Author: gazetar_1
Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje të konsiderueshme, ndërsa investitorët po tërhiqen nga asetet tradicionale të “strehës së sigurt” për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Iran dhe rajonin e Lindjes së Mesme. Çmimi i arit në tregun spot ra me 7.8%, duke zbritur në rreth 4,126 dollarë për ons, ndërsa kontratat futures pësuan një rënie edhe më të thellë, afro 10%, duke arritur nivelin më të ulët për vitin 2026. Në bazë javore, ari ka humbur rreth 10%, performanca më e dobët që nga viti 2011, duke…
Po apo Jo, zgjedhje e prerë. Është një votim pa kuorum, në fakt, ai i referendumit kushtetues për të konfirmuar ose rrëzuar reformën e drejtësisë: nuk ka rëndësi që të marrë pjesë 50% apo më pak e votuesve, konsultimi është gjithsesi i vlefshëm. Pyetja që gjendet në fletën e votimit është, siç ndodh gjithmonë në referendumet, një listë nenesh dhe paragrafësh që pak u thotë shumicës së votuesve, por mund të përkthehet kështu: doni të miratoni apo të refuzoni reformën që ndan karrierat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dyfishon Këshillin e Lartë të Magjistraturës dhe fut një Gjykatë të Lartë disiplinore?…
Hapësira digjitale në Maqedoninë e Veriut, e cila për një kohë të gjatë konsiderohej e parregulluar, hyri në janar të vitit të kaluar në një fazë formalizimi. Në vijim të këtij procesi një ligj i ri i miratuar në korrik 2025 përcakton detyrime dhe përgjegjësi të qarta për influencerët, vlogerët dhe krijuesit e përmbajtjeve për mediat sociale. Por ky ndryshim shkaktoi një stuhi reagimesh në komunitetin digjital, duke ngritur pyetje mbi kufirin e brishtë mes lirisë së shprehjes, aktivitetit ekonomik dhe interesit publik. Cili konsiderohet si influencer? Rregullorja nuk përfshin të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, por vetëm ata që…
Për vite të tëra, Irani ka deklaruar se kishte kufizuar rrezen e veprimit të raketave të tij balistike në 2.000 kilometra. Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i atëhershëm suprem i Iranit, kishte thënë më 2021 se kishte vendosur këtë kufizim pavarësisht kundërshtimeve nga figurat ushtarake, duke e paraqitur si zgjedhje të qëllimshme. Ajo zgjedhje, sipas zyrtarëve ushtarakë iranianë, ishte sinjal se Evropa nuk ishte në shënjestër të Iranit. Më 21 mars, dy javë pas vrasjes të Khameneit gjatë luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcia, një bazë e përbashkët ushtarake e…
Ndërsa afrohemi drejt verës së 2026, shumë turistë po kërkojnë destinacione pushimesh që jo vetëm ofrojnë përvoja të paharrueshme, por gjithashtu janë miqësore me portofolin, shkruan Claudia Franco Alcántara në një artikull të botuar në revistën argjentinase të udhëtimit “InTriper”. Në këtë kuadër, një destinacion “ka dalë mbi të tjerët”, duke premtuar diell, kulturë dhe aventurë – pa qenë e nevojshme për të shpenzuar shumë. Pse duhet të zgjidhni një destinacion ekonomik? Zgjedhja e një destinacioni të përballueshëm nuk do të thotë sakrifikim i përvojave. Në fakt, shumë herë këto vende ofrojnë autenticitet dhe sharm që destinacionet më të frekuentuara…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nisjen e një instrumenti të ri financiar në mbështetje të sipërmarrjes, përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili synon të fuqizojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama theksoi se programi do të lançohet së shpejti dhe do të krijojë mundësi konkrete për bizneset që të zgjerojnë aktivitetin dhe të rrisin kapacitetet e tyre. “Këtu nuk kam parasysh thjesht ndërmarrjet bujqësore, por të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten”, u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar qasjen gjithëpërfshirëse të kësaj nisme. Sipas…
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Ai tha se kusht për secilin kandidat që kërkon një tjetër mandat, do të jenë kontratat e lidhura për paketën e maleve dhe ndërmarrjet e përbashkëta. “Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi…
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit. “Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama…
Një studim i ri sugjeron se marrëdhëniet e vështira shoqërore mund të ndikojnë në përshpejtimin e procesit të plakjes biologjike. Studimi, i botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences, zbulon se njerëzit që kanë më shumë persona stresues në rrethin e tyre shoqëror priren të shfaqin shenja të plakjes biologjike më të shpejtë. Ndërsa marrëdhëniet e shëndetshme shoqërore njihen për ndikimin e tyre pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, studiuesit theksojnë se prania e njerëzve konfliktualë apo bezdisës mund të ketë efekt të kundërt. Sipas autorëve të studimit, ekziston një lidhje midis numrit të personave stresues në…
Një studim i botuar më 11 shkurt 2026 në revistën “Neurology” tregoi se njerëzit që angazhohen në vazhdimësi në aktivitete mendore stimuluese — si leximi, shkrimi dhe mësimi i gjuhëve të huaja — mund të vonojnë fillimin e sëmundjes së Alzheimerit deri në pesë vjet dhe të ngadalësojnë shfaqjen e përkeqësimit të lehtë të funksioneve njohëse deri në shtatë vjet. Studiuesit ndoqën 1 939 pjesëmarrës me moshë mesatare rreth 80 vjeç, të cilët në fillim të studimit nuk kishin simptoma të demencës. Ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej tetë vjetësh. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë të detajuar mbi aktivitetet mendore…
