Author: gazetar_1
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) synon të bëhet aeroporti i parë në rajon me emetime neto zero deri në vitin 2030. Në përputhje me këtë angazhim të rëndësishëm, sot u inauguruan punimet për instalimin e një parku solar në tokë, me kapacitet të planifikuar deri në 50 MWp. Ceremonia u zhvillua në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të ACI Europe, z. Olivier Jankovec. Gjatë vizitës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nënshkroi Rezolutën e ACI Europe për arritjen e objektivit “Net Zero” deri në vitin 2050, duke përforcuar angazhimin e tij afatgjatë për veprim klimatik dhe ambicien e përbashkët për arritjen e…
Të dhënat mbi importet progresive në sasi të mallrave kryesore të akcizës tregojnë një panoramë të përzier për dy muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në total, për pjesën më të madhe të zërave kryesorë vihet re tkurrje e sasive të importuara, me përjashtim të cigareve, të cilat shënojnë rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave të Financave, deri në fund të shkurtit 2026 janë importuar 102,091 ton karburante, nga 106,560 ton në të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka përkthehet në një rënie me rreth 4.2%. Në të njëjtën kohë,…
Në Tiranë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të dy marrëveshjeve strategjike mes institucioneve financiare shqiptare dhe gjermane, një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe afrimit të mëtejshëm të sektorit bankar shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Ngjarja u organizua nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga sistemi bankar dhe institucionet financiare të të dy vendeve. Në qendër të ceremonisë ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe DSIK Albania, një partneritet që synon të forcojë kapacitetet e sektorit bankar në përmbushjen e…
Ky tranzicion vjen pas suksesit të mëparshëm të iute Group në tenderin e hapur, të organizuar nga Fondi i Garancisë së Depozitave, për transferimin e një pjese të aktiveve dhe detyrimeve të depozitave nga RWS Bank. Deri më sot, iute Group ka rikapitalizuar iuteBank dhe ka kaluar me sukses inspektimin e Bankës Kombëtare të Ukrainës. Me konfirmimin se iuteBank përmbush të gjitha kërkesat rregullatore, Fondi i Garancisë së Depozitave përmbyll rolin e tij në këtë proces. Pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, iuteBank do të nisë operimin si një pjesëmarrës i rregullt në treg. Banka do të rifillojë ofrimin…
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar trendin rritës gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të konsumit, por me ritme që mbeten të qëndrueshme dhe jo të përshpejtuara. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 137.5, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në terma tremujorë, tregtia me pakicë e përshtatur sezonalisht u rrit me 1.5%, çka tregon për një rritje graduale të aktivitetit ekonomik në fund të vitit. Një element me rëndësi është se rritja nuk është e përqendruar vetëm…
Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit së Shqipërisë, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhja, preferencat e udhëtimit po ndryshojnë trend: nga brigjet e ndriçuara nga dielli, drejt destinacioneve të brendshme, plot histori dhe atmosferë të veçantë, shkruan faqja turistike “Travel and Tour” (TTW). Sipas të dhënave të disponueshme, në dy muajt e parë të këtij viti, plot 42 251 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, kanë vizituar trashëgiminë e larmishme kulturore të vendit. Kjo rritje e interesit nuk është thjesht një anomali statistikore; ajo pasqyron një prirje më të gjerë evropiane drejt një turizmi më autentik dhe të përqendruar te…
Thellimi i krizës së karburanteve në tregjet ndërkombëtare, i nxitur nga zhvillimet gjeopolitike në Gjirin Persik, po reflektohet me intensitet edhe në ekonominë shqiptare. Në këtë kontekst, Konfindustria ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria përmes një pakete fiskale lehtësuese, me qëllim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve mbi qytetarët dhe bizneset. Sipas Konfindustrisë, rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, që tashmë kanë arritur në 200 lekë/litër dhe pritet të vijojnë në rritje, përbën një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të vendit. Organizata paralajmëron se, në mungesë të masave të shpejta, situata mund të përshkallëzohet në…
Një gjykatës amerikan bllokoi përsëri planin e administratës Trump për të pushuar nga puna qindra punonjës të ”Zërit të Amerikës” (VOA). Gjyqtari Royce Lamberth urdhëroi që më shumë se 1 000 punonjës të VOA-s të kthehen në punë deri më 23 mars. Ai gjithashtu urdhëroi rifillimin e transmetimeve ndërkombëtare. Në vendimin e tij, Lamberth tha se përpjekjet për të mbyllur operacionet e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila mbikëqyr transmetuesin e huaj VOA, janë të paligjshme. Në shtator, Lamberth dha një urdhër të përkohshëm kufizues që ndalonte shkarkimet në USAGM. Ish-kreu i agjencisë, Kari Lake, i emëruar nga…
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti, madje edhe të skanuar. Kjo parashikohet në vendimin e fundit të qeverisë ku caktohen kushtet që duhet të përmbushin operatorët që do të licencohen për të ngritur sistemet e basteve sportive online. Akti i miratuar nga qeveria është vetëm një nga shumë të tillë që duhen për të plotësuar të gjithë kuadrin e nevojshëm për ta bërë funksional ligjin e hyrë në fuqi që në vitin 2024. Në mbledhjen e fundit qeveria miratoi një prej vendimeve të nevojshme për t’i hapur rrugë zbatimit të…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se procesi i aplikimeve për “Paketën e Maleve” po ecën me ritme pozitive, ndërsa interesi nga aplikantët vijon të rritet. Gjatë një konference për mediet, Demo bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar rreth 400 aplikime, të cilat sipas tij kanë probabilitet të lartë suksesi. Ai theksoi se këto aplikime i përkasin zonave prioritare që janë shpallur dhe miratuar nga bashkitë përkatëse, duke rritur ndjeshëm mundësitë për miratim në fazat e mëtejshme. Sipas ministrit, objektivi për të arritur në 1000 aplikime deri në fund të vitit 2026 konsiderohet realist,…
