Author: gazetar_1

Sektori i shërbimeve në Shqipëri vijon të japë sinjale të përziera në fund të vitit 2025, me rritje të fortë në disa degë kyçe të ekonomisë, por edhe me dobësi në aktivitete të lidhura me teknologjinë dhe mbështetjen administrative. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt tregojnë një panoramë ku turizmi dhe pasuritë e paluajtshme mbeten motorët kryesorë të rritjes, ndërsa disa sektorë të tjerë shfaqin ngadalësim. Indeksi i shitjeve neto në volum konfirmon këtë divergjencë. Rritja më e fortë regjistrohet në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me një zgjerim prej 36.4% krahasuar me të njëjtën periudhë…

Read More

Treguesit më të fundit të publikuar nga INSTAT për prodhuesit e të mirave në tremujorin e katërt 2025 japin një panoramë të përzier të ekonomisë reale shqiptare, ku dobësimi i industrisë dhe energjisë kontraston me ecurinë pozitive të ndërtimit dhe sektorëve të shërbimeve publike. Në tërësi, sektori industrial – një nga shtyllat kryesore të prodhimit – ka shfaqur shenja tkurrjeje. Indeksi i shitjeve neto në volum ra me 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi u tkurr me 0.5%. Edhe tregu i punës në këtë sektor reflekton dobësi, me një rënie prej 2.3%…

Read More

Administrata Tatimore ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit për dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025, duke theksuar se afati përfundimtar është data 31 mars 2026. Institucioni u bën thirrje individëve dhe bizneseve që të shmangin vonesat dhe të kryejnë deklarimin përpara ditëve të fundit, kur zakonisht sistemi përballet me fluks të lartë përdoruesish. Detyrimi përfshin disa kategori tatimpaguesish. Personat fizikë që ushtrojnë aktivitet duhet të dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave nga Biznesi (TAPB), personat juridikë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të Korporatës (TAK), ndërsa individët Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP/DIVA). Një risi për këtë…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se “rrjedhojë e një plani afatgjatë MIE prej 2 vitesh po punon për ligjin e “Rritjes së sigurisë së hidrokarbureve”, i cili është konsultuar me publikun para disa muajsh dhe tashmë është në fazën përmbyllëse për miratim”. Në fjalën e tij në takimin e organizuar me furnizuesit e naftës, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj,  ministri Karakaçi theksoi “ky pr/ligj përmbush plotësisht nevojat e direktivës së BE-së, por edhe nevojat e vendit. Besojmë se brenda 2-3…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri. Në një takim me furnizuesit e naftës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj tha se shqetësimi kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme. “Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit. Në një takim me furnizuesit e naftës në vend, Rama bëri të ditur se shoqata të ndryshme kanë paraqitur kërkesën që gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantet të rikthehet drejtpërdrejt për qytetarët dhe bizneset në çmim fundor. Kryeministri rikujtoi se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jetë mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë edhe nga të…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas kryeministrit, ky takim po zhvillohet me qëllim “për të përballuar së bashku impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët”. Rama: Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi…

Read More

Inflacioni në Shqipëri, i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), arriti në 2.5% në muajin shkurt 2026, duke qëndruar mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 2.1%, sipas metodologjisë së Eurostat. Ky tregues e pozicionon Shqipërinë në një nivel relativisht të qëndrueshëm inflacioni, por ende pak më të lartë se standardi mesatar europian, duke reflektuar diferencat strukturore të ekonomisë dhe presionet e brendshme të çmimeve. Rritja e çmimeve në vend është nxitur kryesisht nga disa kategori specifike të konsumit. Grupi me rritjen më të lartë rezulton “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.7%, i ndjekur nga “Kujdesi personal…

Read More

Rritja e ndjeshme e aksidenteve fatale në vendin e punës gjatë vitit 2025 ngre një sinjal serioz alarmi për sigurinë dhe shëndetin në punë në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, numri i aksidenteve me pasojë vdekjen ka arritur në 48 raste në vitin 2025, nga 33 raste në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej rreth 45.5%. Në total janë regjistruar 275 aksidente, edhe kjo në rritje krahasuar me 2024. Këta tregues vijnë në një kohë kur formalizimi i tregut të punës dhe forcimi i kuadrit rregullator kanë qenë ndër prioritetet…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me drejtues të Bankës Botërore, në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional për forcimin e stabilitetit financiar dhe avancimin e reformave në sektorin financiar në vend. Në takim morën pjesë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, dhe Martha Licetti, Menaxhere për Financat, Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin për rajonin e Ballkanit. Gjatë bisedimeve, Sejko vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore për Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të asistencës teknike dhe projekteve që lidhen me përmirësimin e kuadrit rregullator, forcimin e mbikëqyrjes dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Ai paraqiti…

Read More