur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pas përfundimit të afatit të koncesionit, qeveria vendosi shtetëzimin e këtij shërbimi, duke krijuar edhe një kompani shtetërore, në varësi direkte të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në janar të vitit 2026, ministrja Evis…

Read More

Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej në radhë përballë një dritareje shërbimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të mësuar se padia e tij për pronën ishte rishortuar te një gjyqtar tjetër. “E merr një Nastradin, e lë një Nastradin”, thotë Bulku i nervozuar për zvarritjen gjyqësore. “Kam 35 vjet unë, isha 40 vjeç kur e nisa, jam 75 tani. Këta të gjithë presin që ne të vdesim, pastaj nuk ka më kush i kërkon pronat,” shtoi ai. Si shumë qytetarë…

Read More